Çdo realitet, sado lart të arrijë, ai bart në vetvete faktorët e ndryshimit të tij. Besimtar i fortë me vetëdije të plotë është ai që mund t’i dallojë këta faktorë dhe të njohë mënyrën e shfrytëzimit të tyre në atë mënyrë që i bën ata pikënisje të ndryshimit drejt një realiteti tjetër, i cili lidhet me vlerat e besimit. Shaban SULEJMANI Islami është sistem që i sqaron paqartësitë dhe që mënjanon çdo lloj pengese që qëndron para njeriut, duke bërë që atë ta çlirojë nga frika, nga iluzionet e besëtytnitë, të cilat, fatkeqësisht, e kanë prangosur një besimtar, në disa…
Author: Rilinda
Çdo ditë që vjen është një dhuratë hyjnore, falenderoje Zotin, jetoje i lumtur dhe mbushe me vepra te mira, ështe njëra nga mesazhet që përcolli paqë teologu Elvis Naçi gjatë ligjerimit të tij në Preshevë. Përmbldhejen nga tribuna lexues të Almakos mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm :
Të paktën 41 të vdekur dhe 240 të plagosur është bilanci i sulmeve terroriste që tronditën aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Autoritetet turke bëjnë të ditur se tre kamikazë Þllimisht hapën zjarr në drejtim të njerëzve me pushke automatike, ndërsa më pas hodhën veten në erë. “Dy bomba shpërthyen dhe u dëgjuan shumë krisma armësh, kishte shumë panik në mesin e njerëzve të shtrirë në dysheme. Pas disa minutash ato na treguan një rrugë për tu larguar dhe qëndruam në bodrum për rreth një orë deri sa mbaroi”, tha një dëshmitar. “Po prisja për kontroll kur dëgjova krismat e para. Të…
Një prej segmenteve më të rëndësishëm të BFI-sëështë pa dyshim edhe ai i bamirësisë i cili kryhet përmes Organizatës së vet Humanitare “HILAL”. Si çdo vit me rastin e Muajit të Ramazanit, edhe sivejt kjo Organizatëështëçdo ditë në terren, duke i kaluar të gjitha myftinitë dhe duke shpërndarë pako me artikuj ushqimor e higjienik, për rastet e theksuara sociale. Rreth këtij aktiviteti, më gjërësisht, bisedojmë me kryetarin e OH “HILAL”, Mustafa ef.Dauti. Çka do të thotë ta zhvilloshë bamirësinë si akt humanitar përgjatë ditëve të agjërimit? Është një moment kur për çdo ditë përjetoj herëçaste gëzimi e herëçaste pikëllimi. Është…
Fjala e parë që Ademi (a. s.) dëgjoi nga Zoti i tij ishte mëshira. Zoti e filloi krijimin e gjithësisë me krijimin e mëshirës; fjalët e para që ia tha njeriut ishin “mëshirë”;librin që e shpalli për njerëzit e filloi me mëshirë dhe çdo kaptinë të Kuranit e fillon me mëshirë. Msc. Nasuf Strikçani Falënderimi i takon Allahut (xh.sh.), Mëshira e të Cilit nuk ka kufi dhe përfshin të gjithë krijesat. Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Krijues i Plotfuqishëm, Bujar i Pashembullt, që i derdh mirësitë e tij mbi të gjitha krijesat. Dëshmoj që Muhamedi (a. s.)…
Meqë agjërimi është adhurim (Ibadet), atëherë për të qenë i vlefshëm duhet të kryhet sipas rregullave dhe kushteve që kërkon ky adhurim, prandaj besimtari islam duhet të jetë i informuar se cilët janë ato elemente që e dëmtojnë, respektivisht që e prishin agjërimin dhe cilat janë ato veprime që nuk e prishin agjërimin. Prandaj, në vazhdim do të shohim se cilat janë ato sende që, sipas medhhebithanefij, nuk e prishin agjërimin. Nga Jusuf Zimeri Gjërat që nuk e prishin agjërimin – Të ngrënit dhe të pirit dhe marrëdhëniet intime që bëhen gjatë agjërimit me harresë. Këtë e vërteton hadithi i…
