Nëse deri te unë dorëzohet kërkesë nga institucioni përkatës kompetent nga pushteti gjyqësor unë nuk mund të zgjedh mes asaj nëse do të veproj apo jo, sepse si kryetar i Kuvendit duhet menjëherë ta ridërgoj deri te Komisioni për çështje të rregulloreve dhe të mandatit edhe imuniteteve e cila është kompetente të debatojë për kërkesën, deklaroi për MIA-n kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me arrestimet e sotme të disa deputetëve për dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti. Xhaferi i cili gjendet për vizitë në Suedi, theksoi se raporti i Komisionit pastaj duhet të kthehet deri te ai, ndërsa në bazë të këtij raporti, kryetarit i Kuvendit konvokon seancë përkatëse në të cilën debaton lidhur me propozimin dhe kërkesën dhe për këtë vendos Kuvendi. Xhaferi thotë se si kryetar i Kuvendit nuk ka për qëllim ta komentojë vendimin dhe kompetencën e Prokurorisë përkatëse lidhur me urdhrat që ajo i dha. “Por, në kontekst të procedurave të cilat janë parashikuar me Kushtetutë dhe me Rregulloren për punën e Kuvendit, vlerësoj se ka dilema lidhur me respektimin apo mosrespektimin deri në fund të procedurës përkatëse të dispozitave nga neni 64 i Kushtetutës saktë është precizuar se deputeti nuk mund të privohet nga liria pa miratim të Kuvendit. Kjo dispozitë pastaj e saktëson Rregulloren në pjesët nga neni 53 deri 59 në të gjitha aspektet e zbatimit të këtij vendimi të Prokurorisë. Në këtë kontekst vlerësoj se nuk janë respektuar deri në fund procedurat”, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor
- Nis certifikimi nacional i revizorëve
- Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Kina i bën thirrje SHBA-së të mos ndërpresë bashkëpunimin me Iranin në mes të sanksioneve të reja
- Mickoski – Filipçes: Jam dakord se nuk jemi të njejtë dhe për këtë jam i lumtur


