Kryetari i sapoemëruar i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari informon se kundërkandidati i tij nga VMRO-DPMNE Vllatko Sajkovski, përmes një telefonate ia ka uruar mandatin e ri dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në interes të qytetarëve. Të dy janë dakorduar se tërë fushata, si dhe procesi zgjedhor, kanë kaluar mirë dhe në frymë të parimeve demokratike. Procesi zgjedhor në Kërçovë përfundoi në raundin e parë, dhe sipas rezultateve të publikuara kandidati i BDI-së Dehari e fitoi mbështetjen e qytetarëve që edhe për një mandat të jetë në krye të administratës komunale. Tërë fushata u zhvillua pa asnjë problem dhe në frymë demokratike.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë
- Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur
- Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”
- Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80


