Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që përfshiu lagjen Qafhardhi të Shkodrës sot në panik.
Përmes një postimi në Facebook Peleshi njofton se të gjithë banorët janë evakuuar e se situata është nën kontroll, e se po punohet për shuarjen e vatrës së fundit të zjarrit.
Ministri shkruan se një grup efektivesh të Forcave të Armatosura e një helikopter Cougar kanë ndihmuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Postimi
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri #Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.
Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit
Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.