Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) e Maqedonisë sot ka porositur që të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje të punëtorëve në kohën e valës së nxehtë. Nga atje kanë kërkuar që punëtorët të ndërprenë aktivitetet në ambient të hapur gjatë periudhës prej orës 11:00 deri 17:00. “Pas paralajmërimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, se priten ditë të nxehta me temperatura deri më 41 gradë, Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL) porosit të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje të punëtorëve të cilët punojnë në ambiente të hapura, siç janë punonjësit ndërtimorë, bujqit, kopshtarët, punëtorët e trafikut, punëtorët…
Author: Rilinda
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditët e fundit ishte në Budapest, ku u takua me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili është përkujdesur për strehimin e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, që tashmë ka përfituar strehim politik. Mickoski i pyetur nga gazeta “Nezavisen” se a është takuar me Gruevskin gjatë qëndrimit në Budapest ai ka dhënë këtë përgjigje: “Me Gruevskin s’kam kontakt që nga periudha kur Qeveria e LSDM-së i mundësoi të arratiset nga vendi”. Mickoski përpos në Budapest vizitën e tij e vijoi edhe në Vjenë, ndërsa në Kroaci do të kalojë pushimin veror.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër korsi të thata. Dendësia e komunikacionit, sipas LAMM, jashtë vendbanimeve është rritur ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe vozitje të kujdesshme.
Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) ka informuar se nga 1 shtatori çmimi i kyçjes së shtëpive në rrymën elektrike do të ulet nga 400 euro në 500 euro. “Kjo do të thotë se edhe në ato komuna ku për shkaqe të ndryshme këshillat nuk sollën dokumentacion adekuat të planit, që ishte parakusht që dikush të përfitojë të drejtën për “kyçje standarde”, do të mund të përfitohet me status të tillë, nëse shfrytëzuesit e rinj të cilët do të kyçen në rrjet konstatohet se janë ndërtuar më shumë shtëpi dhe ka më shumë kërkues potencial. Me këtë…
Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik të madh në vendin fqinj, Greqi. Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme. Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë…
Një veturë e tipit “BMV” e cila dje ishte denoncuar si e vjedhur në Tetovë sot ishte gjetur nga nëpunësit e policisë, informon SPB Tetovë. Vetura kishte targa gjermane dhe është pronë e një mërgimtari. Si të vjedhur, veturën e kishte denoncuar një i afërm i tij i cili e drejtonte, ndërsa ia kishin vjedhur me çelësat e lënë në veturë. “Sot rreth orës 13, në rrugën lokale Strimnicë-Çellopek policët e kanë gjetur automjetin “BMV” me targa gjermane. Përndryshe, mbrëmë rreth orës 23:40 ishte denoncuar se është marrë në rrugën “Shtipska” në Tetovë, nga ana e tetovarit 45 vjeçar R.V.”,informon…
Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim-ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor. Në Ligjin e ri për arsimin fillor, është i rregulluar edhe testimi shtetëror se si do të zhvillohet. Më saktë, neni 128 me 7 paragrafë sqaron testimin shtetëror, përcjell Portalb. Neni 128, paragrafi (1): “Arritja e standardeve gjatë edukimit dhe arsimit fillor kontrollohet me testimin shtetërore nga…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi se gjatë fundjavës së vazhduar do të ketë valë të të ngrohtit me temperatura shumë të larta. Mot të ngrohtë do të ketë nesër dhe pasnesër (2 dhe 3 gusht) me temperatura deri në 41 gradë. Nga Drejtoria theksojnë se krahas rekomandimeve bazike për sjelljen në kushte të tilla, sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarre të mundshme pyjore dhe zjarre të tjera në hapësira të hapura. Duke pasur parasysh fundjavën e vazhduar dhe vizitueshmërinë e madhe…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi se gjatë fundjavës së vazhduar do të ketë valë të të ngrohtit me temperatura shumë të larta. Mot të ngrohtë do të ketë nesër dhe pasnesër (2 dhe 3 gusht) me temperatura deri në 41 gradë. Nga Drejtoria theksojnë se krahas rekomandimeve bazike për sjelljen në kushte të tilla, sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarre të mundshme pyjore dhe zjarre të tjera në hapësira të hapura. Duke pasur parasysh fundjavën e vazhduar dhe vizitueshmërinë e madhe…
Ministria e Drejtësisë bashku me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe atë të Brendshmen kanë hartuar një draft ligj për personat e paregjistruar, që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por nuk janë të evidentuar në asnjë bazë të dhënave të shtetit. Ndonëse gjatë hartimit të këtij ligji ishte edhe shpallja në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar, të njohur si ENER, autoritete thonë se nuk janë paraqitur të gjithë banorët “fantomë”, ku sipas përllogaritjeve të tyre arrijnë shifrën e rreth 600 personave.Por, deputeti Samka Ibraimovski thotë se ky numër është shumë më i lartë. “Unë mendoj se ka shumë, ka…
Burime qeveritare kanë demantuar informacionin e plasuar para disa ditëve se Arif Asani është emëruar zv.drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare. “Bëhet fjalë për lajm të rrejshëm. Arif Asani nuk ka kaluar në qeveri si zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare”, kanë deklaruar burime qeveritare për Gazetën Lajm. Ndryshe ASK-ja e re nisi veprimtarinë e bartjes, me kritika për shkak të nisjes së procesit tranzitor pa kaluar më parë aktin e sistematizimit në qeveri. Ndërkaq, siç mëson ALSAT, ende kriteri bazë për verifikimet e sigurisë mbetet pezull. I vetmi institucion që i bën këto verifikime sigurie është vetë DSK-ja…
Aktakuza nga ana e Prokurorisë publike për aksidentin tragjik të autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë është pranuar tërësisht nga Gjykata penale. Së shpejti do të fillojë procesi gjyqësor kundër gjashtë të akuzuarve të cilët janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme para se të ndodh tragjedia në rrugën Tetov-Shkup, ku në shkurt të këtij viti humbën jetë 16 pasagjerë, ndërsa 37 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Prokuroria themelore publike më 1 korrik ngriti gjashtë aktakuza për të akuzuarit nga “Durmo Turs”. Përmes sistemit AKMIS lënda do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm, ndërsa më pas do të caktohet…