Kompania MaxBet, e cila ka përcaktuar standarde të reja në lojrat e fatit, prej sot është e pranishme edhe në Maqedoni me moton “Jeta është lojë”. Brendi më i njohur evropian Maxbet prej sot 18.10.2019 edhe zyrtarisht u bë pjesë e tregut maqedonas të lojrave të fatit! Presim që edhe në tregun maqedonas të lojrave të fatit të sjellin atë që e kërkojnë ata që luajnë, koeficientët më të lartë dhe më të mirë në pako me ekipin e përbërë nga profesionistë që do të jenë në dispozicion tuajin. MaxBet është kompani me rrjet të fuqishëm në fushën e lojrave të…
Author: Rilinda
‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe nëdrejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë për projektet…
Dje, qeveria në seancën e rradhës ka emëruar si zëvendës drejtor në Drejtorinë e të ardhurave publike Remzi Abdullahin, i cili vjen në këtë pozitë nga posti i drejtorit të komunikacionit postar dhe anëtar bordi, mëson KOHA. Po kush është zëvendës drejtori i ri i Drejtorisë për të ardhura publike? Remzi Abdullahi ka lindur në vitin 1981 në Tetovë, mësimet në shkollën e mesme i ka kryer në gjimnazin Kiril Pejçinoviq ndërsa studimet në Unitersitetin e Tetovës në drejtimin juridik kurse studimet master i ka mbaruar në Prishtinë në drejtimin administrativo-politik. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar…
Nga Dunja Dragojević, DW Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një „Shengeni të vogël” midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të „gjashtëshes së Ballkanit” përkatësisht Bosnnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, në vështrim të parë është një lajm i mirë. Por shtrohet pyetja mbi sinqeritetin e vetë nëshkruesve, sidomos të…
“Një votues me emrin Nikolla Gruevski është në Listën e Votuesve. Emri i votuesit, si dhe mosha 49 vjeç, përkojnë me ato të ish-kryeministrit maqedonas, i cili shpëtoi nga burgu dhe iku në Hungari, ku iu dha azil”, thuhet në tekstin e 24.hu pak orë më parë. Sipas burimeve të portalit, ky votues i ri në Listën e Votuesve ka një ID të Rrethit të Pestë, por pa adresë. Portali i pavarur 24.hu raporton se Nikolla Gruevski fitoi të drejtën e votës në zgjedhjet lokale në Hungari të dielën. Ai është në Listën e Votuesve në rrethin e pestë të…
https://www.youtube.com/watch?v=7ITxiAzs_aQ Mbi 8 mijë në Saraj. Mbi 6500 vota në Likovë. Mbi 4 mijë në Dibër, Studeniçan, Tearcë, Bogovinë e Vrapçisht Mbi 3 mijë në Zhelinë e pothuajse kaq edhe në Haraçinë. Këto janë disa komunat me shumicë shqiptare ku para 5 muajsh Presidenti aktual Stevo Pendarovski ka fituar bindshëm. U promovua si kandidat konsensual i pushtetit, por Pendarovski assesi të mësohet me gjuhën e mijëra votuesve të tij shqiptarë. Edhe në urimin e sotëm për 11 tetorit, kabineti i Pendarovskit s’u kujtua që të paktën titrat të jenë në shqip, por u kujdesën që ato të jenë në gjuhën…
Në vazhdën e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet që zhvillohen në vende të tjera janë kthyer në një çështje të rëndësishme. Si rrjedhim BE iu desh një vit e gjysmë përgatitje për të mbrojtur zgjedhjet e veta, ato të zhvilluara në maj të këtij viti për Parlamentin Europian. Tani, legjislatura e re vendosi të merret me këto përpjekje për ndërhyrje. Gjatë sesionit plenar të mbajtur në Bruksel më 10 tetor, ligjbërësit e BE përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushata elektorale të vendeve të huaja dhe për dizinformimin. 469 deputetë europianë votuan…
Mospjesëmarrja e Kosovës në përgatitjen e iniciativës për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, po vlerësohet si e dëmshme për bashkëpunimin rajonal. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, u takuan të enjten në Novi Sad, për përgatitjen e një dokumenti të përbashkët që po quhet si “Mini Schengen Ballkanik”, raporton KTV. Presidenti serb, Vuçiq, ka treguar se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo, sipas tij, pritet të arrihet deri…
Vendim pozitiv do të ishte mirënjohja e merituar për rolin e deritanishëm të Maqedonisë së Veriut, si dhe në krijimin e politikës së fqinjësisë së mirë në Evropën Juglindore, ashtu edhe në proceset integruese evropiane, ku shteti i ynë e jep kontributin e vet, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me presidentin e Austrisë, Aleksander Van der Belen në Vjenë. Presidenti federal Van der Belen, duke e riafirmuar përkrahjen austriake në proceset tona eurointegruese, theksoi se shteti i ynë meriton të marrë datë për fillim të negociatave aderuese. Presidenti Pendarovski, siç kumton kabineti presidencial, në prag të shënimit…
NË FUNERALIN E KËPUCËVE Në funeralin e këpucëve I mblodha të gjitha Edhe shapkat verore me gisht Të gjitha në një kuti Të madhe, të zezë Dhe u nisa për në varreza Se askush nuk më pret Miqtë u zhdukën si reja Në qiellin e verës Dhe këmbët nuk duan të ecin kuturu Në tokën tashmë të askujt, Të shitur tinëzisht, barbarisht, Që ende ruan dhimbjen e gjurit Të fëminisë sime. Tani, Më mirë zbathur mbi gurishte Le të çahen thembrat, gjak le te shkojnë Dhe gishtat le të mpihen Dhimbja që as nuk ndjehet Para funeralit të këpucëve të…
Tregim Kur hyri në kafene, atë mbasdite, ishte akoma herët. U ul në një tryezë, pikërisht pas xhamit të madh që shikonte nga rruga kryesore. Porositi kafe. Në tryezat e tjera, luanin letra ose diskutonin. Erdhi kafeja. Ndezi cigaren, ngriti me qetësi filxhanin e surbiti dy herë dhe hapi gazetën e mbrëmjes. Fronte të reja lufte kishin nisur në Indokinë. ”Humbje të mëdha kishte si nga njëra palë dhe tjetra”, shkruhej në telegram. “Një tjetër mjet japonez që u kthye me ngarkesë radioaktivie”. “Hija e një lufte të re botërore shtrihej nëpër botë”, ishte titulli i një lajmi tjetër. Pastaj…
“Ne duhet të kujdesemi për sigurinë tonë kufitare dhe të sigurohemi që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre nga kanë ardhur në mënyrë të sigurt dhe vullnetare”, tha Kalın. Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın, ka deklaruar se Turqia synon të garantojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë që po i strehon në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). “Ne duhet të kujdesemi për sigurinë tonë kufitare dhe të sigurohemi që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre nga kanë ardhur në mënyrë të sigurt dhe vullnetare”, tha Kalın në një intervistë për Al Jazeera. Kalın po ashtu…