Author: Semi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për realizimin e mësimit plotësues të arsimit fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jahstë vendit. Konkursi shpallet për dërgimin e arsimtarëve në këto vende: Gjermani: Një arsimtar në Shtutgart, Sindelfingen, Ulm, Faingen Enc dhe rrethinë, për mësim në gjuhën maqedonase. Një arsimtar në Hamburg, Hanover dhe rrethinë, poashtu për mësim në gjuhën maqedonase. Një arsimtar në Hamburg, Karlotebsurger, Stangelstrase dhe rrethinë, për mësim në gjuhën shqipe. Slloveni: Një arsimtar në Lubjanë, Kranj, Kozina Hrple, Kopër, Nova Goricë dhe rrethinë, për mësim në gjuhë maqedonase. Francë: Një…

Lexo më Shumë

Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Scherbak, pohoi se Rusia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë. Ai tha se gjatë 24 viteve të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, nuk është shënuar asnjë ndërhyrje e ambasadës ruse në Maqedoni, e as politikës së jashtme ruse në punët e brendshme të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se dialogun mes Maqedonisë dhe Rusisë e karakterizon partneriteti i qëndrueshëm dhe miqësia shekullore mes dy popujve. Ai tha se dëshiron të përkujtojë se Rusia është e angazhuar për zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat si në…

Lexo më Shumë

Spekulimet se Ali Ahmeti po bëhet gati të largohet nga kreu i BDI-së, janë shtuar së tepërmi kohëve të fundit. Shkak për këtë hap, janë sinjalet që vijnë nga ndërkombëtarë një kohë të gjatë se duhet të largohen. Nga burime partiake në BDI, mësohet se Ahmeti ka vendosur të largohet me kohë, para se të fillojë një fushatë më e hapur dhe më serioze kundër tij nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. /Albeu.com/ Sipas disa burimeve, Ahmeti ka ndërmend të tërhiqet kah mesi i këtij viti, diku në maj ose qershor, kurse sipas burimeve tjera, në pjesën e dytë të këtij viti. Dëshira e tij është që të tërhiqet pas miratimit të Ligjit për gjuhët,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Binali Yıldırım, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një njoftimi nga Qendra e Shtypit e Kryeministrisë së Turqisë, vizita zyrtare e kryeminstrit Zaev në Turqi do të zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt. Në kuadër të vizitës, kryeministri maqedonas do të realizojë takim kokë më kokë me kryeministri turk dhe takime mes delegacioneve të të dy vendeve, ku do të diskutohen çështje dypalëshe dhe rajonale. Në njoftim po ashtu theksohet se Turqia dhe Maqedonia kanë lidhje vëllazërore të forta që datojnë nga e kaluara.…

Lexo më Shumë

Kërçova u doli në ndihmë banorëve të përmbytur në lagjen Prilepska. Pas realizimit të zgjedhjeve në degën e Kërçovës, udhëheqja e re menjëherë filloi me realizim të projekteve dhe aktiviteteve humanitare. Ata ndërmorën dhe e kryen me sukses aksionin e parë humanitar në këtë qytet. Pas reshjeve të mëdha të shiut, në disa pjesë të Kërçovës u vërshuan shtëpitë. Duke u udhëhequr nga qëllimi për të cilin ekziston Organizata Humanitare “El Hilal”, kryesia dhe aktivistët e kësaj dege shpërndanë ndihma për 57 familje, të cilat ishin të prekura nga përmbytjet në lagjen të quajtur të Prilepit.Kryetari i degës, Ramazan Kanza…

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimeve për reshje të reja të shiut dhe borës, Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon që njësitë e vetëqeverisjes lokale t’i obligojnë ndërmarrjet publike t’i kontollojnë të gjitha vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve. “Rekomandohet edhe kontrollimi i gjendjes me rrjetin e kanaleve kulluese dhe të objekteve të tjera të ujit në territorin e komunave. Është e nevojshme komunat t’i njoftojnë edhe bujqit që t’i mbrojnë hapësirat bujqësore në të cilat kanë mbjellur kultura”, thonë nga QMK, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga QMK gjithashtu i përkujtojnë qytetarët nëse kanë nevojë, ta përdorin numrin e telefonit…

