Pesë persona të paregjistruar janë gjetur në Qendrën për Pranim të Refugjatëve në “Gazi Babë”. Gjatë vizitës së fundit të ekipit të Avokatit të Popullit, kanë zbuluar se 5 shtetas të Sirisë të cilët kanë depërtuar në Maqedoni ilegalisht dhe pa asnjë procedurë ligjore, me qëllim që pastaj të nisen drejtë Greqisë, të njëjtit po mbahen në qendrën e refugjatëve në mënyrë ilegale. Në brifingun e organizuar sot nga Avokati i Popullit, Snezhana Teodosievska-Jordanoski bëri të ditur, se mëngjesin e 4 prillit pesë persona janë sjellur dhe janë fshehur në qendrën e refugjatëve.
“Në datën 04. 04 ne shkuam për një vizitë të zakonshme dhe të paparalajmëruar në qendrën për pranim të refugjatëve në ‘Gazi Babë’ dhe për shkak se dyshuam që mund të kishte emigrantë të rinj, ne kërkuam që ta vizitojmë gjithë objektin, por rojet, njëkohësisht zyrtar të MPB-së e kundërshtuan këtë me arsyetimin se zyrat që donim ne t’i shihnim nuk hapen pasi janë ta papërdorueshme, kështu pas shumë kundërshtimesh ne arritëm të depërtojmë në ato zyra dhe pamë që aty ishin të fshehur 5 persona”, ka thwnw Snezhana Teodosievska-Jordanoski.
Gjëja më e habitshme shtoi ajo, ishte se pasi i gjetëm ata pyetëm drejtorin se pse këto persona nuk janë të shënuar në listën e tyre evidentuese dhe pse të njëjtit mbahen në mënyrë të fshehur, përgjigja e tij ishte shumë qesharake, kinse ai nuk ka qenë i informuar se 5 emigrantë të rinj po qëndrojnë në atë qendër.
“Me këtë veprim është bërë thyerje e të drejtës edhe atë me vetëdije ndaj atyre personave por edhe thyerje ligjore ndaj punës së avokatit të popullit sepse është penguar në kryerjen e detyrës, sepse zyrtarët janë munduar që të na gënjejnë duke dhënë informacione të gabuara dhe pas bisedës që kemi bërë me ata persona, përmes një përkthyesi ata na kanë thënë se gjatë vizitës tonë ata gjatë gjithë kohës i kanë bartur nga një vend në tjetrin në mënyrë që t’i fshehin”, ka shtuar ajo.
Teodosievska tha se këtë gjë e kanë bërë publike me qëllim që të merren masa preventive që e njëjta gjë mos të përsëritet dhe të alarmohet se pushteti është mundohet që t’i fshehë emigrantët. Ndërsa, kërkesa e tyre vazhdon të mbetet e njëjtë që ajo qendër duhet të mbyllet dhe të dislokohet pasi aty nuk ka as kushte as minimale për jetë.
Avokati i Popullit: Qendra për pranim në Gazi… by tvshenjaofficial