Author: Rilinda

Lojë nervash. Kështu shkurt mund të përshkruhen ngjarjet që pasuan pas skadimit të afatit të Nikolla Gruevskit për të formuar Qeveri. Inspektorët kanë hyrë në zyrat e komunës ku president janë pjesëtarë të BDI-së, të cilët janë deklaruar kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, shkruan DW në gjuhën maqedonase. Derisa lideri i LSDM-së po pret mandatin për të formuar Qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov paralajmëron se do të fillon “konsultime me institucionet përkatëse dhe partitë politike”. Këtë Ivanov e zbuloi dje në takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar. Nga kabineti i presidentit nuk janë të kapshëm për të sqaruar se cilat janë ato “institucione…

Lexo më Shumë

Grupi i Aleancave Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian kërkojnë që tani LSDM-së t’i jepet mundësi për formim të Qeverisë. Pas debatit për raportin e Komisionit Evropian të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 në Komitetin për Punë të Jashtme, nënkryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Viktor Boshtinaru deklaroi: “Pasi që VMRO-DPMNE nuk pati mundësi që të formojë Qeveri deri në skadimin e afatit, partia e dytë e cila është më e madhja sipas numrit të votuesve, LSDM-ja, duhet të fitojë mundësi për formim të Qeverisë. I bëjmë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që të krijojë kushte për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, konfirmoi se inspektorët e Inspektoratit të Punës kanë paralajmëruar vizitë në Komunë. “Sot pushoj. Nuk janë në punë. Por, nga Komuna më kanë treguar se përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës kanë paralajmëruar se do të vijnë. Se a kanë qenë me të vërtetë, nuk e di”, tha Mexhiti. Në pyetjen se këto vizita a vijnë pas vendimit të BDI-së për të mos koalicionuar me VMRO-DPMNE-në, ai thotë “Nuk e di pse është vizita. Ndoshta i kontrollojnë filtrat për duhan a janë okej”. Inspektorati i Punës pa paralajmërim në zyrën e Teuta Arifit Dje,…

Lexo më Shumë

Me mbarimin e dëshmive materiale të Prokurorisë Publike, që pritet të ndodhë me seancën e fundit të 3 shkurtit lidhur me lëndën gjyqësore për “Lagjen e Trimave”, procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve shqiptarë hynë në fazën përfundimtare, pas të cilës duhet të sillet aktgjykimi nga Trupi gjykues i Gjykatës Penale në Shkup. Avokati Naser Raufi ka njoftuar se ky gjykimi për opinionin pritet të hapet me datë 9 shkurt, me çka siç tha ai, gjatë këtij muaji janë paraparë të mbahen edhe shtatë seanca tjera të hapura. Përpos karakterit të hapur që do të kenë këto seanca, ajo çka…

Lexo më Shumë

Avokati Aleksandar Tortevski, duke kometuar ndodhitë në skenën poltike, në deklaratë për “Fokus” thotë se tani, që kur Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeveri, presidenti Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, është i obliguar mandatin t’ia dorëzojë LSDM-së. Në të kundërtën, Tortevski thotë se presidenti do të përgjigjet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Nga mbrëmë në mesnatë, praktikisht mandati i është kthyer Gjorge Ivanovit. Kështu që, ai duhet tani atë ta dorëzoj te partia tjetër sipas numri të mandateve të fituara në kuvend. Ivanov duheshte të bëjë konsultime në dhjetë ditët e para, kur mandati ishte te ai. Ajo ishte kohë…

Lexo më Shumë

Për maturantët e shkollave të mesme sot ka filluar testimi ekstern por sipas nxënësve kishte disa parregullsi. Disa nga maturantët për TV21 thanë se vëzhguesit të cilët në të njëjtën kohë janë edhe profesorët e tyre, nxënësve që kanë nota të larta ua kanë plotësuar testin, me qëllim të tregojnë rezultatet e njëjta apo të ngjashme edhe në testet eksterne. Gazetari: A vërejte gabime gjatë testimit ekstern ? Nxënësi: Vërejta disa gabime, por mua profesori ma plotësoi testin. Edhe këtë vit kishte pyetje të pakuptimta dhe përkthim joadekuat dhe në disa raste edhe pyetje dy gjuhësore, për të cilat ankoheshin…

