Author: Rilinda

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni në bashkëpunim me Odën Ekonomike sot në Manastir mbajtën takim me temë: “Bashkëpunimi midis gazetarëve dhe komunitetit të biznesit lokal nëpërmjet të krijimit të onlajn mediave profesionale”. Në takimin morën pjesë gazetarë, pronarë të medias si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërsa u bisedua për krijimin e regjistrit të onlajn mediave profesionale. Regjistri pritet të jetë gati gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa duhet të shërbejë për t’i ndihmuar publikut, por edhe biznesmenëve, më lehtë t’i dallojnë mediat profesionale, që respektojnë kodin e gazetarëve gjatë punës së…

Lexo më Shumë

Hristijan Mivskoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE sot në konferencën për media theksoi se në vend ka mungesë të reformave dhe investimeve të huaja, ndërsa garantoi se partia e tij do të sjell zhvillim të madh ekonomik. “Bumin ekonomik të cilin do ta sjellë qeveria e re do përjetohet në 100 ditët e para të formimit të saj”, tha Mickoski. Ai deklaroi se Komisioni Evropian dhe Banka Botërore raportoi se është paraqitur mungesa e reformave dhe regresi i shtetit, përkundër asaj se ishte paralajmëruar ky si viti ekonomik nga Zoran Zaev. “Shteti ynë ka shënuar regres për shtatë vende. Në raportin më të ri…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, kryetari i LDSM-së ka folur sot rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill. “Nuk kemi folur. Për zgjedhjet presidenciale ishte një qëndrim dhe është normale kur ka vetëm një kandidat ose më shumë kandidatë të grupohen partitë politike. Ne as nuk e kemi hapur këtë debat dhe nuk e kemi ndërmend ta hapim deri në fund të nëntorit”, deklaroi Zaev. Kryeministri në largim, Zaev e konsideron akoma herët të flitet për koalicionet parazgjedhore, duke përkujtuar që deri në zgjedhje ka gati edhe gjashtë muaj. “Larg janë zgjedhjet, për më pak se gjashtë…

Lexo më Shumë

Nesër do të zhvillohen gara me vetura në disa rrugë të Shkupit, prandaj do të jetë i bllokuar qarkullimi nëpër ato drejtime, që nënkupton disa autobus të transportit publik do të ndryshojnë rrugën e zakonshme. Ajo do të zhvillohet kah qarkorja para Radiotelevizionit të Maqedonisë, këtë fundjavë më 26 dhe 27 tetor, nga ora 7 deri në orën 17, stacionet e autobusëve në këtë zonë do të jenë jashtë përdorimit. Siç informoi, Ndërmarrja publike qarkulluese – Shkup, linjat e autobusëve 12 dhe 73 në vend te “Panairi i Shkupit-T”, si stacion të fundit do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit-pazar-Universiteti ‘Shën Kirili…

Lexo më Shumë

Tashmë kur edhe është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  më 12 prill të vitit të ardhshëm, kanë filluar edhe kalkulimet e para se kush me kë, nga partitë politike do të shkojnë bashkë në zgjedhje. Nga ana tjetër edhe  pritshmëritë e qytetatarëve janë të mëdha. Në çdo ambient, qoftë nëpër zyrat e administratës, nëpër kafene, por edhe nëpër xhami sa herë që fillon një bisedë mbi politikën, edhe pse nuk zgjat shumë mbaron me fjalët: “nëse nuk arrin të bashkohen  ateherë nuk do bëhet asgjë e mirë për shqiptarët” . E gjithë shpresa e shqiptarëve ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Ohër u takua me një pjesë të pjesëmarrësve të konferencës “Dialogu i Ohrit”. Në takimin me Xhorxh Robertstonin, kryesues i Grupit të Ohrit dhe ish-sekretar gjeneral i NATO-s, presidenti Pendarovski iu falënderua për mbështetjen e deritanishme të cilën ai personalisht, por edhe Grupi i Ohrit si tërësi e pa rezerva ia kanë dhënë Maqedonisë së Veriut. Në margjinat e “Dialogut të Ohrit”, presidenti Pendarovski u takua edhe me personat kyç të Këshillit Atlantik dhe përfaqësues të lartë të NATO-së, respektivisht Aleksander Bershbou, Dejmon Uillson, Mark Lejti, Xhorxh Bazbi dhe…

Lexo më Shumë

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja me qytetarët në tre konaqe të rëndësishme: “Rilindja 2” në Çair, “Gam Gam” në Tetovë dhe në Shuto Orizare. Në bashkëbisedim me banorët e këtyre lagjeve, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend. I pranishëm me qytetarët e Shuto Orizares, ishte edhe kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Presidenti Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev u bëri apel SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim të vazhdojnë dhe të gjindet zgjidhje e cila do të jetë e pranishme për të dyja palët. Sindikatat, tha Zaevi, duhet të jenë të vetëdijshme se shteti mund të ofrojë vetëm atë që në të vërtetë mund ta japë. “Unë i respektoj të drejtat e punëtorëve, Jam i majtë dhe dua të kemi punëtorë të kënaqur për shkak të kësaj bartës të kënaqur të veprimtarisë, mësues, profesorë, por edhe administrata në arsim mund të nënkuptojë përcjellje të diturisë te fëmijët”, tha…

Lexo më Shumë

Sava Insurance, si një kompani e njohur në tregun maqedonas për më shumë se 25 vjet sot sërisht ofron përmbushjen e detyrimeve, qasjen profesionale dhe përkushtim rreth klientëtve, me një risi të produkteve të saja. Duke ndjekur trendet e fundit, veçanërisht nevojat dhe rreziqet e punës në sektorin e biznesit, kjo kompani ka hartuar produktin – Sigurimi i kërkesave. Qëllimi i Sava-së është që kompanitë të ndjehen të sigurt dhe të suksesshëm. Por cilat kompani duhet të kërkojnë sigurim? Sigurimi është i këshillueshëm për çdo kompani, veçanërisht e rekomandojmë atë për kompanitë që u japin klientëve të tyre kushte më…

Lexo më Shumë

Kompania MaxBet, e cila ka përcaktuar standarde të reja në lojrat e fatit, prej sot është e pranishme edhe në Maqedoni me moton “Jeta është lojë”. Brendi më i njohur evropian Maxbet prej sot 18.10.2019 edhe zyrtarisht u bë pjesë e tregut maqedonas të lojrave të fatit! Presim që edhe në tregun maqedonas të lojrave të fatit të sjellin atë që e kërkojnë ata që luajnë, koeficientët më të lartë dhe më të mirë në pako me ekipin e përbërë nga profesionistë që do të jenë në dispozicion tuajin. MaxBet është kompani me rrjet të fuqishëm në fushën e lojrave të…

Lexo më Shumë

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe nëdrejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë për projektet…

Lexo më Shumë