Author: Semi

Lideri i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev i shoqëruar nga udhëheqësia e lartë e LSDM-së, gjatë ditës sotme do të ketë disa takime me qytetarët, një me banorët e Shuto Orizares dhe tjetrin me banorët e lagjes Butel. Zaev ka paraparë që në orën 20:00 të takohet edhe me banorët e fshatit Luboten, komuna e Butelit, kurse takimin me banorët e Shuto Orizares, i pari i LSDM-së ka menduar ta bëj në orën 18:30. M.I /Almakos/

Lexo më Shumë

Avancimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e përgjithshme për Bashkëpunim dhe Strategji Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Francës është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me drejtorin e Drejtorisë, Olivie Landu. Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska i ka njoftuar ekspertët nga Franca me aktivitetet aktuale të Qeverisë si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për rifillimin e procesit të reformave në drejtim të arritjes së qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësim në NATO. Takimi, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga viti 2020 do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim para se të mbërrijnë në Bashkimin Evropian. Sot  Komiteti për Liri Civile i Bashkimit Evropian e miratoi propozimin e Komisionit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të liruar nga vizat për hyrje në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe Maqedonia.  Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Sistemi i ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) do të mundësojë kontrolle avancuese të udhëtarëve pa viza dhe atyre për të cilët konsiderohet se paraqesin rrezik lidhur me sigurinë, emigrimin e parregullt ose…

Lexo më Shumë

BDI edhe sot ka akuzuar se përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët janë bashkëpunëtor me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht kanë koalicion të fshehtë për zgjedhjet lokale si në rrethin e parë, po ashtu edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. “Ata kanë koalicion të fshehtë me VMRO-DPMNE-në. Për këtë i tërë opinioni e di, edhe me zë edhe me fotografi janë parë”, u përgjigj zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi në pyetjen e Portalbit, se çfarë dëshmi keni për këto pohime. Ademi gjithashtu theksoi se BDI e përshëndet marrëveshjen e djeshme mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA,…

Lexo më Shumë

Kryetari i sapoemëruar i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari informon se kundërkandidati i tij nga VMRO-DPMNE Vllatko Sajkovski, përmes një telefonate ia ka uruar mandatin e ri dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në interes të qytetarëve. Të dy janë dakorduar se tërë fushata, si dhe procesi zgjedhor, kanë kaluar mirë dhe në frymë të parimeve demokratike. Procesi zgjedhor në Kërçovë përfundoi në raundin e parë, dhe sipas rezultateve të publikuara kandidati i BDI-së Dehari e fitoi mbështetjen e qytetarëve që edhe për një mandat të jetë në krye të administratës komunale. Tërë fushata u zhvillua pa asnjë problem dhe në frymë…

Lexo më Shumë

Ka kaluar gjysmë viti pas sulmit të përgjakshëm që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, kur deputetë dhe gazetarë u rrahën nga qytetarë të Maqedonisë, të cilët besonin se qeveria e re dëshiron ta ndajë dhe ta federalizojë (shtetin), njofton NOVATV, transmeton Portalb.mk. Deri tani para gjyqit janë sjellë dhunuesit, gjegjësisht vetëm ata ë cilët, në incizimet që janë në dispozicion, qartë shihet se janë duke rrahur, ndërsa për organizatorët-inspiruesit e krejt asaj dhune dhe për deputetët të cilët e lëshuan popullin e tërbuar të hyjë në Kuvend, deri tani s’ka të hapur asnjë procedurë gjyqësore. Gjatë ndërhyrjes në Kuvend u lënduan…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi i Aleancës për shqiptarët me Lëvizjen Besa përbën rrezikun më të madh për BDI-në dhe humbjen e pushtetit nga kjo parti që nga viti 2002 e deri më sot, kështu shkruan në rrjetin social Facebook ish anëtari I kryesisë qendrore të RDK-së Artan Dika,shkruan tetovapress.com. Më tej ai shton se në parim gjithmonë këto parti kanë qenë pro bashkëpunimit, por pretendimet se kush ka mbështetje më të madhe ka pamundësuar një gjë të tillë dhe aryeja e fushatës për të përbaltur këtë bashkëpunim me lloj lloj tezash, sipas tij, në të shumtën e rasteve duket qesharake, dhe po bëhen…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mbledhjen e sotme duhet t’i shqyrtojë dhe të vendosë rreth ankesave nga parashtruesit e listave të kandidatëve lidhur me votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Në afatin e paraparë, në KShZ u parashtruan gjithsej 46 ankesa. Më së shumti ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE, 43, dhe nga një TMRO, Aleanca për shqiptarët dhe E Majta. Por, VMRO-DPMNE-ja ka tërhequr tre prej 43 ankimimeve për zgjedhjet e fundit lokale që i kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dy prej ankimimeve kishin të bënin me procesin zgjedhor në Prilep, ndërsa për një në Shkup. Tërheqja është…

Lexo më Shumë

Media e majtë gjermane “Neues Deutschland” ka shkruar për zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, duke theksuar se fitorja e partisë maqedonase LDSM do përshpetojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa në anën tjetër, ditët e Nikola Gruevskit si shef i VMRO-DPMNE janë të numëruara. “Kjo pasi kryeministri Zoran Zaev do kërkonte të zgjeronte qeverinë që tani ka 62 nga 120 deputetët.” Vetë rezultati pozitiv i LDSM mund ti nxjerë telashe me dy partitë shqiptare, pjesë e koalicionit të saj qeveritar. “Kjo pasi Zoran Zaev ka lidhur pakt me partinë më…

Lexo më Shumë

Koalicioni VMRO-BDI do të vazhdojë “”jetën” edhe më tutje por kësaj radhe si koalicion opozitar në këshillin komunal të Çairit. Në këtë këshill, koalicioni Aleanca me Besë ka 10 këshilltarë dhe bashkë me LSDM-në do të kenë 14. Nga ana tjetër koalicioni VMRO-BDI do të ketë 13 këshilltarë (BDI 10-VMRO 4), dhe nuk do të mundet të pengojë punën e kryetarit të ri, që me gjasë do të jetë Zeqirja Ibrahimi i cili pas formimit të koalicionit Aleanca me Besë është në përparësi të dukshme.

Lexo më Shumë

Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, dy ish-shefa në MPB, të cilët janë akuzuar nga PSP në lëndën “Fortesa” mbrëmë janë arrestuar në Selanik, Greqi, njofton Portalb.mk. Grujovski dhe Boshkovski afët 4 muaj janë në arrati pasi që Gjykata Penale Shkup 1 u caktoi masë paraburgimi. Grujovski dhe Boshkovski janë arrestuar me një grup me edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë pasur pasaporta të rrejshme bullgare. Nga  gjashtë persona vetëm Grujovski dhe Boshkovski janë kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar, ndërkaq me ta merret intelegjenca greke. Edhe pse MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e tyre,…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, ju njoftojmë se Forumi Rinor Islam organizon manifestimin tradicional për shënimin e Vitit të Ri të kalendarit hënor, Hixhri 1439. Më shumë detaje rreth manifesimit mund të gjeni në ftesën e bashkëngjitur. Manifestimi mbahet më 23 tetor 2017, e hënë nga ora 19.00, në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup. Ky manifestim, një nga qëllimet kryesore ka stimulimin e diturisë dhe nxënien e dijes, përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të mirë në vend tashmë për të shtatëmbëdhjetin vit me radhë. Ju ftojmë në bashkëpunim me shpresë se do t’i përgjigjeni ftesës sonë.

Lexo më Shumë