Bashkëshortja e pjesëtarit të ndjerë nga grupi “DNK” Andrej Gjorgieski, Natalia Gjorgieski nëpërmjet një reagimi në rrjetin social fb, thotë se informacionet se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur pjesëtari i grupit “DNK” janë të rrejshme. Ajo thotë se ditën e djeshme derisa në ankth ishte duke e kërkuar bashkëshortin se në çfarë gjendje është, në shtëpi i kanë shkuar pjestarë nga Departamenti i hetimit penal dhe e kanë kërkuar të ndjerin në prani të fëmijut pa shpjegime. “Njoftimet e rreme se bashkëshorti im po merr mjekim në shtëpi dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë banda, ju lutem mos mbroni dikë që duhet të jetë pas grilave! Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri”, thuhet në reagimin e saj. /SHENJA/
Data 04.07.2026
Aktuale
- Anketë e re: VMRO-DPMNE në krye të rejtingut, VLEN dhe BDI në garë të ngushtë
- Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit
- Zelensky pretendon se Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve
- Më 13 korrik, Kuvendi do të vendosë për rikonstruimin e Qeverisë
- Është rritur numri i studentëve, interesi më i madh për shëndetësi dhe shërbime sociale
- Të fshehura në krevat dhe frigorifer, Policia gjen substanca narkotike në Shkup
- Reagimi i BFI-së për një reklamë të rreme ngre pyetje për heshtjen ndaj çështjeve më të mëdha
- Ngërçi politik vazhdon – më afër marrëveshja apo rikthimi në zgjedhje?


