
Netë të ftohta e të errëta, pa shpresë, të vetmuara, pa ngrënë e pa pirë, në një shtëpi të vjetruar dhe të kalbur, nën kulm të pasigurt…Kështu jetojnë dy anëtaret e vetme të familjes Ibrahimi, Shasinja dhe Gylxhanja, pasi vëllau i tyre Faiku kishte rënë dëshmor në luftën e 2001-shit, ndërsa prindërit, nga dhembja e madhe për vdekjen e birit të tyre të vetëm, ndërruan jetë disa ditë pasi e morën lajmin. Shasine Ibrahimi, gjithashtu luftëtare e UÇK-së, e përlotur tregoi se ishte drejtuar tek Komuna e Likovës për të kërkuar ndihmë, por disa njerëz të punësuar aty, duke e ditur se kush ishte ajo, e kishin përzënë.
“Para 4 ose 5 ditësh kam qenë tek komuna. Kanl dalur disa njerëz aty jashtë më kanë thënë shko në shtëpi se nuk është këtu Sadulla Duraku dhe unë u nisa për në shtëpi, prej 2 dej në orën 5 kam qëndruar para komunës, disa njerëz më shihnin aty tek komuna, fshiheshin më thonin shko ty në shtëpi, më përzunë nga aty”, deklaroi Shasine Ibrahimi.
Redaksia e Televizionit Shenja ka kontaktuar në telefon me kryetarin Sadulla Duraku, por ky i fundit nuk pranoi që të japë deklaratë.
Në situatën kur zyrtarët komunalë nga radhët e BDI-së nuk japin përgjegjësi, familja Ibrahimi mbytet në varfëri.
Motra Gylxhanja, me shpirt të lodhur nga kjo varfëri tregon se mezi i shtynë ditët, se askush nuk ju troket në derë për të pyetur për hallin e tyre. Gjithashtu, tejmase e zhgënjyer dhe e revoltuar, ajo e mallkon partinë shqiptare në pushtet që 15 vjet vetëm ju kanë dhënë premtime boshe, madje duke ju ofruar punë si pastruese, por asnjë ndihmë të vetme nuk kanë marrë deri në këtë moment.
“Jemi drejtuar edhe tek BDI, aty edhe e kemi pasur drejtimin, skemi dit ku të shkojmë tjetërkund, po kurrë dritë të bardhë mos pafshin se veç premtime na kanë dhënë e asgjë nuk kanë realizuar, me premtime jemi mbushur deri në hundë, shkojmë në Shkup tek BDI, shkojmë në Tetovë thonë ju lajmërojmë do ju shtymë në punë, do ju bëjmë pastruese, ju lajmërojmë, ju thirrim u bënë 14 vite veç me premtime, pa punë pa asgjë”, ka thënë Gylxhane Ibrahimi.
Ajo më tutje u shpreh se, askush nuk interesohet nëse e kanë barkun e ngopur apo shtëpinë e ngrohur, madje fajëson BDI-në që ka punësuar shumë persona në poste që nuk i ndërsa siç tha ajo, kemi dhënë vëllanë për vatan edhe vetë luftëtare e luftës dhe të jetojmë në këtë gjendje të mjerueshme.
“Si thojnë pa krah je, kur nuk ke burrë në shtëpi, dy femra, secili po shikon vetëm met largu”, tha më tej Gylxhanja.
Më vështirë, u shpreh Gilxhanja e kanë gjatë natës sepse dyert e shtëpisë aspak nuk janë të sigurta, dorëzat e dyerve janë të prishura dhe kanë shumë frikë ta arrijnë agimin. Këto dy motra i bëjnë apel të gjithë dashamirëve që të ju dalin në ndihmë, sepse nuk mund të jetojnë më këtë jetë.
Emine Ismaili /SHENJA/
BDI harron familjen e dëshmorit Faik Ibrahimi… by tvshenjaofficial