Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani nga Katari ka qëndruar në Ohër për disa ditë, duke shqyrtuar disa vende të lira për ndërtim të hoteleve. Ai ka realizuar takim me kryetarin e Ohrit, Jovan Stojanoski, të cilit i janë prezantuar mundësitë për investime në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Siç informoi vetëqeverisja lokale, pas prezantimit të mundësive për investime, mysafiri i lartë nga Katari ka vizituar disa nga lokacionet e propozuara dhe ka paralajmëruar se së shpejti do ta njoftojë kryetarin Stojanoski për qëllimet e tij konkrete për investim.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
- Vetëm edhe pak muaj e do të bëhet gjyshe, por nëna e Anës po duket si të ishte motra e saj – tamam si çikë e re


