Këshilli i Komunës së Dibrës në seancën e sotme të rregullt miratoi vendime për dhënien e pëlqimit për riemërimin e dy shkollave në qytet. Vendimet kanë të bëjnë për shkollën fillore komunale “Bratstvo edinstvo” e cila riemërohet në “Penestia”, sipas historianëve shqiptarë emri i vjetër i Dibrës, dhe shkollën e mesme komunale “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori”, dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe ditë e flamurit kombëtar shqiptar. Pëlqimi për riemërimin dhe ndryshimin e statuteve të shkollave kaloi edhe me ruajtjen e numrit të nevojshëm të votave sipas Badenterit. Vendimi për ndryshimin e emrave të dy shkollave, gjithashtu…
Author: Semi
EVN filloi me implementimin e projektit të ri me titull “Elektromobiliteti me EVN”. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është adaptimi i zgjeruar i elektromobilitetit në Maqedoni. Duke ndjekur trendet globale, EVN ndërmerr hapa konkretë për krijimin e parakushtit kryesor për përdorimin e makinave elektrike, që është infrastruktura e gjerë kombëtare e mbushjes. Për shkak të kufizimeve të teknologjisë aktuale të makinave elektrike, pa stacione për mbushje në minimum çdo 100 kilometra, udhëtimet e gjata me këto makina janë pothuajse të pamundura. Për këtë shkak, EVN në bashkëpunim me komunat po ndërton aktualisht një infrastrukturë serioze të mbushësve nëpër të gjithë…
Intelektualja tetova, Elita Masha, drejtoreshë e deridjeshme në Wilson School, si duket do të ju bashkangjitet Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Gazeta Lajm. Një postim paralajmërues ka bë vetë Elita, duke postuar në Facebook një foto me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Nga sfida në sfidë gati për tu vën në shërbese dhe kontribut pranë Liderit te Shqiptarëve #BDI e se Nesërmes #Me Ali Ahmetin #NATO&EU ”, ka shkruar Masha në Facebook.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO dhe porositi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i japë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun holandez Stef Blok në Ankara, Çavuşoğlu foli për referendumin e mbajtur të dielën në Maqedoni për Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, duke theksuar rëndësinë që zgjedhjet dhe referendumet të jenë transparente dhe demokratike. Shefi i diplomacisë turke tha se rezultati i referendumit është vendim i popullit të Maqedonisë dhe kjo duhet respektuar nga…
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se pas referendumit Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se në këto zgjedhje për herë të parë do të duhej të formohet një bllok pro-euroatlantik, në të cilin do të duhej të hynin të gjitha partitë e vogla, duke përfshirë edhe ato shqiptare që tani nuk janë pjesë e koalicionit qeverisës. Duke komentuar rezultatin e referendumit, Reka ka treguar se evident në këtë proces ishte ndikimi rus. Sipas tij, ky ndikim do…
Ish ministri i punëve të brendshme dhe kandidat për president i LSDM-së, Lubomir Ferçkovski në analizën e tij për referendumin ka thënë se kjo ishte një grackë e Gruevskit në të cilën ramë të gjithë. “Të gjithë ramë në grackën e Gruevskit që çështja e Marrëveshjes me Greqinë të kalohet në referendum. Referendum për çështje të tilla nuk bëhen. Qytetarët nuk duan përgjegjësi të tilla”, ka thënë Fërçkovski. Ai gjithashtu ka ppohuar se votat e shqiptarëve të ciët nuk dolën të votojnë në referendum sigurisht që nuk janë të VMRO DPMNE-së. “VMRO DPMNE ose do të pranojë ndryshimet kushtetuese ose do…
Tani më jemi mësuar që ta shohim në Fiks Fare ish kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta por kësaj radhe së bashku me të doli edhe lideri i tij Ali Ahmeti. Kjo fal skandalit që këta të dy kishin bërë gjatë fushatë për refendum ku njëri thoshte me 30 dhjetor e tjetri me 30 qershor e në fakt asnjëri se kishin qëlluar, sepse referendumi ishte i paraparë të mbahet me 30 shtator. Batutat e udhëheqësve të Fiks Fares ishin të shumta ku thanë se njëri ka treguar datëlindjen e gruas, ndërsa tjetri datën kur ka dashur të bëhet synet.…
Naser Selmani Rezultatet e referendumit tregojnë se nëntoka politike e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së e ka minuar referendumin. Në këtë “lojë të pistë” mori pjesë edhe struktura e “naçallnikëve” në LSDM. Çka e bashkon këtë strukturë kriminelo-udbashe? Për identitetin mërziten aq sa mërziten për borën e vitit të kaluar. Atë e përdorin vetëm si folklor për idiotët. Ata bashkërisht luftojnë kundër vlerave evropiane. Ata e dinë se nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s, do të çarmatosen dhe do të humbin kontroll mbi procesin politik, kurse rrezikojnë edhe të përfundojnë në burg. Ata fshehurazi bëjnë tifo për Rusinë, jo sepse i duan…
Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun. Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor. “Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti marrë parasysh në mënyrë serioze…
Stenogramet “tepër të besueshme” dokumentojnë sesi Greqia dhe Maqedonia tentuan prej muajsh të gjejnë zgjidhje rreth kontestit të emrit. Gjithashtu vërehet edhe frika nga tentimi për të prishur marrëveshjen nga Rusia, e cila luajti një rol. Një protokoll që është zbuluar nga prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgeimeine Zeitung”, ndërsa në shqip ekskluzivisht ua sjell albinfo.ch. 30 shtatori ishte një datë historike për Maqedoninë, e cila nuk u shfrytëzua si duhet. Mbase në këto momente, shteti i Maqedonisë zyrtarisht do quheshte Republika e Maqedonisë Veriore dhe dyert për në NATO dhe BE do ishin të hapura. Megjithatë, kjo dështoi falë përllogaritjeve jo të…
Akreditimet një gjuhësore dhe jopraktike nga tani do të jenë leja e vetme e punonjësve të mediave për në Qeveri, nëpër ministri dhe nëpër institucione të tjera të pushtetit qendror. Të pyetur se pse këto dokumente legjitimuese nuk janë përkthyer në shqip për gazetarët dhe punonjësit shqiptarë të mediave shqiptare, nga Qeveria vetëm thanë se ky është një proces që do të ndryshojë dhe do të përmirësohet në vazhdimësi. Sa u takon akreditimeve, ky do të jetë proces që do të vazhdojë. Këto janë të reja por fillestare që do të thotë se që nesër do të fillojë proces për…
Gazetari i Alsat-M Adrian Kerimi, i revoltuar nga veprimi i Qverisë, e cila bexhet e akreditimit i ka shtypur vetëm në gjuhë maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, jashtë të gjitha rregullave ndërkombëtare të gazetrisë, ka grisur bexhin e akreditimit. Siç mund të shihet në fotografi, përveç të dhënave personale dhe të autoritetit, edhe mbishkrimi kryesor në vend se “PRESS” është shkruar “ПРЕС”. “Këtë nënçmim inteligjence bëjani vetes suaj. Një kartë të tillë identifikimi unë nuk e pranoj! Përderisa nuk respektoni gjuhën time amëtare dhe nuk respektoni rregullat ndërkombëtare që #PRESS shkruhet #PRESS e jo #ПРЕС, atëherë ju qofshin falë.…

