Televizioni Top Channel nga Tirana dy diteve te fundit ka plasuar dezinformata te vazhdueshme lidhur me zhvillimet në Maqedoni, duke rrezikuar reputacionin e këtij mediumi para opinionit shqiptar në Iliridë, shkruan IliridaFreePress. Ky televizion ka plasuar informacione në favor të BDI-së, të cilat në fund u treguan të rrejshme.
Author: Rilinda
Në dalje para mediave, zëdhënësi i BDI-së, tha se në takim kanë diskutuar me të gjithë anëtarët, miqtë e BDI-së në lidhje me opsionet që kanë pasur në tavolinë. “Në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterur argumentet nga këto debate, se nuk kemi argumente për tu përcaktuar për njërin nga 5 opsionet të shtruar në tavolinë, pra do të vazhdojmë diskutimet edhe në vazhdim”, tha Osmani. Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim. Ja dhe deklarata e tij e plotë: https://www.dailymotion.com/video/x5a0deo_ja-dhe-deklarata-e-plote-e-zedhenesit-te-bdi-se-bujar-osmani_news
Gjatë protestave në Uashington të SHBA-së, kundër Donald Trump, vinë mesazhe edhe për BDI-në. Ja çfarë shkruan në njërën nga parullat:
Në selinë e VMRO-DPMNE është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e koalicionit, nga e cila mbledhje pritet të konfirmohet ndonjë vendim në lidhje me negociatat me BDI-në për të formuar Qeverinë e re. Publicisti Milazim Krasniqi, për këtë çështje i ka thënë lajmi.net, se vet fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë dhe nuk ka vendim definitiv të BDI-së, tregon krizën e thellë që ka pllakosur BDI-në. “Fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë, ende nuk ka…
I nderuar Kryeministër Edi Rama, Unë që po ju shkruaj jam ish pjesëtarë/epror i UÇK-së 2001. I nderuar kryeministër meqë ju ndërmjetësuat në unifikimin e subjekteve politike Shqiptare të Maqedonisë poashtu edhe në hartimin e një agjende kërkesash me interes për Shqiptarët e Maqedonisë ndërsa aty mungon një çështje që është poashtu jetike për ne ish pjestarët e UÇK-së dhe gjith Shqiptarët e Maqedonisë Ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001. Prandaj ju lutem nga zemra në emër të shumë ish pjestarëve të UÇK-së që të ushtroni ndikimin tuaj te partia Shqiptare BDI pjesmarrëse në formimin e Qeverisë…
Presioni i fuqishem i bashkësisë ndërkombëtare ka penguar dëshirën e Ali Ahmetit dhe disa bashkëpunetorëve të tij që të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, njoftojnë burime partiake për mediumet maqedonase. Sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët ia kanë kujtuar edhe njëherë Ahmetit se VMRO dhe BDI janë humbesit më të mëdhenj të 11 dhjetorit, prandaj vendimi eventual për të bë një koalicion kundër vullnetit të popullit, mund të destabilizojë Maqedoninë. Diplomatët perëndimorë kanë kerkuar nga Ahmeti që të përkrah një qeveri të LSDM-së me opozitën shqiptare, mirëpo sipas burimeve partiake, Ahmeti është përgjigjur se nuk mund të ja kthejë në këtë moment…
Largimet e funksionarëve të BDI-së nuk kanë të ndalur. Sipas tyre, i fundit nga selia e kësaj partie, para disa minutave është larguar Hazbi Lika, udhëheqësi i krahut partiak të BDI-së. Nuk dihet nëse ai largohet përfundimisht nga BDI-ja. Lika është larguar pasi nuk ka arritur ta bindë Ali Ahmetin të mos shkojë me VMRO DPME-në. disa funksionarë të kësaj partie po shtohet vazhdimisht revolta për shkak të lojes që kjo parti po bën me opinionin shqiptar edhe pse, siç thonë, marreveshja për koalicionim me VMRO DPMNE-në është arritur para dy javëve.
Sapo ka nisur edhe të mblidhen edhe zyrtarët e lartë të partisë së VMRO-DPMNE-së. Por, ajo që bie në sy para selisë janë gazetarët të cilët nuk lejohen të futen brenda selisë për t’u ngrohur. Me kërkesë të ekipeve të gazetarëve për t’u futur brenda dhe për t’u ngrohu, nga sigurimi i u është thënë se nuk ka vend brenda, dhe se të gjitha hapësirat janë të mbushura me anëtarë dhe zyrtarë të kësaj partie. Gazetarët tashmë që dy orë janë jashtë para selisë së VMRO në temperatura shumë të ftohta.
Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE derisa ka hyrë në selinë e VMRO-DPMNE-së ka refuzuar të jap prononcim. Ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe forcë ka larguar mikrofonët. https://www.youtube.com/watch?v=otA2VKRkkUc
Në selinë e OBRM-PDUKM-së kanë filluar të mblidhen liderët e partive që janë në koalicion me këtë parti. Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nga ora 17 po qëndron në selinë duke i pritur ata. Ekipi i TV21 para selisë së kësaj partie takoi edhe kreun e Lidhjes së Romëve, Amdi Bajrami. Ku ky i fundit theksoi se nuk do të lejojnë që Nikolla Gruevski të mos jetë kryeministër i ardhshëm. https://www.youtube.com/watch?v=Fm9YA-3jQLY
Kryetari i komunes se Gostivarit, njëherit nenkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta, është afër largimit nga BDI-ja, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre, Bejta ka refuzuar arsyetimin se BDI do të merr 8 ministra dhe se ky do të jetë akt historik, sepse në mesin e ministrive që do ti marrë kjo parti është edhe MPB dhe kryetari i Parlamentit, por ka theksuar se do të ishte turp që të bëhet edhe njëherë koalicion me VMRO-në.
BDI para 30 minutave i ka derguar disa kerkesa te reja VMRO-DPMNE-së. Burime të Gazetës Lajm thonë se BDI pranon qeveri me VMRODPMNE-në, por pa Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovskën dhe Mile Janakievskin. Mirëpo burimet tona shutojnë se këto kërkesa janë pjesë e skenarit të përbashket te VMRO-së dhe BDI-së për të mbetur bashkë në pushtet, por pa e dëmtuar rejtingun e BDI-së te shqiptarët, sepse për Gruevskin dhe Mijallkovin mbijetesa e BDI-së në krye me Ali Ahmetin për VMRO-DPMNE-në është me rëndësi jetike.

