PPTH nuk ka kërkuar masë e posaçme hetimore, për Katica Janevën. Prokurorja publike, Vilma Ruskovska, në një intervistë për “Kanal 77” hodhi poshtë deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se Janeva ka ndalesë për të dal jashtë shtetit. Ajo tha se prokuroria nuk e ndjek atë. Siç sqaroi, është dhënë urdhër për ekspertizë të telefonit të konfiskuar të Janevës, për të cilën Ruskovska beson se do të mbarojë deri ditën e hënë, por ende nuk e kanë gjetur telefonin e saj të dytë. “Nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion nuk është kërkuar masë e veçantë…
Author: Rilinda
Përgjegjësinë personale nuk duhet ta lidhim me përgjegjësinë e tërë institucionit. Rasti “Reket” vetëm e ka përshpejtuar realizimin e idesë të integrohen PSP dhe Prokuroria Publike thotë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Në një intervistë për televizionin Telma ajo thotë se kjo ide është vendosur në tryezë nga ana e Ministrisë në negociatat me opozitën për ligjin e ri për PP dhe thotë se pret nga VMRO-DPMNE-ja ta pranojnë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse sektori për krim të organizuar ka treguar se mund të ballafaqohet me rastet e korrupsionit të lartë. “Vërtet nuk janë të këndshme ngjarjet e javës…
Tani për tani nuk ka momente të reja në hetimin për rastin “Reket”. Ka të dhëna edhe për raste të tjera të shantazheve që janë bërë nga të dyshuarit, disa biznesmenë tashmë dhanë deklarata në prokurori, por momentalisht nuk mund të zbulohen detaje lidhur me këtë”, thotë prokurorja Vilma Ruskoska dhe thekson se ende nuk ka përfunduar hetimi i telefonit të konfiskuar të prokurores. “Ka të dhëna për raste të tjera, por nuk mund të them se për sa vetë bëhet fjalë. Këta persona dhanë deklarata dhe tani kërkojmë argumente që të konfirmojmë deklaratat”, citon Ruskoska në deklaratë për Doçje…
Në intervistë për Sitel, Prokurori publik Villma Ruskoska në lidhje me rastin “Zhvatja” ka theksuar se Gjykata duhet të pranoj audio dhe video incizimet si prova. Ruskovska ka theksuar se në afat sa më të shkurt do të përfundoj ekspertiza e telefonit të Prokurorit Special Publike Katica Janev, ndërsa ju konfiskuar për shkak rastit “Zhvatja”. Ajo ka theksuar se djali i Katica Janevës ka thënë se telefonin i dytë i është humbur në Beograd. Në lidhje me përzgjedhjen eventuale të saj në Prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, prokurorja Ruskoska tha se ka 25 vite…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një komunikate informoi se nuk janë krijuar kushtet për arritjen e konsensusit për organizimin e takimit të liderëve të caktuar për sot dhe se ai nuk do të mbahet. Qeveria, shtohet, refuzon të pranojë ultimatume nga kryetar të papërgjegjshëm partiak të VMRO-DPMNE–së i cili mbrojtjen e krimit dhe përpjekjes për bllokim dhe izolime i vendos para interesave shtetërore për progresin e vendit tonë. Në kumtesë, theksohet se kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev më 15 korrik në një ngjarje të hapur, ndërsa pastaj edhe me ftesa,…
Arrestohet ish kryeshefi i stacionit policorë në Tetovë. Në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, janë gjetur armë të ndryshme të cilat i ka poseduar pa leje. Bastisja në shtëpinë e Rauf.R ish kryeshef në stacionin policorë në Tetovë ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarve të tij të afërt. Personi në fjalë sot është nxjerr para gjykatës për procedurë paraprake në Tetovë.
Për shkak rikonstruimit të tubës së ujësjellësit fi 150 mm në rrugën Kuzman Shapkarev, nesër pa ujë do të jenë konsumatorët nga rruga e njëjtë si dhe rruga Beas Kule, “Gostivasrska” dhe Anastans Kocarev , të gjitha në Komunën Gjorçe Petrov. Siç kumton QRMK Shkup, pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizim, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjas prej orës 9:00 deri në përfundimin e punëve.
VMRO-DPMNE-ja opozitare do të prononcohet konkretisht për ligjin e ri për prokurorinë publike që e propozoi dje kryeministri Zoran Zaev pasi ta analizojë, ndërsa është i pranueshëm, siç tha sot zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, bashkimi i Prokurorisë Special Publike (SPS) me Prokurorinë Publike. “Me bashkimin e Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike gjegjësisht integrimi, në një mënyrë me hyrjen, është praktikisht e pranueshme dhe kjo është njëra prej të themi mundësive të cilat u ofruan. Lidhur me hollësitë e Ligjit do të dalim me vërejtje konkrete sapo të analizohet, sepse duhet kohë që tërë ligjin ta shohim sa është…
PSP nuk e ka kryer misionin për të cilin u themelua, Ky institucion nuk arriti që t’i hetojë rastet për të cilat kishte indicie, konsideron për TVM2 eksperti për Çështje Juridike Naser Zyberi. Ai është i mendimit se dorëheqja e kryeprokurores speciale Kativa Janeva është dhënë për shkak të vetëdijes së plotë të saj se nuk mund të fitojë besimin e opozitës për t’u rizgjedhur në krye të PSP-së, por nuk përjashton mundësinë që pas kësaj dorëheqje të fshihet ndonjë arsye tjetër, të lidhur me rastin “Zhvatja”. “PSP nuk e ka kryer misionin e vet për arsye se pari nuk…
Pas vizitës së komisarit Johanes Hahn e planifikuar më 25 korrik, në Shkup do të vjen edhe Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Europë dhe EuroAzi, Filip Riker. Takimet e tij me krerët shtetëror janë parashikuar të mbahen më 26 korrik. Të dy vizitat koincidojnë me krizën lidhur me PSP-në dhe paralajmërimet e Qeverisë së pikërisht ato ditë në Kuvend do të dërgohen versioni i ri i Propozim-Ligjit për Prokurori Publike që sot e prezantoi kryeministri Zoran Zaev. Pritet që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së të fokusohen pikërishtë në këtë cështje që vlerësohet si e fundit e hapur para se vendet…
Këto bukuri natyrore të fshatit Jabllanicë po rrezikohen. Nga vendbanimi Strizhak, me ujë furnizohen Jabllanica, Boroveci dhe Llabunishta, prej të cilëve varen 15.000 banorë. Makineritë tashmë një kohë të caktuar po punojnë në guroren e re, që paraqet rrezik për pastërtinë e ujit, por edhe për mjedisin jetësor. Pikërisht për këto arsye, banorët e ngritën zërin dhe e bllokuan rrugën rajonale Strugë-Dibër. “Këtu te ne është tmerr. Në një vendbanim me 10.000 banorë kemi 6 gurore aktive. Na shkatërruan. Në mëngjes mbi veturat ka pluhur dhe askush nuk merr përgjegjësi. A kanë sado pak ndërgjegje pronarët e këtyre guroreve se…
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërns, kumtoi Ministria e Drejtësisë. Ministrja Deskoska i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm ambasadores Bërns dhe shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pikëpamje të agjendës reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, Deskoska e informoi ambasadoren Bërns për aktivitetet e deritanishme dhe prej së afërmi e njoftoi me ligjet e sjellura, por edhe me sfidën kyçe…