Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, njoftoi MPB. Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe policët e kriminalistikës – Sektori për Tregti Ilegale me Armë dhe Materie të Rrezikshme. Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. SPB Ohër dhe Sektori…
Author: Semi
Prokurorja speciale Fatime Fetai deklaroi se është e kënaqur nga aktgjykimi i Tomisllav Lazarov dhe theksoi se PSP nuk do të parashtrojë ankesë. Ajo porositi se për këtë vepër dënimi është prej gjashtë muaj deri në 5 vite. Për Llazarovin e ka pranuar aktvendimin pasi ai me kohë e ka pranuar fajin. Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova dhe 11 persona tjerë. Gjykimi për këtë rast të PSP duhet të vazhdojë më 29 nëntor. https://youtu.be/qt7vt3lH_Y8
Fëmijët, të moshuarit dhe personat me diagnozë kronike konsiderohen si grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit, pasi gjendja e tyre mund të përkqësohet edhe më shumë, por nuk përjashtohen as personat e shëndoshë të marrin infeksione nga ajri i ndotur. Kështu tha në intervistën për AIM, drejtori i Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiq. “Më të prekshëm janë fëmijët, më të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Ndotja e ajrit është shkak, sidomos PM grimcat për përkeqësim të gjendjes tek pacientët me sëmundje kronike respiratorë, siç janë astma, pneumonia, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, infeksioni i…
“Është shpallur vendimi zyrtar për kthim të rastit “Monstra” në rigjykim”. Kjo është deklarata plot eufori e avokatit Naser Raufi dhenë para disa minutave për Gazetën Lajm, përmes të cilës kumtoi lajmin që po e presin mbarë shqiptarët e Maqedonisë. Sipas Raufit, sot ose të hënën të dënuarit në rastin “Monstra” do të lihen të lirë. Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore. Nga burime të sigurta mesohet se “pro” këtij vendimi kanë votuar që të pesë anëtarët…
Seanca e 23 kuvendore me rend dite parashtrimi i pyetjeve nga deputetët ndaj kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrave, për momentin shkoi në pauzë për t’u rikthyer me punë në ora 16:00, raporton Portalb.mk. Në seancë kuvendore u prashtruan pyetje të shumta nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe lëvizja BESA. Pyetjet që u parashtruan kishin të bëjnë me ligjin e gjuhëve, kuadrot cilësore në institucione shtetërore, konfliktit të interesit të krerëve shtetëror dhe hetimit ndërkombëtar të rasteve të montuara politike. 13:30- Seanca e parashtrimit të pyetjeve nga deputetët nxiti polemika ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i…
Një vajzë e moshës dymbëdhjetëvjeçare nga qyteti i Shkupit, dje rreth orës dymbëdhjetë në mesdit është zhdukur nga Shkolla Fillore “Vasil Gllavinov”. Rastin në fjalë në polici e ka paraqitur nëna 55 vjeçare E.K. Nga policia thonë se menjëher pas denoncimit kanë filluar që të merren me kët rast.
Instituti i folklorit “Marko Cepenkov” – Shkup sot dhe nesër organizon simpoziumin e 19-të ndërkombëtar të folklorit ballkanik, në temën “Folklori tradicional dhe bashkëkohor i popujve të Ballkanit”, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas kryetares së komisionit organizativ, Katerina Petrovska-Kuzmanovska, në këtë simpozium marrin pjesë 65 folkloristë të famshëm, të cilët në disa seanca do të diskutojnë aspektet e ndryshme të krijimtarisë popullore si: folklori në diskursin bashkëkohor popullor, besimet e popujve dhe reflektimin e tyre në veprat letrare, struktura sintatike e krijimtarisë të artit popullor, elementet e teatrit folklorik në ritualet me maska. “Veçanërisht jemi të kënaqur me ardhjen e kolegëve…
Shtatë ditë kohë për përgatitje të fjalëve përfundimtare nga ana e avokatëve, u vendos në seancën e sotme gjyqësore, ku Ali Ahmetidhe Musa Xhaferi, akuzojnë për shpifje ish shefin e DSK-së, Sllobodan Bogoevsi, raporton Televizioni SHENJA. Ndërkaq, pala paditëse bënë të ditur se kanë hequr dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit nga ana e Bogoevskit dhe ata vetëm kërkojnë që Sllobodan Bogoeski, të kërkoj falje pasi sipas tyre ka prekur anën morale të tyre. Padia erdhi pasi ky i fundit deklaroi për gjykatën e Nju Jorkut, se Ahmeti, Xhhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito nga 2, 5 milionë euro, me qëllim që të pengonin futjen e kompanive…
Maqedonia në shtator të këtij viti gjithsej ka shpenzuar 506.157 megavatë orë energji elektrike, 13.336 milionë metra kubë normal gaz natyror, 391.928 tonë qymyrguri dhe 85.266 tonë produkte të naftës. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, 71,2 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike është nga prodhimi vendor, ndërsa 96,8 për qind nga sasia e përgjithshme e qymyrgurit është përdorë për prodhimin e energjisë elektrike.
“Ne kemi paraparë edhe me programin qeveritar, hetim ndërkombëtar për rastet që ndodhën në Liqenin e Smilkovës, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, në Sopot dhe për rastin “Monstra” por edhe për të gjitha rastet tjera që ka reagime në publik do të ketë hetim ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se “A është ndërmarrë diçka konkrete deri në këtë moment për hetimin ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara politikisht?”, raporton Portalb.mk. “Qëllimi është se si do të sigurohet një hetim ndërkombëtar me qëllim…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shqiptohen aktvendimi për Tomisllav Llazarov, i akuzuari i katër në lëndën “Dhuna në Qendër” në Prokurorinë speciale publike. Gjykatësja Tatjana Mihajllova në seancën që u mbajt më 20 nëntor e veçoi procedurën për Llazarovin pasi që ai u prononcua se ndjehet fajtor dhe se nga kjo distancë kohore është penduar shumë. Ai tha se për pranimin nuk ka pasur kurrfarë presioni, as nga Prokuroria speciale publike, as nga policia. Prokurorja Fatime Fetai e vlerësoi si befasuese, por pozitive pranimin e Llazarovit. “Kjo jo vetëm që është me rëndësi për këtë procedurë, por…
“Komisioni Evropian dhe Qeveria e Maqedonisë janë sensitiv nga pikëpamja e çfarëdo lloj revanshizmit në bazë partiake apo politike”, tha sot, zëvendëskryeministri i për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i pyetur nëse ka rekomandim nga Bashkimi Evropian, për drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, që edhe më tej të ngelet në krye të funksionit të agjencisë, njofton Portalb.mk. “Qëllimi i reformës së administratës publike është që ajo të jetë në sistem për avancim nëpërmjet shërbimeve, gjegjësisht nëpërmjet kualitetit në punë. Në disa institucione që i kemi konstatuar si më sensitive, do të kemi kujdes në pjesën…

