Gareth Bale i është kthyer stërvitjes me skuadrën e parë, tre javë pas lëndimit në muskulin e pasmë të kërcit.
Los Blancos filluar stërvitjen që në mëngjes, për t’u përgatitur kështu sa më mirë për ndeshjen kundër Espanyolit.
Gjithashtu pjesë e stërvitjes ishin edhe dyshja Marco Asensio dhe Mariano Diaz, të cilët deri më tani ishin të lënduar.
Gareth Bale back in training with Real Madrid. Great to see ??????? ? pic.twitter.com/h2qSHiicU2
— Welsh Football News ??????? (@RedWallNews) January 26, 2019
Trajneri Santiago Solari është i lumtur që lojtarët e lënduar po i kthehen skuadrës dhe stërvitjes pasi ata janë ndihmë e madhe.
“Do ta shikojmë kush luan nesër dhe në javët në vazhdim. Lojtarët po rikuperohen dhe ne duam që ata të jenë gati sa më shpejtë që është e mundur”.
“Gareth është i rëndësishëm për ne pasi është një lojtar fantastik”, ka thënë Solari.
Aktualisht Reali renditet në vendin e katër në La Liga me 34 pikë, kurse Espanyoli në pozitën e 13-të me 24 pikë. /Telegrafi/
? ¡Último entrenamiento antes de visitar al @RCDEspanyol en Liga! #RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/e5uslk4s9V
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) January 26, 2019


