Biznesmeni Zulfi Bakiu i cili para 2 ditëve me vetëiniciativë shtroi 4 km rrugë në fshatin Rashçe në komunën e Sarajit u plasua në opinion si një veprim human, pasi ka zgjidhur problemin e të gjithë qytetarëve të fshatit, të cilëve vite me rradhë u premtohej se do të shtrohet kjo rrugë!
Bamirësi Bakiu përpos mirënjohjes që mori nga banorët, nuk e pranon reagimin e militantëve partiak të cilët shfrytëzojnë këtë veprim për të sulmuar njëra tjetrën. Ai ndjehet i zhgënyer nga reagimi i tyre, pasi thotë se rrugën e ka asfaltuar për hirë të bamirësisë dhe nuk dëshiron që e njejta të politizohet! Ky gjest megjithatë është përshëndetur nga të gjithë banorët e kësaj komune. Projekti i tillë duhej të realizohej nga autoritetet komunale. Por megjithatë kritika të ashpra në adresë të komunës së Sarajit ka shprehur Aleanca për Shqiptarët. Ja reagimi më poshtë: Nuk besojmë se ka vend që i thotë vetes shtet në botë, ku qytetari është i detyruar vet m mjetet e veta ta ndërtojë rrugën në vendbanimin e tij. Afaristi Zilfi Bakiu nga fsh. Rashçe –komuna e Sarajit me investimin e tij të plotë ndërton 4 km rrugë të asfaltuar.
Gjitha ato parti shqiptare në qeveri, qytetari shqiptar është i lënë i vetëm ta luftojë mjerimin e sjellur nga qeveria. Gjesti sa është për tu përshëndetur, aq është edhe për keqardhje, kur punët që janë në kompetenca të pushtetit për të cilët paguajmë tatim, ne duhet ti kryejmë vetë. Vetëm para disa muajve, shumë qytetarë me krisma armësh festuan fitoren e Blerim Bexhetit në këtë komunë. BDI si zakonisht feston sjelljen e mjerimit.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?
- Organizata rinore e konservatorëve gjermanë kërkon dislokimin e ushtrisë në protestat studentore


