Author: Rilinda

Për tragjedinë në Tetovë, ku u djeg spitali mobil i Covidit ku ishin të shtrirë pacientë, është shprehur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët. Ka shkruar: Lutemi për ty Tetovë! https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZiadinS%2Fposts%2F2379838535480272&show_text=true&width=500

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale, ka njoftuar se VMRO-DPMNE është në dispozicion për të ndihmuar në tejkalimin e situatës në Tetovë. https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1955707631271353

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas rastit tragjik që ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku raportohet për disa persona të vdekur. Siç njofton zyra e Kryeministrit, eksplodimi në spital, ka marrë jetën e shumë pacientëve. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje. Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të lënduarit nga zjarri që kaploi spitalin mobil të Covidit në Tetovë, me urgjencë janë duke u dërguar në Shkup. “Zjarri tashmë është lokalizuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Ata urgjentisht transportohen në Shkup që t’u ofrohet kujdes adekuat, ekipet e Klinikës po mobilizohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është në Tetovë. Pas ekspertizës në terren do të njoftojë publikun për gjendjen faktike”, thanë nga MSh-ja.

Lexo më Shumë

Zv/komandimi i zjarrfikësve në Tetovë ka deklaruar se në orën 21:02 minuta është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në spitalin modular në Tetovë. “Ekipet për 3-4 minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes me rreth shtatë makina dhe mbi 30 zjarrfikës . Kur kanë arritur ekipet i tërë vendi ka qenë i përfshirë nga zjarri edhe brenda edhe jashtë, gjithçka që është nga ana jonë është përdorur, në orën 21:300 është lokalizuar zjarri, në orën 21:45 është likuiduar totalisht”, ka deklaruar zv/komandiri i zjarrfikësve. Ai theksoi se ka pasur edhe viktima. “Përderisa po shuhej zjarri, flakat ishin të mëdha, sepse spitali…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësi, Venko Filipçe ka arritur në Tetovë pas shpërthimit të zjarrit në Qendrën Covid. “Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima në zjarrin që shpërtheu në qendrën Kovid. Për momentin po përcaktohet numri i saktë i njerëzve që humbën jetën, të plagosurit dhe gjendja e tyre, theksoi Filipce. Ekipet e zjarrfiksave kanë vënë në kontroll zjarrin.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani është nisur drejt Tetovës, pasi shpërthyejnë flakët në qendrën Covid. Më herë ardhjen në Tetovë e kumtoi edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. “Për momentin po shkoj drejt Tetovës ku, për fat të keq, ka zjarr në qendrën Kovid. Menjëherë pas inspektimit të situatës, ne do të ndajmë informacionin zyrtar në lidhje me atë që saktësisht po ndodh. “Unë apeloj për qetësi ndërsa presim detajet e incendentit” shkroi Filipçe në Twitter.

Lexo më Shumë

Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës. Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin. Sipas informacioneve të para ka persona të lënduar dhe të vdekur e krahas pacientëve edhe të vdekur ka nga personeli mjekësor por informacionet ende nuk janë të konfirmuara

Lexo më Shumë

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi para mediave tha se dhimbja është shumë e madhe kjo që ndodhi në Tetovë. “Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi. Dyshohet edhe për viktima po ende nuk dihet diçka konkrete, por gazetari jonë është në vendngjarje dhe së shpejti do kemi informacione shtesë. Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës , derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.

Lexo më Shumë