Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në është vetëvrasje politike”. Nga BDI thonë se kjo vjen pasi ata si parti promovojnë një shtet të barabartë, mbrojnë karakterin multietnik, dhe hapin, siç thonë portat euroatlantike.
“Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve? E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”. E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale. E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit. E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë. E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe shoviniste të kësaj qeverie antishtetërore.VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve.
Shqiptarët do të vendosin vetë”, thonë nga BDI.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Analisti: Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK nuk njollos luftën për Çlirimin e Kosovës
- Gazetarja e N1 sfidon Vuçiqin: Çfarë do të merrni nga Presidenca?
- Kosova përballë sfidave: Si vendimi i Hagës rrezikon investimet dhe besimin e investitorëve
- “KAYO i dha 34 mln euro Ron Yeffet për 6 muaj” – PS rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor
- Tostiera revolucionare që pjek bukën sipas ngjyrës, jo kohës
- Mërzi dhe dhimbje të madhe shfaqin artistët shqiptarë: Nga Leonora Jakupi te Gjesti, artistët reagojnë fuqishëm pas vendimit në Hagë
- QMK: Janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të hapura, nuk ka asnjë aktive
- Nga 13 shtatori pa asnjë gjurmë, raportohet zhdukja e një gruaje në Prizren