Ekrem Krasniqi nuk arriti as dy muaj të qëndrojë në krye të Stacionit Policor në Bujanoc, komunë kjo me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Zgjedhja e tij në muajin prill të këtij viti në postin e komandantit të Stacionit Policor ishte vlerësuar historike, pasi që ishte hera e parë që një shqiptar nga kjo komunë në Serbi të zgjidhej në krye të një stacioni policor. Por, javë më parë ai është larguar nga ky post me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Beograd, me t’u zëvendësuar me një serb. Bujanoci dhe Presheva, komuna këto me shumicë…
Itikafi është praktikuar nga Pejgamberi i Zotit (xh. sh.), nga bashkëshortet e tij, nga shokët e tij, si dhe nga shumë besimtarë të devotshëm gjatë historisë islame dhe ai vazhdon të praktikohet edhe nga shumë besimtarë të vendit tonë, por mjerisht jo në nivelin e duhur; kjo, si pasojë e mosnjohjes së rëndësisë së Itikafit Shkruan Qufli OSMANI Në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan i dërguari i Allahut (xh. sh.), Muhamedi (s.a.v.s.), i ka shpeshtuar dhe i ka shtuar ibadetet – adhurimet duke falur namaz dhe duke e madhëruar Krijuesin e Gjithësisë, sepse në dhjetë ditët e fundit…
Fshati Suharrën është mbi 30 kilometra larg qytetit të Bujanocit. Rruga që çon për në këtë fshat të Malësisë, është shumë e vështirë, raporton KTV. Momentalisht, në këtë pjesë të Malësisë jetojnë vetëm dy familje shqiptare. Madje, edhe këto dy familje janë të rrezikuara nga serbët e Vranjës dhe vazhdimisht kanë presion që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Dy muaj më parë, familja Bajrami është sulmuar nga 11 serbë të dehur. Selami Bajrami ka treguar në detaje së çfarë ka ndodhur pasditen e 22 prillit në oborrin e shtëpisë së tij. Ai ka thënë se kërcënimet janë të vazhdueshme që…
Kur agjërojmë në ditë të gjata, duhet të marrim jo lëndë ushqimore që treten lehtë, por që treten ngadalë, përfshi këtu lëndët ushqimore fibroze (grurë, elb, tërshërë, miell, thjerrëza, bishtaja, fasule, oriz etj.) Këto quhen karbohidrate komplekse, treten për rreth 8 orë, kurse lëndët ushqimore që treten shpejt, këtë e bëjnë brenda vetëm 3-4 orësh. Prim. dr. Mair Iseini Shumë njerëz e shikojnë agjërimin si një detyrim fetar, por vetëm pak njerëz i dinë përfitimet shëndetësore që sjell ai. Agjërimi është një praktikë e mirë nëse zbatohet siç duhet. Ai nxit eliminimin e toksinave nga trupi, e ul sheqerin në…
Respektimi i prindërve Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., krijuesit të gjithësisë; salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin s.a.v.s., familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë myslimanët që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Shkruan Orhan Sali Një ndër temat shumë të rëndësishme në Islam është edhe respektimi i prindërve, të cilin Allahu xh. sh. e ka ngritur në nivelin e respektit që i bëhet Atij. Allahu xh. sh. në Kuran in famëlartë thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që…
Nga prof. asoc. dr. Muhamet Bela Akademiku Rexhep Qosja, një ndër figurat më të shquara të kombit tonë, ka sot 80- vjetorin e lindjes. Për këtë korife të diturisë, shkencëtar, historian të letërsisë shqipe, prozator, dramaturg, kritik letrar, eseist, publicist, pedagog me virtyte të rralla, intelektual atdhetar dhe mbi të gjitha njeri me virtyte të çmuara, janë shkruajtur vepra, artikuj, janë mbajtur kumtime të shumta në konferenca, simpoziume e kongrese brenda e jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Natyrisht pa pretenduar se e njohim tërësisht korpusin e jashtëzakonshëm të veprave të tij, që për mëse një gjysmë shekulli i ka…

