Qeverisja e të drejtës është parakusht për një Maqedoni demokratike ndaj të cilës të gjithë synojmë së bashku edhe ju si media edhe ne si politikanë dhe e gjithë shoqëria në përgjithësi. Mendoj se duhet të jepet hapësirë për tërë procesin që e vërteta të dalë në shesh, të besojmë në institucionet natyrisht duke respektuar të gjitha institucionet, deklaroi deputeti i BDI-së Artan Grubi në lidhje me ngjarjet e sotme dhe arrestimet e disa deputetëve. Për këtë, siç tha Grubi, nëse guxon që të arrestohen deputetë duhet të prononcohet kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për çështje procedurale dhe…
Author: Semi
Në disa nga muajt e fundit ka rritje serioze të pagesës së tatimeve në vend, por kryhet edhe kthim serioz i TVSH ndaj firmave. Këtë sot e theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë promovimit të sotëm të ndihmës së realizuar nga BE-ja në Drejtorinë për të ardhura publike. “Nga janari deri më tani pagesa e tatimeve është diku 4,7 për qind më e lartë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar, që ka të bëjë, para se gjithash në disa muajt e fundit. Kjo është mirë, sepse kemi rritje serioze të pagesës…
Nëntëmbëdhjetëvjeçari S.Gj. (19) i punësuar në “Sport Vizhën”, dje ka dalë nga Qendra tregtare “Siti Moll” në Shkup dhe është nisur drejt “Bankës komerciale” që të kryejë pagesë të qarkullimit, me ç’rast është ndaluar nga dy persona të panjohur, të cilët pas goditjeve në stomak dhe kokë, i kanë marrë një qese, në të cilën ka pasur 1.049.100 denarë. MPB informoi se ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dhe deputetët deputetët Frosina Tashevska-Remenski, Ejup Alimi dhe Fadil Zendeli vizituan në Biznes shkollën e Stokholmit pranë Universitetit të Stokholmit. Në kuadër të vizitës së Shkollës, njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, kryetari Xhaferi dhe anëtarët e delegacionit zyrtar kanë pasur rastin që të njoftohen me aktivitetet dhe programet shkencore të Shkollës, por edhe të diskutojnë për çështje ekonomike aktuale me magjistra dhe doktorantë të kësaj shkolle të arsimit sipëror me renome, e cila ekziston prej vitit 1909. Delegacioni është pritur nga Jan Riçardson, drejtor i arsimit në Shkollë dhe nga shërbimi…
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot ftoi për lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend me 27 prill të këtij viti duke e cilësuar atë si përndjekje të kundërshtarëve politik. Gruevski kërkoi që pushteti pakusht të ndalojë dhunën, maltretimet dhe terrorin ndaj opozitës. Ai akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në mënyrë brutale qëron hesapet me ata që veprojnë dhe mendojnë maqedonishtë. “Ky është akti i fundit i qërrimit të hesapeve me Maqedoninë që kundërshton rrëninim e shtetit, platformën e Tiranës dhe dhunën e pushtetit. Kundër çdo maqedoni që kujdeset për interesat kombëtare. Në pikëpyetje është shteti. Kjo nuk është…
Protesta në Kumanovë, në ditët e festës së 28 Nëntorit, është përkrahur nga shumë qytetarë. Kjo protesët sipas organizatorëve bëhet për nder të të burgosurve të ngjarjes së “Lagjes së Kumanovës”. Në tubimin protestues thuhet se të gjithë shqipëtarët që kanë kërkuar liri, drejtësi, barazi, janë burgosur. Përderisa ka të burgosur shqiptar, të cilët janë të pafajshëm, sot nuk kemi festë. D.K Almakos.com
Ivica Konevski i është bashkangjitur protestuesve, në Shkup, për aresitimin të deputetëve anëtarë të VMRO-së. Ku thotë se këto protesta janë për drejtësi. Sipas tij Deputetët që përfunduan të rrahur në natën e 27 prillit janë ata që përkrahën këtë qeveri, e cila është jo legjitime. Almakos.com
Nëse deri te unë dorëzohet kërkesë nga institucioni përkatës kompetent nga pushteti gjyqësor unë nuk mund të zgjedh mes asaj nëse do të veproj apo jo, sepse si kryetar i Kuvendit duhet menjëherë ta ridërgoj deri te Komisioni për çështje të rregulloreve dhe të mandatit edhe imuniteteve e cila është kompetente të debatojë për kërkesën, deklaroi për MIA-n kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me arrestimet e sotme të disa deputetëve për dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti. Xhaferi i cili gjendet për vizitë në Suedi, theksoi se raporti i Komisionit pastaj duhet të kthehet deri te…
Pas thirrjes së VMRO- DPMNE-së për protesta, sot qytetarë nga Shkupi, pranë Gjykaës thenelore Skupi 1 kanë dalë të reagojnë ndaj arrestimit të deputetëve anëtarë të VMRO-së dhe ish-funksionarë që më 27 prill të këtij viti ishin pjesë e trazirave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për momentin gjithcka është e qetë protestuesit janë duke ardhur. Ata janë ndalur para gjykatës. Policia ka siguruar vendin, raporton Almakos. Në deklaratën e një qytetari dhënë për Almakos thonë se kjo katrahurë që po ben qeveria po e bën vetëm e vetëm që të hutoj popullin dhe ta ndryshoj emrin. Ai thotë se…
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, nga Plani 3-6-9, para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni. “Bëmë implementimin e plotë të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të përfshira në raportet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë rekomandimeve të grupit të ekspertëve udhëhequr nga Rejnhard Pribe”. – theksoi Osmani. Ai shpjegoi se qëllimi i Qeverisë është që Plani 3-6-9 ta rrumbullakojë nevojën reformuese të Republikës së Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve euro-integruese. Ai përsëriti pritjet e Qeverisë për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe…
Një qytetare tjetër vlerëson se ata që duhet të burgosen janë antarët e revulucionit laraman sepse sipas qytetares ata rahën policin dhe shkatruan pronën shtetërore. Gjëja me pretektsin se ata që hyn ne parlament në natën e 27 prillit kishin të drejtë për të mbrojtur shtetin, tha protestuesja, raporton Almakos.
Nje tjetë qytetar në protesta para mediave tha që Amerika dhe të gjithë përfaqësuesut tjerë evropian duhet që ti largojnë duart nga Maqedonia sepse është shtet biblik. Ai njëherit foli edhe për qeverinë e cila sipas tij nuk është e zgjedhur nga askush përpos nga Amerika. Almakos.com