Avancimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e përgjithshme për Bashkëpunim dhe Strategji Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Francës është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me drejtorin e Drejtorisë, Olivie Landu. Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska i ka njoftuar ekspertët nga Franca me aktivitetet aktuale të Qeverisë si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për rifillimin e procesit të reformave në drejtim të arritjes së qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësim në NATO. Takimi, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, del nga plani për bashkëpunim dypalësh nga të dy shtetet të këmbejnë mendime për shumë çështje strategjike, si dhe të hapen mundësi për thellimin e bashkëpunimit.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë
- Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur
- Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”
- Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80


