Ministrja serbe për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq thotë se “Serbia nuk i gëzohet vendimit të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Joksimoviq në intervistë për TV Pink foli për pasojat e mundshme nga vendimi negativ i BE-së për Shkupin dhe Tiranën dhe euro-skepticizmin që ka nisur në opinion pas një vendimi të tillë. Ajo gjithashtu rikujtoi se si shteti i saj ka nisur bisedimet me BE-në. “Ishin të nevojshëm më shumë se tre vite për nisjen e bisedimeve dhe të hymë në procesin negociues”, tha Joksimoviq. Ajo thotë se nuk është thënë një jo vendimtare, por dëshpërimi ka ndodhur,…
Author: Rilinda
Reformat janë bërë, por do të thellohen me hapjen e kapitujve gjatë negociatave për anëtarësim në BE. Ky konstatim i kryeministrit, Zoran Zaev vjen si përgjigje ndaj ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie i cili ditë më parë deklaroi se Maqedonia e Veriut ka ngecur në reforma si pasojë e fokusit në gjeopolitikën rajonale. Zaev në një konferencë të institutit të trashëgimisë kulturore shqiptare me temë “ Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”, tha se hapja e kapitujve do të sillte përfitime të mëdha shoqërore dhe ekonomike. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet të cilat i ishin…
Një tjetër aksion policor është shënuar sonte në Saraj. Forcat të shumta policore që kanë zbarkuar sonte në Saraj të Shkupit, lidhen me aksionin rreth vjedhjes së nje makine, mëson Almakos nga informatat jozyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas informatave jozyrtare operacioni ka pasur në fokus një automjet të vjedhur të cilën e kanë ndjekur nëpër të gjithë qytetin e që ka rezultuar me sukses, mjet i vjedhur është lokalizuar pranë stacionit të autobusëve urban numër dy në Saraj. Rikujtojmë që forcat policore në ketë komunë kanë zbarkur muaj më parë, të cilët mbajne në mbikqyrje këtë zone.…
Holanda konsideron që Maqedonia e Veriut është e përgatitur për të filluar negociatat për hyrje në BE, pavarësisht mendimeve tjera brenda në BE, në të cilat Maqedonia nuk mund të ndikojë. Ambasadori holandez në Maqedoni Dirk Jan Kop për SDK ka deklaruar që “Holanda është për atë Maqedonisë së Veriut t’i jepet datë për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Evropian”. “Pikërisht për atë jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk ia doli të jep datën. Gjithsesi, qëllimi dhe mesazhi jonë, qëllimi dhe projekti jonë ngelin të njëjta: të përafrohet Maqedonia e Veriut gjithnjë e më afër BE-së dhe në moment të caktuar…
Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi ujore nëpërmjet komunikatës me shkrim është përgjigjur në kërkesat e blegtorëve të cilët sot organizuan protestë para Qeverisë, transmeton Nova. “Me kërkesë dhe në konsultim me blegtorët, këto ditë Qeveria ka marrë vendim për subvencion plotësues të ri për qengj të dorëzuar në shumë prej 400 denarë, me qëllim të zvogëlohen humbjet e rritësve të dhenve për shkak të çmimit të ulët për blerje” shkruan në komunikatën në të cilën gjithashtu thuhet që për dy ditë janë paguar gjithsej 195 milionë denarë për subvencionin plotësues nga 5 denarë për një kilogram arpë orizi dhe për…
Nina Angelovska, Ministrja e financave e komentoi raportin e fundit të “Duing biznes”, Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e 17-të, që nënkupton 7 vende më poshtë se vitin e kaluar. “Nuk është një rënie. Kjo varet nga mënyra se si e shihni dhe e interpretoni atë. Është mirë kur krahasohet të shihni të gjithë parametrat. Maqedonia e Veriut është akoma vendi më mirë i renditur në rajon. Nëse i shikoni të gjitha vendet e rajonit, ne jemi renditur më lart nga të gjithë”, deklaroi Angelovska. Ajo arriti të krahason Maqedoninë e Veriut edhe me vendet e Bashkimit Evropian, por jo edhe me…
