Author: Rilinda

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDI-në, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët, transmeton Alsat M. “Për ne ajo mundësi është e hapur, kemi mundësi me të gjithë, fillimisht me partnerin tradicional që jemi në Qeveri kemi bisedime, kemi bisedime edhe me partitë opozitare. Kur flas për BDI-në, flas edhe për…

Lexo më Shumë

Shoqatat joqeveritare turke, shqiptare dhe boshnjake që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, organizuan një panair bamirësie për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti që goditi qytetin Elazığ të Turqisë. Në panairin që u organizua pranë xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, qytetarët treguan interes të madh. Anëtarja e Bordit Drejtues të Shoqatës së Kulturës, Artit dhe Edukimit, Leyla Şerif Emin, në deklaratën për gazetarët tha se në këtë panair kanë dhënë ndihma shumë shoqata, bamirës, studentë dhe miq nga Turqia. Ajo tregoi se edhe pse Turqia është një vend i fuqishëm dhe nuk ka nevojë për…

Lexo më Shumë

Vladimir Putin, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, ku është i ftuar nderi në krah të presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike. Rrjedha Turke është një projekt për të cilin është punuar prej 5 vjetësh tashmë dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarësh. Gazsjellësi do të transportojë gazin rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Europën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Ky projekt është pjesë e qëllimit afatgjatë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se: “E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve”, është shprehur Haradinaj. “Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”,…

Lexo më Shumë

Kosova prej tre muajsh ka një fitues zgjedhjesh por nuk ka një qeveri të dalë nga zgjedhjet. Presidenti Hashim Thaçi i dha sot edhe 48 orë afat kreut të Vetëvendiosjes Albin Kurtin për emrin e kryeministrit, ndërsa VV nuk ka ende marrëveshje me LDK e Mustafës. Por a do të ndodhë brenda dy ditësh ajo që po pritet prej tre muajsh nga Albin Kurti? Spartak Ngjela: Nuk po e presim nga Albin Kurti, por nga LDK. Kurtit i duhet kohë por derisa ka hyrë politika amerikane është mbyllur. Ambasadori amerikan dhe gjermanë kanë thirrur Mustafën. Do t’ja japin votën në parlament…

Lexo më Shumë

Ndotja enorme e ajrit ka rritur numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore. Pneumoftiziologu Femi Demiri, apelon që kësaj kohe të tregohet kujdes, sidomos nga të sëmurët kronik sepse gjendja e tyre mund të përkeqësohet. Ndotja e ajrit shkakton dëmtime të rënda në rrugët respiratore tek të gjitha grupmoshat, duke filluar nga fëmijët që janë më të ndjeshëm, tek moshat madhore dhe sidomos tek pacientët që kanë sëmundje kronike, deklaron pneumoftiziologu Femi Demiri. “Ndotja e ajrit tek të gjithë ndikon njëlloj. Mirëpo problemi është tek të sëmurët kronikë, të cilët edhe ashtu e kanë të keqësuar gjendjen e traktit…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet me vendet fqinje mbeten sfidë për Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2020, teksa vendi po bën përprjekje që të lëvizë drejt integrimit në strukturat euroatlantike, shkruan REL. Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me dy shtetet fqinje, Bullgarinë dhe Greqinë, për të përmirësuar raportet dhe për të tejkaluar dallimet. Për këto marrëveshje kanë punuar komisionet në nivel të ekspertëve, të cilët kanë pushuar aktivitetin e tyre gjatë periudhës parazgjedhore. Lidhur me dy marrëveshjet, komisionet për çështje të arsimit dhe historisë ende nuk kanë tejkaluar dallimet, veçmas kur bëhet fjalë për çështje kontestuese që kanë të bëjnë me historinë.…

Lexo më Shumë

Policët e burgut të Idrizovës sot pas mesnate janë sulmuar nga dy të burgosur në hapësirat e burgut të Idrizovës. “Më 6 janar në ora 08:30 në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 02:30 në burgun e Idrizovës, për deri sa po kryenin kontrollet rutinë, zyrtarët e policisë së burgut janë sulmuar fizikisht nga të burgosurit (S.S.) dhe (K.K.), Janë marrë masat e duhura për zbardhjen e rastit”-thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministrit i ri teknik, Naqe Çulev, duket se do të shfrytëzojë shumë shpejt të drejtën e tij për të ndryshuar kuadrot në pozita drejtuese në MPB. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të japë emrat që do të emërohen në postet drejtuese në sektorët e brendshëm, por zëdhënësi Stoillkov thotë se çdo ndryshim do të bëhet duke respektuar ligjin. “Nuk kam informacione konkrete se çfarë ndryshimesh po përgatiten në MPB, por me aq sa di dhe kam njohuri për Ligjin për Qeveri të Përzhinës, absolutisht ka bazë ligjore për ndryshimin e disa kuadrove udhëheqëse në MPB. Ajo që do të ndërmerret do të…

Lexo më Shumë

Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 12 prill, në masë të madhe do të bllokojnë zhvillimin e bizneseve të tyre. Kjo për shkak se qeveria teknike, që është formuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ka kompetenca të kufizuara, shkruan REL. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veripërndimore, Menderes Kuçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve ka goditur sektorin e biznesit. Sipas Kuçit, Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka kompetenca të kufizuara dhe kjo sipas tij, bllokon edhe procesin e punës në zhvillimin…

Lexo më Shumë

Fenomeni i shpërnguljes së shqiptarëve drejt vendeve të BE-së ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, ndërsa dalja e ulët e shqiptarëve në zgjedhje shumë më herët. Kjo sipas analistit Besim Nebiu dëshmon se migracioni nuk është shkaku kryesor për mosinteresimin e shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare. Në emisionin “Studio e Hapur” ai tha se janë partitë politike të deritanishme që kanë dëshpëruar votuesit shqiptarë dhe andaj ata nuk kanë interesim për të dalë në votime.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë të ankohet për mënyrën e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar në seancën aktuale. Politikologu Mahi Nesimi në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” tha se kjo parti bashkë me BDI-në që në vitin 2008 kanë filluar këtë praktikë edhe atë në mënyrë shumë të vrazhdë, kur pa prezencë të opozitës në Kuvend miratuan mbi 170 ligje për vetëm dy muaj në procedurë të shkurtuar. Nesimi kujton se kjo ngjarje kishte hyrë edhe në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë. https://www.youtube.com/watch?v=qSo-QzWGoOg&feature=emb_logo

Lexo më Shumë