Author: Semi

Dje rreth orës 15 e 10 një vajzë nga Prilepi është plagosur derisa ka qenë duke kryer punë në fushë, ajo u lëndua në qafë nga plumbi i një arme gjuetie. Ajo me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar Qendrën mjekësore të Prilepit, njofton Portalb.mk. Ekipi policor i Prilepit ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Ditën e njëjtë në orën 17 e 30 në Stacionin policor në Prilep me dyshimin për vepër penale të kryer “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, u arrestuan H.M. (52)  dhe G.P (64) nga Republika e Francës.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, nesër do të realizojë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë të enjten do të marrë pjesë në sesionin e 19-të të Forumit për siguri vendore dhe globale, në kuadër të Forumit Kran Montana. Është parashikuar që Ivanov të mbajë fjalim në sesionin zyrtar të hapjes së forumit, si dhe në sesionin plenar kushtuar në politikën fqinjësore të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në “Nismën tre…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të shpaloset koalicioni i ri për zgjedhjet lokale në Gostivar, në mes Aleancës për Shqiptarët, Partisë për Unitet Kombëtar të Turqve në Maqedoni (TMBH) të udhëhequr nga Erdogan Saraç dhe fraksionit të Partisë Demokratike të Turqve të udhëhequr nga ish ministri Furkan Çako. Detajet nga marrëveshja koalicionuese priten të shpalosen në konferencën për shtyp e cila do të mbahet në ora 18:00.

Lexo më Shumë

Forumi Rinor Islam për të shtatëmbëdhjetën herë me radhë organizoi manifestimin tradicional të Vitit të Ri islam Hixhri 1439 në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup. Ky manifestim filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Egzon Ibrahimi nga Kosova. Më pas të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam, zotëri Fisnik Shabani i cili mes tjerash tha: “Hixhreti është një kthesë e madhe në shoqëri, është një kthesë nga jeta pasive në atë aktive. Edhe koha që jetojmë në vendin tonë karakaterizohet me kohë të vështira, jostabilitet, probleme të shumta shoqërore, politike dhe ekonomike. Dhe…

Lexo më Shumë

Sulejman Mehazi Të dashur lexues me hapa të ngadalshëm e të sigurtë ora po kalon, ditët vijnë e shkojnë, koha e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale po afrohet, 29 tetori 2017. Koalicionet partiake dihen e janë gati për të votuar, në njërën anë BDI-ja me LSDM-në, në anën tjetër ASH dhe Besa, të dy palët janë optimistë për të fituar, përveç partive të heshtura VMRO e PDSH të cilat rrinë gaditur për të befasuar për të mirë apo për të keq njërën prej këtyre koalicioneve. Loja më e madhe e këtyre zgjedhjeve derbi lokale do luhet në katër qytetet…

Lexo më Shumë

Komisioni i përbërë nga ministria e drejtësisë gjatë javës do të vazhdojë të bëj revizionin në sistemin e automatizuar informative për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) në Gjykatën Penale të Shkupit, përcjell Almakos. Gjykatësi Lazar Nanev është emëruar kryetar i komisionit e cila ishte formuar pas rekomandimeve të Rajnhard Pribes për zbulimin eventual të keqpërdorimeve në sistemi informative që bën shpërndarjen e lëndëve tek gjykatës të caktuar. Kontrolli Gjykatën Penale Shkup ka filluar java më parë për të konstatuar keqpërdorimet në sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Keqpërdorimet në sitemin elektronik për shpërndarjen e e lëndëve në Gjykatën Penale ekzistojnë. Pasi…

Lexo më Shumë

Gjithsej 112.453 depozituesve në banka ju është bllokuar llogaria, duke përfshirë edhe qershorin e vitit 2017. Prej tyre 76.432 llogari janë të personave fizik, ndërsa 36.021 llogari të bllokuara janë të personave juridik, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Nëse merret parasysh se deri më 31 dhjetor 2016 në shtet ka pasur gjithsej 71.519 biznese aktive, kjo do të thotë se në gjysmën e parë të vitit janë bllokuar llogaritë e rreth gjysmës së numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani nga Katari ka qëndruar në Ohër për disa ditë, duke shqyrtuar disa vende të lira për ndërtim të hoteleve. Ai ka realizuar takim me kryetarin e Ohrit, Jovan Stojanoski, të cilit i janë prezantuar mundësitë për investime në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Siç informoi vetëqeverisja lokale, pas prezantimit të mundësive për investime, mysafiri i lartë nga Katari ka vizituar disa nga lokacionet e propozuara dhe ka paralajmëruar se së shpejti do ta njoftojë kryetarin Stojanoski për qëllimet e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa ka shpalosur të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve që kanë ndodhur në komunën e Likovës. Kandidati komunën e Likovës nga rradhët e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli, u shpreh se ka funksionuar i ashtuquajturi “bullgarski voz”, janë blerë vota, ka pasur kërcënime si dhe është votuar për pesona që nuk ishin në listat e zgjedhjeve. “Votim grupor apo mbushje kutish, ëshë votuar për persona që nuk janë fare në RM, ka funksionuar i ashtuquajturi “bullgarski voz” blerje votash, presion edhe pas numërimit të votave në disa vendvotime ndaj komisionerëve me qëllim ndryshimin e rezultatit dhe atë me oferta shumë joshëse”, tha Shaban Zendeli.

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Arsim Sinani, ka goditur BDI-në e cila vazhdimisht mbetet në shërbim të maqedonasve. “BDI-ja ishte nëndegë e VMRO-së, tash ndryshoi rol e u bë nëndegë e LSDM-së. E nesër ditë e re, shesh-besh”, thekson Sinani. Sipas tij, Besatim për Aleancë shqiptare është projekti i shumë kërkuar nga shqiptarët në Maqedoni . “Kam lobuar, kam bërë thirrje për bashkim, tash koha e duhur të mobilizohemi nga Kumanova deri në Strugë t’ua kthejmë shpresat shqiptarëve. Masovikisht me qetësi fillon pranvera politike shqiptare.  Votuesi shqiptar sërish e ndëshkoi BDI-në. Në Kërçovë fitoi shqiptaria, jo…

Lexo më Shumë

“Nëse dëshiron, PDSH e Menduh Thaçi është e mirëseardhur në shumicën parlamentare”, kështu ka deklaruar kryeministri Zaev i cili ka paralajmëruar edhe zgjerimin e shumicës parlamentare. I pyetur nëse me këtë strategji pranon edhe deputet të ri nga opozita dhe partitë shumicë kërkon përkrahje për hapjen e problemit të ndryshimit të emrit ai tha se pa përkrahjen e VMRO-së kjo problematikë as që mund të diskutohet. Zaev është i bindur se jo vetëm që do të zgjerojë shumicën por edhe do të vetëdijësohet opozita, pasiqë deputetët nën llupën e VMRO tashmë janë deklaruar se nuk pajtohen me politikat e VMRO,…

Lexo më Shumë

Profesori Milaim Fetai lidhur me koalicionin mes ASH dhe Besa n emisonin ZIG ZAG u shpreh se ky koalicion është shumë i vonuar dhe mes tyre ka shumë mllef pasi është formuar në momentin e fundit. “Ky koalicion është shumë i vonuar sepse është bërë në një moment të fundit dhe mendoj se nuk do jetë afatgjatë sepse votuesi shqiptarë tashmë e ka të qartë idenë dhe qëllimet e bashkëpunimit”, u shpreh Fetai.

Lexo më Shumë