Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg në konferencë për medie me presidentin Zoran Millanoviq sot në Zagreb deklaroi se Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi anëtar i Aleancës Veriatlantike për disa javë. Ai e falënderoi Kroacinë për mbështetjen në politikën e saj të dyerve të hapura. “E përshëndesim faktin se Kroacia është luftëtare e fuqishme për polikë të dyerve të hapura të NATO-s. Dhe së shpejti, për disa javë, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e 30-të, që tregon se dera jonë mbetet e hapur”, tha Slotenberg në konferencën për medie pas takimit me presidentin Millanoviq. Presidenti…
Author: Rilinda
Deputeti shqiptar nga radhët e Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM), njëherit edhe nënkryetar i kësaj force politike Muhamed Zekiri i shoqëruar nga kryetari Zoran Zaev dhe nënkryetari Oliver Spasovski kanë zbarkuar në një takim me banorët e fshatrave Opaj dhe Llojan të komunës së Likovës, raporton PressOnline.mk Në bashkëbisedim me banorët e këtyre fshatrave nënkryetari Zekiri ka folur për të arriturat e deritanishme në planin e brendshëm dhe të jashtëm të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja. Ai po ashtu ka folur edhe për përparimin e arritur në sferën e gjyqësorit, për të cilin theksoi se e verifikojë edhe Raporti…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se shteti i tij nuk do ta mbajë më i vetëm barrën e përkujdesjes për emigrantët. “Tashmë ka marrë fund epoka e sakrificave të njëanshme”, tha Erdogan, në një takim të partisë së tij, AKP, në Ankara. “Qëkur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100000 emigrantë janë nisur për në Evropë dhe ky numër, së shpejti, do të arrijë në një milion”, vazhdoi ai. Mijëra emigrantë kanë vërshuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në qytetin Edirne, pas njoftimit që bënë të premten zyrtarët turq se nuk do t’i ndalonin më emigrantët…
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se po zhvillon takime në emër të Kosovës pa mandat kushtetues. “Kjo nuk është hera e parë që ai ikën fshehtas nga Kosova për takime të tilla pa mandat kushtetues, pa mandat që ja ka njohur Kuvendi”, tha Haxhiu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7. ‘Ky është fundi politik i Thaçit. S’ka arritur të takojë presidentin Donald Trump dhe zëdhënësin e tij”, tha ajo. “As shkëmbimi territorial dhe as Zajednica s’do të kalojë”, tha ajo. “Pavarësisht pazareve që mund t’i bëjë Thaçi tani kemi një qeveri që…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi të hënën në Uashington presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”. “Takimi ka qenë korrekt, konstruktiv, pa ndonjë të veçantë”, tha Thaçi. “Është treguar një vullnet i mirë që gjërat të çohen përpara në interes të të dyja vendeve”, shtoi ai. Presidenti Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i…
Kryeministri Albin Kurti i ka shkruar letër presidentit amerikan Donald Trump. Në të shefi i qeverisë kosovare sqaron pse vendosi heqjen e pjesshme të tarifës ndaj produkteve të Serbisë. Mirëpo, dikush po mendon që qëllimi i letrës është që amerikanët të kthejnë vëmendjen nga kryeministri kosovar, e jo nga presidenti. Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Shpati.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e tyre për në Kosovë, siç tregon Adnan Asllani, aktivisti që bëri emblemën e UÇK-së, ishte përcjellë me vështirësi të njëjta sikurse edhe armatimi që hynte për ushtarët e UÇK-së. Stema e UÇK-së, që e bëri Asllani, ishte bartur edhe nga Adem Jashari. Nuk kishte pasur kundërshtime për versionin që ishte prezantuar. Në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) vendimet merreshin kryesisht me konsensus të plotë. “Si për ironi më kujtohet se shumë vonë, diku në verë 1998, pasi emblemat ishin shpërndarë në mesin e luftëtarëve, e…
Deputeti i LSDM Muhamed Zekiri ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhitit se nuk do ketë qeveri pa fituesin tek pala shqiptare. Zekiri këtë deklaratë e ka komentuar me fjalët: Mbaju Izet e mos ke frike vendin e keni ne opozit. Nuk mund të ketë qeveri në vend, pa fituesin e zgjedhjeve të bllokut shqiptarë. Këtë paralajmërim e bëri, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Reagim i Mexhitit vjen një dit pas koalicionit LSDM-BESA. Ai tha se Lëvizja Besa është parti e etur për pushtet dhe ka pranuar që të lidh koalicion me LSDM-në, pa asnjë…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi ky e ak uzoi gjatë ditës së djeshme se sa kishte qenë kryeministër, kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me NATO’n. Ndonëse nuk ia ka përmendur atij emrin, Thaçi i ka çuar një këshillë Kurtit nga Uashingtoni. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit, se politika e Kosovës, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA. Duke komentuar për Zërin e Amerikës…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se subjekti politik që ai drejton pas zgjedhjeve nuk do të pranoj biseda jo-parimore dhe se partnerët tjerë do të duhen t`i bashkohen parimeve të këtij koalicioni. “Sa u parket partive tjera shqiptare dhe koaliciooneve, dua tua bëjë me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale…
Kryetarët e LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami, e nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Mësohet se kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në zgjedhjet e 12 prillit do të jetë bartës i listës zgjedhore në njësinë e gjashtë në të cilën pritet të ketë edhe deputet nga LSDM-ja, kurse vende të sigurta për deputet BESA pritet të ketë edhe në njësitë tjera zgjedhore.
Komisioni për Integrime miratoi sot unanimisht draft-planin e punës për vitin 2020 Anëtarja e Komisioni për Integrime nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra tha se Qeveria Kurti nuk ka proceduar asnjë projektligj ende në Kuvend për shqyrtim. “Është për keqardhje që asnjë projektligj i Qeverisë nuk e kemi në kuvend dhe besoj që nevojat e qytetarëve janë të mëdha. Po ashtu kjo Qeveri nuk ka as plan qeverisës ende. Propozoj që të ftohet në Komision edhe ministri i Integrimeve Evropiane për planin e tij në integrimet evropiane”, tha ajo. Por, anëtarja tjetër e Komisionit, Fitore Pacolli nga VV kërkoi nga…