Lexo më Shumë

Pas njoftimeve se kryetari Ivanov është njoftuar nga Kuvendi se nuk është dorëzuar asnjë program e as përbërje qeveritare nga mandatari Nikolla Gruevski, kryetari Ivanov do të fillojë konsultat për hapin e radhës. Për këtë qëllim, kryetari Ivanov do të takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski. Pritet që mandati për të formuar qeveri, t’i jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Megjithatë, disa ekspertë konsiderojnë se Ivanovi e ka shkelur Kushtetutën me mandatimin që i bëri Gruevskit. Kushtetuta thotë se mandati për formimin e qeverisë duhet t’i jepet partisë ose koalicionit të partive që sigurojnë shumicë parlamentare.

Lexo më Shumë

Vendkalimi kufitar i Maqedonisë me Greqinë, në pikën e quajtur Evzoni, është i bllokuar edhe sot për hyrje-dalje, nga bujqit grek të cilët kanë filluar një grevë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bllokada ka filluar dje në ora 16 e 30 dhe lejohet të kalojnë kufirin vetëm këmbësorët. Nuk ka informacione nga pala greke se deri kur do të zgjatë bllokada, pasi Sindikata e bujqve ende nuk kanë sqaruar.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 23, një person anonim ka paraqitur se është vendosur bombë në Parlamentin e Maqedonisë. Nga MPB e konfirmojnë rastin, por të njëjtin thonë se paraqitja për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm. Në komunikatën e kësaj ministrie thuhet se ekipet antiterroriste kanë kryer kontrollet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Parlamentit dhe se nuk është gjetur asnjë lloj mjeti shpërthyes. “Një person i panjohur me zë burri në orën 23:02 në numrin telefonik 192 ka lajmëruar se në ndërtesën e Kuvendin është vendosur bombë. Është konfirmuar më pas se personi që ka…

Lexo më Shumë

“Edhe më tej vazhdon bashkëpunimi i rëndë me Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup”, ankohen sot Prokuroria Speciale Publike (PSP), në lidhje me siç thonë ata, obstruksionet që u kryhen nga Gjykata Themelore Shkupi 1. “Më 20.01.2017 gjykatësit kujdestar të Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i janë dorëzuar disa kërkesa për dhënie të urdhrit për bastisje. Kërkesat kanë të bëjnë me procedura të ndryshme hetimore dhe parahetimore të cilat i zbaton kjo Prokurori. Në vazhdën e kërkesave tona janë dorëzuar edhe dëshmi dhe bisedime të bisedave telefonike nga ndjekja e paligjshme e komunikacioneve për,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët konsideron se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Në dy pronocime të ndara për TV 21 dhe TV Telma, Ziadin Sela ka përsëritur se koalicioni i udhëhequr nga ai nuk do të pranojë të mbahen zgjedhje vetëm sepse kjo u konvenon disa politikanëve maqedonas të cilët mundohen të shpëtojnë kokën e vet. Sela thotë se u bë mirë që Gruevski nuk siguroi shumicë parlamentare, pasi që në fushatë bëri thirrje për pamundësim të të drejtave për shqiptarët, ndërkaq konsideron se Ivanovi e ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën sepse është nën urdhrat e Gruevskit. Në lidhje me…

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht gjatë paraditës do të jetë i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës pritet që të rriten temperaturat. Paradite në disa lugina do të ketë vranësira të lehta dhe mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -12 deri në 5, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë mot i ngjashëm me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri -11 deri, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 3 gradë celsius. Deri të mërkurën moti do të jetë kryesisht…

Lexo më Shumë