Unë nuk kam punë me Ali Ahmetin por me 83 mij votues që mendojnë se z. Ahmeti është sovarni. BDI si parti është e kriminalizuar deri ne fyt, megjithatë sa ështe e moralëshme qe ju si Besë duke negociuar me ne u përfol për një letër rreth bashkëpunimit me PDSH-në! Labënishta duke sqaruar nebulozitetin e stories rreth asaj letre sureale shton që ajo letër që qarkullon nuk mban firmë dhe nënshkrim të ndonjë përfaqësuesi të Lëvizjes Besa. Ne potencon ai duam një poitik shqipatre të ndershme, me vizion. Me reformimin e këtyre partive poltike nuk do kemi problem të ulemi…
Author: Rilinda
Bekim Fazliu i PDSH-së, sonte në Click Plus në Tv21 duke folur për qeverinë e ardhshme i tha Nevzat Bejtës se nëse BDI bën qeveri me LSDM-në, PDSH-ja do ia jep dy deptetutë asaj qeverie. “Bëni me LSDM-në qeverinë ju japin dy deputetët e PDSH-së” u shpreh Fazliu. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/923701087760096/
Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta sonte në Click Plus në TV21 sonte u shpreh se PDSH-ja në këto zgjedhje është humbësja më e madhe sepse nga 7 deputet ra në 2 deputet. Sa i përket dorheqjes së Ali Ahmetit, Bejta u shpreh se ska pse të jep dorëheqje lideri i BDI-së pasi ai i ka fituar zgjedhjet.
Arben Taravari sonte në CLick Plus sonte në TV21 u shpreh se takimi i Aleancës dhe Ahmetit është bërë me insistim të kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk e ka votuar BDI-në, siç e kanë votuar disa të BESËS. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/923692784427593/
A do të behët apo jo platforma e përbashkët shqiptare? A mund të tejkalohen dallimet partiake për hir të kauzës? Për çka nuk jan të gatshëm shqiptarët të negociojn me maqedonasit. Bekim Fazliu nga rradhët e PDSH-së dekalorn që per tu ulur bashkë edhe unë jam pro, megjithatë duhet të mbajmë përgjegjësi për ndodhitë duke dhënë dorhëqje e të bëjmë më të mirën për shqiptaret. Labënishta duke ndërhyre me një replikë Taravarit të LR-PDSH-së kujton që Besa është nje parti që ka një detyrim dhe përgjegjësi për elektoratin shqiptar dhe në çdo moment do të jemi të kujdeseshem të mos…
Lideri i LSDM-Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska sot pasdite u takuan me përfaqësues të më shumë se 120 organizata, komunitete, grupe dhe sindikatat nga shoqëria e gjerë civile. Në takim u konstatua se së bashku mund të shkruhet historia demokratike në Maqedoni – Regjimi mposhtet me stilolaps dhe votë. “Mbi 612.000 qytetarë votuan për ndryshim, për liri, për drejtësi. Në Maqedonia fitoi koncepti i komunitetit dhe kjo është një përfitim i madh për vendin dhe qytetarët e saj. Ndryshimet i kemi arritur së bashku”, tha Zaev. Ata diskutuan për zhvillimet e mëtejshme në nivelin politik në procesin e demokratizimit të…
Seancën e parë konstituive të Parlamentit të Maqedonisë do ta udhëheqë kryetari i deritanishëm i Parlamentit, Trajko Veljanovski, e jo siç ishte paralajmëruar Branko Manojlovski i BDI-së, si deputet më i moshuar. VMRO-DPMNE thirret në një ndryshim të rregullores nga viti 2013, ku thuhet se seancën konstituive të Kuvendit e udhëheqë deputeti që e konvokon mbledhjen. Është interesant se ky ndryshim i rregullores ka qenë në fuqi edhe në vitin 2014, mirëpo në atë kohë seancën konstituive e ka udhëhequr deputeti më i moshuar, Stojanço Malinov nga Partia Socialiste e Maqedonsië, e jo Trajko Veljanovski edhe pse ai e ka…
Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, sërish në këtë fundvit është treguar dorështrënguar me faljen e shqiptarëve të dënuar, njofton Ina. Shumica e dosjeve të të burgosurve shqiptarë të cilët kanë mbërritur në tryezën e presidentit maqedon nuk janë miratuar, apo janë refuzuar. Këtë e vërteton edhe Avdil Jakupi, i njohur si komandant Qakalli. “Sot falën shumë maqedon të burgosur dhe fatkeqësisht asnjë shqiptarë. Nuk më falën as mua që kam bërë 13 vite burg. Nuk falën asnjë shqiptar”, është shprehur i revoltuar ai.
Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet pasnesër, më 30 dhjetor, në orën 13. Seancën e caktoi dhe me të do të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanoski. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga…
Reshjet e vogla lokale të borës të përcjella nga era e fuqishme në vend janë pasojë e arritjes së një mase shumë të ftohtë të ajrit nga veriu, shpjegojnë sinoptikët. Sipas Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike, sot dhe nesër do të fryjë erë me borë, më së shumti në Maqedoninë Perëndimore dhe nëpër male. Mbulesa e borës tanimë është formuar në malet Bistra dhe Sharr, ndërsa më e lartë është në Lazaropolë, 11 centimetra. Moti pritet përmirësohet nga e premtja. Për fundjavën paralajmërohet mot me diell, por me temperatura të ulëta. Për natën e Vitit të Ri temperaturat do të ulen…
Dimri dhe temperaturat nën zero kanë vështirësuar më shumë gjendjen e banorëve të Hasanbegut të cilët akoma nuk kanë riparuar dëmet nga vërshimet e gushtit. Banorët thonë se po jetojnë në dhoma të ftohta dhe pa kushte elementare për jetë. Ata madje thonë se në këtë periudhë përpos prej donatorëve privat, asnjë Institucion shtetëror nuk u ka ofruar ndihmë. “Një donator ka ardhur dhe na ka rregulluar nja dy dhoma dhe ato i kemi pa lyer brenda. Nuk ka kushte për banim, është dimër është ftohët . Sikur qenve kur u gjuhet një kafshatë. Nuk ka dal askush të na…
Pjesa më e madhe e parave në buxhetin e Kuvendit për vitin 2015 ishin shpenzuar për udhëtimin e deputetëve. Revizioni shtetëror në raportin e fundit thekson se duhet të rishqyrtohet mënyra e pagesës së transportit të deputetëve pasi dyshojnë në saktësinë e faturave të dorëzuara. Deputetët marrin 30 për qind të çmimit shitës për një litër karburanti për udhëtim me makinat personale deri në vendin e punës. Revizioni vlerëson se është e nevojshme të bëhet analizë e mënyrës së kompensimit të shpenzimeve të deputetëve për përdorimin e makinës personale, për qëllime zyrtare, në aspektin e kostos reale. Nëse konstatohen dallime…

