Tashmë kur edhe është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit të ardhshëm, kanë filluar edhe kalkulimet e para se kush me kë, nga partitë politike do të shkojnë bashkë në zgjedhje. Nga ana tjetër edhe pritshmëritë e qytetatarëve janë të mëdha.
Në çdo ambient, qoftë nëpër zyrat e administratës, nëpër kafene, por edhe nëpër xhami sa herë që fillon një bisedë mbi politikën, edhe pse nuk zgjat shumë mbaron me fjalët: “nëse nuk arrin të bashkohen ateherë nuk do bëhet asgjë e mirë për shqiptarët” .
E gjithë shpresa e shqiptarëve ka vetëm një adresë, shprese edhe atë bashkimin apo koalicionin parazgjedhor, që do të kishte të vetmin qëllim ta mundin dhe ta heqin qafe BDI-në, e cila së fundi cilësohet si e keqja më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë.
Ditë më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Rruga Drejt i bëri thirrje dy subjekteve shqiptare Lëvizja Besa dhe Alternativa që bashkërisht të formojnë një bllok politik opozitar, kundrejt BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së.
Kësaj thirrjeje të Ziadin Selës, për formimin e një blloku të përbashkët opozitar iu përgjigj pozitivisht deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, i cili mirëpriti dhe përshëndeti ftesën publike të Selës për bashkëpunim parazgjedhor. Deputeti Zendeli ndër të tjera tha se kjo thirrje e zotit Sela është në koherrencë të plotë me synimet e Lëvizjes Besa. Ai njëherit si deputet dhe bartës i vullnetit të qytetarëve vlerësoi se është koha e fundit për ndryshim dhe shtoi se subjektet politike Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet ulur dhe negociuar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sjell ndryshimin, shpresën, barazinë dhe zhvillimin për shqiptarët.Më tej deputeti Zendeli inkurajoi palët t’i mbledhim forcat për bashkëpunim dhe përpilim të programit të përbashkët qeveritar, sepse siç theksoi ai, se nuk është koha dhe momenti për inate dhe përçarje por për përgjegjësi dhe Ideale.
Mirpo, kështu si deputeti Zendeli nuk mendojnë bashkëpartiakët e tij. Jo më larg se dje, Arianit Hoxha- sekretari gjeneral i Besës në një emision tjetër televiziv, përjashtoi bashkëpunimin me Alternativën duke thënë se nuk bashkëpunojnë me një parti që është pjesë e qeverise, për më tepër me një parti që nuk është sprovuar në zgjedhje. Ndërsa sot Kryetari i Besës shkoi edhe më larg duke ftuar për bashkëpunim edhe Menduh Thaçin. Vesel Memedin dhe Gëzim Ostrenin, duke mos përjashtuar edhe Alternativën që një ditë më parë e rrefuzuan.
Si do që të ndodh një gjë nuk duhet harruar se gjitha këto parti dhe këta lider e kanë mundësinë historike, njëkohësisht edhe përgjegjësinë kombëtare, për ta shfrytëzuar këtë shans historike, që të bëhën bashkë, nga se të gjitha i bashkon deshtimi kolektiv i shqiptarëve ndaj BDI-së, në të njejtën kohë.
Kjo është dëshira e vetme e popullatës shqiptare. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen, presioni i votuesve shqiptar për të dalë bashkë të gjitha partitë, opozitare po rritet. Atyre aspak nuk u intereson forma dhe modeli, i koalicionit, as kokfortësia dhe ego-ja e liderëve politike, as mënyra se si do bëhen listat e përbashkëta, ata shpresojnë në një platformë të përbashkët ku për qëllim do kishte barabarësinë e shqiptarëve në të gjitha nivelet, si dhe avansamin ekonomik, zhvillimore, me një fjalë ata duan dhe me të drejtë presin një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.
Andaj me të drejtë thonë BËHUNI BASHKE, ”nuk kemi kohë, për të humbur kohë”./Fol.mk/
Data 16.06.2026
Aktuale
- Shaqiri nga BDI: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk ka element sanksionues
- Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
- Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta doktori i fëmijëve, Edi Tushe
- Tottenham futet në garë për Tonalin, De Zerbi e ka prioritet absolut
- VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin!
- Lindja e Mesme gjen qetësinë? Vance: Trump mund të publikojë marrëveshjen me Iranin të premten
- Belgjika ndalet me barazim nga Egjipti


