Në seancën e mbrëmshme Qeveria ka sjellë vendim për shkarkim dhe emërimin e drejtorëve, ushtruesve të detyrës drejtorë dhe anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të agjencive, inspektorateve, ndërmarrjeve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike. Visar Riza është ushtrues i ri i detyrës drejtor i Agjencisë së barnave dhe pajisjeve medicinale, Milan Zaprovski, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Emil Krstevski, ushtrues detyre drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Villa, ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit në RMV, Dejan Bogojevski, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për siguri në…
Author: Rilinda
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRS) sot ka publikuar shpallje publike për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila i referohet pjesës nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në hyrje të fshatit Bllacë në gjatësi prej dy kilometrave, tha Bujar Osmani, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, raporton Anadolu Agency . Zv/kryeministri Osmani kishte takim pune me drejtorin e NPRS-së, Zoran Kitanov, me të cilin biseduan për realizimin e projektit të autostradës Shkup-Bllacë, pas çka u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për media. Osmani tha se është publikuar shpallje publike për pjesën e parë të…
Qeveria u ka dhënë afat prej 10 ditë komunës së Ohrit dhe Strugës që të hartojnë plan aksionar me afate të caktuara për të zbatuar rekomandimet e UNESKO-s. Nga Komuna e Strugës thonë se në territorin e komunës së saj nuk ka asnjë objekt të fortë (egër) që e rrezikon statusin e UNESKO-s, ndërsa nga qyteti i Ohrit thonë se do ti respektojnë rekomandimet e ekzekutivit Qeveria ka sjell vendim që ta tërheq Ligjin për menaxhim me trashëgimin natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe ju rekomandon komunave të kësaj pjesë që të shpallin moratorium të aktiviteteve të ndërtimit…
VMRO-DPMNE akuzoi kryeministrin Zaev se me plan aksionar për përballje me lajmet e rrejshme, Qeveria po tenton të heshtë mediat. Zëdhënësi Dimçe Arsovski tha se kryeministri dëshiron që Maqedoninë ta shndërroj në Kore të Veriut, që qytetarët të mos dinë se çfarë ndodh në shtetin e tyre. “Me planin e djeshëm Zaev dhe LSDM-ja tregojnë se dëshirojnë neve të na bëjnë si Koreja e Veriut, vend ku qytetarët nuk din çfarë ndodh në shtetin e tyre, e jo më jashtë. Zaev dhe LSDM-ja kanë frikë të zbulohet krimi i tyre që po e bëjnë, ndaj sjellin plane të tilla me…
Aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12 në autostradën Veles-Shkup pas tunelit në Katlanovë, kanë njoftuar nga MPB-ja. Autoritetet kanë konfirmuar se një kalimtarë rasti ka njoftuar policinë për aksidentin midis dy makinave dhe se hetimi është në proces. Dëshmitarë të rastit kanë njoftuar se gjithashtu nga makina janë nxjerrë edhe persona të lënduar. Makinat e ndihmës së shpejtë së bashku me zjarrfikësit kanë ndihmuar në nxjerrjen e udhëtarëve nga makina.
