Me 11.04.2019, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit H.M.(44) nga fshati Cegran, Gostivar, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre qese najloni me marihuanë me rreth tre kilogram. Personi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.