Zyrtarja e lartë e VMRO DPMNE-së, Ivanka Vasilevska në intervistë për një portal serb, ka thënë se nëse Maqedonia detyrohet të shkojë kah federalizmi, duhet të mendohet për ndonjë aleancë me Serbinë. “Në një situatë kur nuk kemi mundësi juridiko-politike për të ekzistuar, kur nuk mund ta ruajmë shtetin nacional, duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha opsioneve”. Ajo madje ka thënë se e admiron metodën e politikëbërjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. “Unë e admiroj Vuçiqin dhe politikën e tij neutrale. Është shembull i vërtetë se si duhet një shtet të menaxhojë marrëdhëniet ndërkombëtare”- ka thënë Vasilevska. Ajo…
E shtunë, 28 Shkurt 1948 Natën e mirë, shpirt, Sonte të dua kaq shumë, mes të gjitha atyre netëve që të dua aq shumë. Është natë e mirë, thuajse e butë (netët e bukura e të mjegullta më bëjnë gjithnjë të mendoj për ty, nuk e di pse). Parisi ishte i bukur, në një mënyrë të fshehtë e të trishtë. Kalova një ditë të bukur sepse shkova në një ekspozitë të mrekullueshme pikture. Ke dëgjuar ndonjëherë për Paul Klee? Ishte gjysmë gjerman, gjysmë zviceran dhe vdiq në vitin 1940. Ka bërë pikturat më poetike dhe tërheqëse që kam parë ndonjëherë.…
Andre Morua ishte një shkrimtar që pëlqente tu shkruante grave letra, por dhe të lexonte prej tyre. Ja çfarë i shkruan ai në një letër njërës prej tyre , që ka e ka bërë të humb “durimin”. “Jeni një grua e mrekullueshme, Giselle. Biseda me ju është gjëja më e këndshme në botë. Jeni e mprehtë dhe rrëfeni bukur, por, megjithatë shkruani keq. Letrat tuaja janë të rralla, të shkurtra dhe më të shumtën e herëve pa interes. Ju e dini mirë këtë, prandaj dhe shkruani kaq pak. Do më thoni se nuk është aspak kështu, dhe se thjesht nuk…
Nëse ndodh në që në jetën tjetër/ rastësisht takohemi përsëri/A do të njihen vështrimet tona/ apo të huaj do të jemi unë e ti?/ Gjithsesi unë njësoj do të të dua/ bashkë apo të ndarë. Vargjet e mësipërme kaq shumë të njohura, janë shkruar nga Olga Isabel Chams Eljach (Kolumbi, 1922 – 2009) – poete kolumbiane me prejardhje libaneze. Është një nga poetet më të spikatura të vendit të saj, gjatë shekullit XX. Ka qenë anëtare e Akademisë Kolumbiane të Gjuhësisë qysh nga viti 1989, anëtare e Qendrës Artistike të Barrankijës, qytet dhe port i rëndësishëm në veri të Kolumbisë,…
Pas pak ditësh do të përkujtojmë 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989. Një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm për historinë e Gjermanisë, pa dyshim shprehja më mbresëlënëse e ndryshimeve historike që ndodhën asokohe kudo në Europën Qendrore dhe Lindore, pjesë e të cilave ishin dhe u bënë edhe zhvillimet e ndodhura në Shqipëri. Teksa hedh sytë nga procesi i ribashkimit të Gjermanisë, i rënies së Murit të Berlinit, kam thënë shpesh diçka, për të cilën jam i bindur thellësisht: Nëse ndryshimet e asokohe do të kishin ndodhur vetëm në Gjermani e jo edhe në vendet…
Duke kundërshtuar hapur paralajmërimet e BE-së se marrëveshje të tilla nuk janë në përputhje me rrugën e anëtarësimit në bllokun europian, kryeministrja serbe Ana Brnabic nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Beogradit dhe unionit ekonomik të udhëhequr nga Rusia. Edhe pse Brukseli e ka bërë të qartë se do t`I monitorojë me kujdes marrëdhënie të tilla, duke qenë se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE, Brnabic vuri firmën në krah të asaj të kryeministrave të Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Armenisë. “Kjo nuk është në kundërshtim me politikat tona pro-europiane; unë mendoj se kjo është plotësuese…