Lexo më Shumë

Sistemi pensional duhet të pësojë reforma serioze në kombinim me rritjen graduale të kontributeve dhe rritjen graduale të kufirit të moshës që në mënyrë financiare të konsolidohet në pesë deri në 10 vitet e ardhshme, të përgjysmohet deifciti në Fondin e SPIM dhe të zvogëlohen transfertat prej buxhetit qendror. Në të kundërt paqëndrueshmëria e sistemit pensional vazhdimisht do të rritet, vlerësojnë nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “Finance Think”, duke i bazuar qëndrimet në bazë të rezultateve prej skenarëve të simuluar. Nga atje thonë se që të arrihet qëndrueshmëri në Fondin pensional nuk duhet pasur as rritje të pensioneve jashtë harmonizimit…

Lexo më Shumë

Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, në intervistën me titull “Planet e Gruevskit na kthyen mbrapa, të publikuar në edicionin e sotëm të gazetës greke “Etnos”, në prag të takimit me kolegun e tij grek, Jorgos Kaminis. Petre Shilegov sqaron se ende pa u bërë kryetar i Qytetit të Shkupit ishte i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballet, por madje pas marrjes së detyrës, ka kuptuar sa shumë duhet t’i ndihmohet popullit, transmeton MIA.  “Dëshiroj që qytetarët, deri në fund të mandatit tim, të shohin se iu përmirësohet cilësia e jetës,…

Lexo më Shumë

Shkupi dhe Athina thellojnë bashkëpunimin. Prefekti i Shkupit dhe ai i Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, realizuan sot një takim në kryeqytetin grek, pas çka dërguan porosi për bashkëpunim në ndërtimin e besimit mes qytetarëve por, edhe për përmirësimin e klimës mes dy shoqërive. Dy prefektet janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimi në fushën e politikës sociale, zhvillimit urban, ndryshimet klimatike, strategjia digjitale, për rolin e qytetarëve por edhe për bashkëpunim i i cili do të rrisë besueshmërinë. Shilegov pas takimit deklaroi se bashkëpunimi i ndërsjelltë i qyteteve nënkupton hapjen e mundësive të reja për zhvillim dhe përparim dhe…

Lexo më Shumë

Burgu i Shutkës ka lëshuar të gjithë personat e amnistuar me ligjin e veçantë, dhe kanë mbetur vetëm edhe pesë persona që presin vendimin nga Gjykata e cila ua ka shqiptuar dënimin. Informatën për televizionin SHENJA e kumtoi drejtori i burgut të Shutkës Gjoko Kotevski i cili tha se së shpejti pritet përgjigje edhe për rastet e mbetura. Gjoko Kotevski, drejtor i “Shutkës” “Brenda kanë ngelur edhe pesë persona që përfituan nga amnistia. Deri tani nga burgu kanë dalë 46 persona” Në burgun e Idrizovës poashtu kanë mbetur edhe shumë pak persona që presin amnistinë. Pjesa më e madhe e…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e ndërmarrjes publike për transport urban në Shkup nuk pranojnë të flasin për praninë e grafiteve me përmbajtje antishqiptare në autobusët urban që lëvizin nëpër mjedise shqiptare në Shkup, të tipit, “Vdekje Shqiptarëve” dhe “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Gazetari i Almakos ka regjistruar këto grafitë në ulëset e autobusit urban të linjës 51, që qarkullon në Studeniçan të Karshiakës, njofton Almakos. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje publike një javë kanë injoruar kërkesën e Almakos për të sqaruar se çfarë kanë ndërmarrë për të luftuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes nëpër autobusët e tyre dhe nëse i kanë identifikuar…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i Korridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Irfan Asani dhe Ani Dyrmishi, pas realizimit të takimit mes tyre në Shkup. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhore “Hekurudhat e Maqedonisë”, Irfan Asani, drejtorin e “Hekurudhave Shqiptare”, Ani Dyrmishi, e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe qeveria për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te kufiri shqiptar dhe tani punohet në definimin e pikave…

Lexo më Shumë