Author: Semi

Një në tre fëmijë në Maqedoni është i varfër, vetëm 1 në 300 fëmijë që i takon një familjeje të varfër shkon në kopsht dhe vetëm 2 nga 3 fëmijë që u takojnë familjeve të varfëra shkojnë në shkollë të mesme. Kështu thonë të dhënat statistikore, sipas të cilave rreth 60 mijë fëmijë në Maqedoni janë të varfër. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se varfëria e fëmijëve i kushton shumë secilit shtet. Ajo nënvizoi se për këtë arsye Qeveria me reformat e reja do të mundësojë ndihma shkollore dhe ndihma për fëmijë për më shumë se…

Lexo më Shumë

E para e komunës së Tetovës njëherit edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot është ndalur tek i pari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ajo në llogarinë e saj të rrjetit social fejsbuk shkruan:Takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Gramoz Ruçi Ishte një nderë i veçant që në vazhdën e takimeve sot të takoj Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z.Gramoz Ruçi. E informova reth zhvillimeve politike në vend, me theks të veçant për referendumin e 30 shtatorit. Falenderova Kryetarin e Kuvendit për kujdesin e veçant që kanë treguar autoritetet shqiptare gjatë gjithë kohës. Shqipëria si anëtare…

Lexo më Shumë

Jam i bindur se e gjithë Maqedonia do të sjellë vendim historik. Kjo është mundësi që nuk duhet të lëshohet. Populli ynë e di se sa është me rëndësi historike që këtë mundësi të mos e lëshojmë, porositi sonte kryeministri Zoran Zaev në tribunën në Kratovë të organizuar nga koalicioni “Për Maqedoni Evropiane” për referendumin e ardhshëm. Qytetarët e Kratovës i porositi se përmes tyre do të shkojë zëri deri te ata bashkëqytetarë të cilët bëjnë kalkulime se nëse nuk dalin do ta frenojnë të ardhmen e Maqedonisë. “Kjo është Maqedonia ime, e juaja, e atyre. Nuk kemi më shumë…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar njërin nga dy autorët e grabitjes së disa pakistanezëve. I arrestuari është Albion Shabaj 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Sipas policisë, Albion Shabaj në bashkëpunim me një person tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 pakistanezë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi kundrejt fitimit në lagjen Pepaj, fshati Hot nën kërcënimin e armës u kanë marrë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine. E ndërsa Albion Shabaj u arrestua, policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të…

Lexo më Shumë

Ngecja e ndërtimit të Autostradës Kërçovë-Ohër ka bërë që Qeveria të miratojë një propozim-ligj për një aneks të ri të kontratës me kompaninë kineze “Sinohidro”. Për vazhdimin e punimeve në autostradën me gjatësi prej 57 kilometrash, do të zhbllokohen 205 milionë euro nga financimet e dhëna më parë për projektin. Kjo sipas zëvendës-kryeministrit Koço Angjushev kjo do të intensifikojë aktivitetet e ndërtimit në terren dhe do të mundësojë pagesa për kompanitë vendore të angazhuara si nënkontraktorë. Nëse propozim-ligji kalon në Kuvend, aneksi i tretë me kinezët është paraparë të nënshkruhet në tetor për të rregulluar çmimet për punën shtesë, siç…

Lexo më Shumë

Vetëm pesë maturantë kanë aplikuar për të studiuar gjuhën maqedonase në afatin e parë të regjistrimit në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në drejtimin e gjuhës maqedonase, shkruan gazeta Koha. Ndërkohë vetëm katër kandidatë janë regjistruar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në drejtim të gjuhës dhe letërsisë maqedonase. Në UKIM, me kuotë shtetërore janë paraqitur 12 kandidatë në drejtimin për letërsinë maqedonase dhe letërsinë sllave jugore. Mosinteresim për të studiuar gjuhën maqedonase ka edhe në Fakultetin pedagogjik në Universitetin “Shën Kliment Ohridski “në Manastir, ku gjithsej janë regjistruar 10 kandidatë në…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i LSDM-së Petre Shilegov në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit tha se deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev kur ka mbrojtur deputetët e shumicës së, në mënyrë verbale ka komunikuar me një person me maskë duke i bërë thirrje të ndalojë me sulmet. “Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska, e thirri me emrin “Sheska”. Sulmi i parë ishte më i gërdituri kur hyri turma. Na godisnin me gjithçka. Na ofendoni me fjalë të ndryshme dhe na shanin. Mua më thoshin “çka mendon tash Shilegov”, dëshmon Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Regjisori i filmit kontrovers “Tallja me Krishtin” i cili u prit me kritika të ashpra nga opinioni publik betonon qëndrimet e tij lidhur me realizimin e këtij filmi. Jani Bojaxhi nuk ndjehet fajtor që filmi u cilësua si nxitës i urrejtjes midis etnive. Ai me fanatizëm mbron filmin, ndërsa deklaratat e kryeministrit Zaev dhe ministrit të Kulturës Ademi i cilësoi si fashiste. Ata lavdërohen se do të ndalojnë artin, edhe më radikale. Ky është fashizëm, super fashizëm. Agjencia e Filmit është institucion i pavarur, ministri dhe ministria e Kulturës nuk guxojnë të përzihen në punën e tij sepse direkt ju…

Lexo më Shumë

Autobusët e NQP-së Shkup dhe autobusët privatë të shtunën më 8 Shtator-Ditën e Pavarësisë do të qarkullojnë sipas orarit të qarkullimit për ditën e diel. Për shkak të festës shtetërore, informojnë nga NQP, do të punojnë vetëm tre pika për shitjen e biletave të autobusit. “Me orar pune kujdestarie nga ora 7 deri në orën 19 do të punojnë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër (Zelen Pazar) dhe në Qendrën Transportuese, ndërsa nga ora 7 deri në orën 13 do të punojë pika e shitjes së biletave në Gjorçe Petrov”, njoftoi NQP.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i cili sot dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedoni theksoi se në bankën e të akuzuarve midis të akuzuarve e ka parë personin  i cili mbante armë në sallën për konferenca. “Personi i cili e mbante armën sot e pash në bankën e të akuzuarve dhe është ndër të akuzuarit. Atë që të gjithë e dimë është Igor Jug. Unë në deklaratë e kam përshkruar si është dukur njeriu që e mbante armën dhe të cilit i ka rënë arma në sallën për konferenca dhe…

Lexo më Shumë

Prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përmirësimi i kushteve për punë në stacionet policore, në çka tani më një vit po punohet, por edhe furnizim i pajisjes së nevojshme për nëpunësit policorë, porositi sot ministri Oliver Spasovski gjatë vizitës në Repartin policor në Haraçinë dhe vetëqeverisjen lokale, ku realizoi takim me kryetaren e kësaj komune, Milikie Halimi. Siç kumtuan nga MPB-ja, udhëheqësia e repartit policor ka informuar se gjendja e sigurisë është stabile, ndërsa në takim u bisedua edhe për masat me të cilat do të përmirësohen kushtet për punën në këtë repart policor. Ministri Spaovski realizoi takim…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër nga ora 07:30 deri në ora 09:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Luboten dhe Lubanci, në komunën Butel dhe fshati Rashtak, në komunën e Gazi Babës. Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektrorrjetin distributiv. Pa rrymë prej orës 08:30 deri në ora 11:00, do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “12” në fshatin Sonje e Poshtme, në komunën Sopishtë. Prej orës 08:30 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga ndërtesa “Pallati Maqedoni” në rrugën “Makedonija”, në…

Lexo më Shumë