Valmir Aziri nga BDI-ja, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, duke folur për kampionatin evropian tha se gjerat në vendin tonë po ndryshojnë për mirë. Ai pohoi se shqiptarët dhe maqedonasit e përjetojnë ndryshe kombëtaren e maqdonase, por ashtu siç është duke ndryshuar mënyra e organizimit të institucioneve, po ndryshon edhe fytyra e futbollit maqedonas ku për momentin kemi presidentin e Federatës shqiptar, po ashtu edhe 6 futbollistë shqiptarë.
– Advertisements –
Është e vërtetë se, te shqiptarët dhe te maqedonët, ndryshe përjetohet kombëtarja e Maqedonisë. Mirëpo, unë mendoj se ashtu siç është duke ndryshuar mënyra e organizimit të çdo institucioni, ku ne sot kemi presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, kemi një shqiptar. Në raprezentzacionin e Maqedonisë kemi 6 futbollistë shqiptarë, të cilët kanë qenë fytyra e vërtet e shqiptarve dhe me forca të përbashkëta shqiptaro-maqedone arriti që kjo kombëtare të marrë pjesë në këtë kampionit. Ashtu siç ka ndryshuar mendësia e maqedonëve, ashtu po ndryshon edhe ajo e shqiptarëve. Ne në vitet 90-ta ne përgatitesheshim fizikisht më parë për t’u ndeshur fizikisht pastaj për lojën, ndërsa sot situata ka ndryshuar- tha Aziri.