“Parkingu i Qytetit”nuk i mohon anomalitë që ekzistojnë me sistemin e pagesës. Problem shtesë me të cilën ballafaqohen shumë qytetarë nëpër parkingje është plaçkitja që ju bëhet automjeteve të tyre Parkingu para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, nuk i plotëson standardet e duhura. Ai paraqet problem për shumë qytetar, sidomos për kurbetçinjt dhe të huajt të cilët vendosin që automjetet e tyre ti parkojnë në këtë vend. Ditëve të fundit deri te redaksia e gazetës KOHA, janë paraqitur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, në veçanti shtetasve të huaj me ankesa se parkingu në fjalë nuk i ofron të gjitha opsionet për…
Komuna e Tetovës ka konkuruar në thirrjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me projekt për kopsht, i cili do të ketë kapacitet për kujdesin e 90 fëmijëve, dhe do të jetë objekt me kapacitet më të madh nga gjithë të tjerat funksionale në qytet. Këtë e deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në ngjarjen e sotme në Qendrën ditore. “Objekti është parashikuar dhe projektuar me të gjitha dokumentet e nevojshme. Nga ana jonë është dhënë edhe leje për ndërtim të lokacionit në afërsi të shkollës fillore “Kiril dhe Metodij” në qytet. Kemi kontaktuar me Ministrinë, ndërsa…
Absolutisht nuk pashë kurrfarë shkaku që të pranoj dorëheqjen nga Rashkovski, i cili dy herë erdhi dhe më tha “nuk e kuptoj politikën, unë vij nga Universiteti, nuk kam qenë në funksione udhëheqëse politike, nëse është politikisht e drejtë unë jam i gatshëm që të largohem”, u përgjigj sot kryeministri Zoran Zaev, në seancën e 107-të të Kuvendit, në pyetjen e deputetes së VMRO-DPMNE-së opozitare, Liljana Zaturovska, se pse nuk ka kërkuar përgjegjësi nga Rashkovski pas skandalit me videot e publikuara. “Blerja e pajisjeve të radarit në M-NAV, komplet me vendim për zgjedhje në blerje publike, ka përfunduar në vitin…
Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, në kuadër të vizitës së tij në vend, ka takuar edhe presidentin e vendit Stevo pendarovski si dhe liderët e VMRO DMPNE-së dhe BDI-së, Hristijan Mockoski dhe Ali Ahmetin. Me liderwt e partive ai ka diskutuar mbi situatën politike në vend, proceset integruese dhe dialogun politik. Mickoski, gjatë takimit me komesarin, Han ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të mosmarrjes së datës për negociata. Ai po ashtu, ka shprehur shqetësim për shkak të mungesës së vullnetit të Qevërisë, siç theksohet në komunikatën e kësaj partie, në ballafaqimin me rritjen e krimit, skandalet dhe korrupcionit…
Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar dënimin me burg të përjetshëm për Naim dhe Ramiz Asanin, të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Enis dhe Engin Ismaili dhe Rahmetullah Ibishit, që ndodhi në vitin 2006 në një çajtore në lagjen Serava në Shkup. Siç mëson gazeta Koha, aktgjykimi me burg të përjetshëm për të akuzuarit Naimi dhe Ramizi, është zëvendësuar me dënim prej 20 viteve burg. Paralelisht me këtë ndryshim të vendimit atyre u është vazhduar masa e paraburgimit. Të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në burgun e Idrizovës. Paraprakisht, një status në profilin e LSDM-së në Facebook të Komunës së…
El Cheka, nëpërmjet një postimi të fundit në fejsbuk ka sfiduar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, duke i kërkuar një duel për të debatuar në Skype në lidhje me debatin e fundit që zhvillohet pas publikimit të materialeve të jashtëligjshme të përgjuara, që për gati një muaj tronditën opinionin në Maqedoni. Në vazhdim teksti i plotë i publikuar nga El Cheka: “O Ali Ahmeti kur të doj ajo bythe jote hajde live nëpërmjet Skype, por mos i thuj Sadulla Durakut se aj akoma merret me internet explorerin, ende është në 98-ën ai, hajde e bisedojm sy në sy e të…
Hristian Mickoski edhe një herë dëshmoi se nuk kujdeset për drejtësinë, nuk kujdeset për sundimin e së drejtës, kujdesi i tij i vetëm është që ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Propozimi i Mickoskit, që Vladimir Pançevski të jetë njeriu i parë i Prokurorisë së re Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë është propozim për kthimin e gjyqësorit “Svarovski” i cili punonte sipas instruksioneve të pallatit të bardhë. Mickovski mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e krimit dhe veprimin kundër drejtësisë, kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Përfundoi koha kur politikanët zgjidhnin prokurorë publikë.…