Plotësimi i Ligjit për gjykata, siç njoftojnë nga Qeveria, parasheh kontrollin efektiv mbi punën e policisë përmes krijimit të një mekanizëm të jashtëm. “Me ndryshimet e këtij Ligji parashihet kompetencë e posaçme e Repartit të specializuar gjyqësor, i cili do të jetë i autorizuar për procedim të veprave nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë Maqedoninë, me çka në GJPSH-ja do të shqyrtohen lëndët e Sektorit për luftë kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar që funksionon brenda Prokurorisë Publike, i cili njëkohësisht për detyrë do të ketë përndjekjen penale të nëpunësve policor dhe pjesëtarëve të policisë…
Author: Semi
Në mungesë të masave dhe rekomandimeve që duhet të ndërmerren nga Komuna e Tetovës për të zbutur, e më tej për të zgjidhur problemin me ndotjen e ajrit në Tetovë, EcoGuerilla u bën thirrje qytetarëve të Tetovës që gjatë këtyre ditëve sipas mundësive të kufizojnë sa më shumë lëvizjen me veturat e tyre. Si pasojë e keqmenaxhimit nga Komuna e Tetovës që për vite me radhë na lë pa transportit publik, paparkingje nëntokësore ose në kate, pa zhbllokimin e bulevardeve kryesore dhe me neglizhencën e inspektoratit ekologjik komunal për të parandaluar ndërmarrjet që ndotin, tetovarët gjatë viteve të fundit ekspozohen…
Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, të martën mbrëma kanë realizuar aksion në objektin hotelerik “Alpa Mare”, pronë e 48 vjeçarit F.T nga fshati Negotinë i Pollogut, që ndodhet përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë. Me këtë rast, janë ndaluar nëntë femra, prej të cilëve gjashtë nga Shqipëria dhe tri nga Maqedonia, të cilët kanë qenë të angazhuara si valltare. Gjashtë shtetaset e Shqipërisë të moshës nga 19 deri në 39 vjeçare, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar, ndërsa më pas janë dërguar në Njësinë për kriminalitet ndërkufitar, migracion të huaj dhe riatdhesim për…
Sipas hulumtimeve të SCOOP-it Maqedoni, harxhime më të larta të udhëtimit, por edhe cilësi më të keqe të ligjeve në Ballkan ka Kuvendi i Maqedonisë Aautor: Goran Lefkov Prej vitit 2010 e deri në vitin 2016, vetëm për harxhimet e udhëtimit një deputeti të Kuvendit të Maqedonisë mesatarisht i janë paguar nga rreth 40.000 euro. Në të njëjtën periudhë në Slloveni, për harxhime të udhëtimit, por edhe për harxhime të tjera, një deputeti mesatarisht i janë paguar 36.000 euro, në Bullgari 19.000 euro, në Kroaci – 14.000 euro dhe në Kosovë – vetëm 6.000 euro. Këto numra tregojnë se të…
Propozimteksti i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale, para se të hyjë në procedurën qeveritare, do të shkojë në edhe një shqyrtim në Komisionin Evropian në kërkesë të KE-së. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, deklaroi se afatet nuk tejkalohen dhe se pas kthimit të tij dhe rekomandimeve eventuale, propozim-ligji do të vendoset në seancën qeveritare. “Është paralajmëruar se Propozimligji do të jetë në rend dite të seancës së djeshme qeveritare, por në kërkesë të Komisionit Evropian dëshirojnë të ketë edhe një lexim të Propozim-vendimit ligjor. Qeveria vendos se kjo është mjaft në rregull. Nuk i tejkalojmë afatet. Pas marrjes së…
”VMRO-DPMNE-ja është aty ku është Ljubço”. Kjo parullë është vënë në afërsi të objektit që shërben si shtab i përgjithshëm i partisë opozitare. Mediat në gjuhën maqedonase spekulojnë se kjo porosi është një formë mbështetje për Ljubço Georgievskin, ish-kryeministër, ish-lider i kësaj partie politike, i cili e drejton partinë VMRO Popullore. Georgievski kohëve të fundit i ka dhënë mbështetje kryeministrit Zoran Zaev, sidomos në rastin e marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa ka shprehur konsiderata edhe për kryetarin e sapozgjedhur të VMR0-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /SHENJA/
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret dhe është i bindur se opozita do të inkuadrohet në punën e trupave parlamentar dhe seancat nga 9 janari i vitit të ardhshëm, për kur do të caktohet vazhdim i seancës për ligjin për gjuhë dhe zgjedhje të gjykatësve kushtetues. Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët tha se në vitin 2018 Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja. Sipas Xhaferit, kriza politike në Maqedoni përfundoi para gjashtë muajve. “Pritjet janë se duhet të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet brenda në partitë politike dhe ditët e para të punës në vitin e ri, nga 9…
“I kemi dy akademi shkencash dhe tre Institute të gjuhës dhe mezi fërgohemi me një copë fjalor që na e ka lënë Enveri me vetëm 40.000 fjalë, prej të cilave një e treta janë terminologji marksisteleniniste, e cila s’i hyn në punë më askujt. Maqedonasit kanë vetëm një institut dhe kanë bërë një fjalor me gjashtë vëllime dhe Fjalorin e ri drejtshkrimor. Na mbetet t’i themi vetes MASHALLAH”, shkruan në profilin e tij në Facebook, gjuhëtari Xhabir Ahmeti.
G.E. 24 vjeçare dhe motra e saj 16 vjeçare të cilat janë zhdukur më 22 dhjetor, janë gjetur nga policia, transmeton Express. MPB ka informuar se pesë ditë pasi janë zhdukur, dy motrat janë gjetur në Gostivar. Zhdukja e tyre u denoncua në polici më 23 dhjetor.
Policia e Gostivarit në një lokal në fshatin Çegran i kapi më shumë gra të cilat ilegalisht kanë punuar si këngëtare dhe valltare. Nga SPB Tetovë informojnë se në periudhën prej orës dy deri në katër pas mesnate, është zbatuar kontroll në objektin hotilerik “Bake-kom SHPKNJP” në pronë të A.N (47) nga ky fshat. Gjatë kontrollit, i cili është zbatuar në koordinim me Sektorin për krim ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim, në objekt janë kapur 13 gra, këngëtare dhe valltare, prej të cilave 10-të shqiptare dhe tre shtetase të Maqedonisë. Për shkak keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja…
Marrëveshja e fqinjësisë së mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të diskutohet në seancë plenare pas 15 janarit të vitit 2018. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryekuvendari Talat Xhaferi, i cili gjithashtu pret që opozita të kthehet në kuvend.
Aktori turk që luan rolin e personazhit Polat Alemdar në serialin e njohur “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), Necati Şaşmaz, tha se seria e re “Lugina e Ujqërve Kaosi” (Kurtlar Vadisi Kaos) do të përfshijë ngjarje nga shumë vende të botës, përfshirë Mianmarin, Maqedoninë, Afganistanin dhe SHBA-të. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Şaşmaz paralajmëroi fillimin e serisë së re të Luginës së Ujqërve në vitin 2018, Lugina e Ujqërve Kaosi.

