Edhe një këmbësor e ka pësuar gjatë ditës së djeshme në Shkup, transmeton TV21.
Një 70-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është goditur nga autobusi i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.
“Më 28.02.2025 në ora 10.10 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin mes bulevardit “Kërste Misirkov” dhe rrugës “Petre Gjorgjiev” në Shkup autobusi i NQP-së, me ngasës B.A.(50) ka goditur këmbësorin N.S.(70), që të dy nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit””, qëndron në raportin policor.