Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit. “Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit. Ivanov në takimin e djeshëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se…
Author: Rilinda
Në opinion mbizotëron bindja se PSP do të ndalojë me punë pas një viti e gjysmë nga themelimi i saj, gjegjësisht, në fillim të verës duhet t’ia vendosë çelësin derës dhe se bisedimet e përgjuara nuk do të hetohen, shkruan BIRN. Kjo përshtypje është krijuar më së shumti që Janeva të ngrit aktakuza në afat prej 18 muajsh, pasi që Marko Zvërlevski ia ka dhënë lëndët lidhur me “bombat”, të iniciuara sipas padive nga LSDM dhe pasi që i ka marrë bisedat e përgjuara nga Zoran Zaev. Me kaq afat nuk mund të hetohen të gjitha lëndët për krim dhe…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha të shpeshta të diellit dhe me mjegulla mesatare, do të fryejë erë e lehtë në drejtim të juglindjes. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri 1 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 8 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 4 gradë celcius.
“Lëvizjes BESA asnjëherë nuk i kanë interesuar postet, por angazhimin politik e kemi vënë në funkcion të ndryshimit të gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Rrjedhimisht, mua personalisht nuk më intereson të jem kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, por do t’i prijë betejës politike që të kemi jo vetëm parlament që do të flet shqip, por edhe do ta definojme Maqedoninë shqiptare. Neve të Lëvizjes BESA nuk na vlejnë postet që e bëjnë të fortë individin, por do të bëjmë çmos që ta forcojmë popullin”, kjo ka qenë përgjigja e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ndaj zërave se ai do…
Profesori universitare, Mersim Maksuti në emisionionin Click Plus në tv21, theksoi se Zaevi nuk duhet ta pret Ivanov duhet të fillojë që sonte bisedimet me partitë shqiptare. “Zoran Zaevi nuk duhet ta pret Presidentin Ivanov, ai që sonte duhet të hyjë në bisedime me partitë shqiptare”, theksoi Maksuti. https://www.youtube.com/watch?v=_yvbwqt6llQ
rofesori universitar, Ylber Sela në emisionion Click Plus në tv21, theksoi se Zoran Zaevi e ka shumë të qartë nëse e pranon platformën e shqiptarëve, atëherë mund ta formojë shumicë. Shumë punënn e qartë e ka Zoran Zaevi, LR-PDSH-ja ka theksuar se nëse pranohet platforma shqiptare do hyjë me BDI-në në koalicion, tash është momenti që BDI ta diskotojë këtë opsion, Zoran Zaevi e ka shumë të lehtë e pranon platformën mund ta krijojë shumicën”, theksoi Sela.
Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në Click Plus në tv21, ka treguar edhe shkakun kryesor se pse BDI-ja nuk ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE. “VMRO-DPMNE nuk ka pasur gadishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, theksoi Talat Xhaferi. Ai theksoi se që nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për opsinionin e dytë që e shtroi BDI në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicionim me LSDM-së, poqëse ai i pranon deklaratën dhe platformën shqiptare. VMRO-DPMNE është konsumu, nesër nisin bisedimet për opsionin e dytë. “Deri sa nuk kemi…
Profesori Univerzitar Mersim Maksuti është decid se Presidenti i shtetit e ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë që në start. Në RM-së mandati i jepet kualicionit të partive që ka shumicën, ai nuk bëri konsultime që në start, këtë hap ai e ka të vonuar, këtë duhet te bënte në 10-të ditët e para. Baza e problemit është këtu: Presidenti e shkeli Kushteutën atëher (partitë heshtën, nuk reguan në kohë) të shkojnë në këtë princip: mandatari e konsumojë të drejtën për të bërë qeverin (Gruevski) ndaj tash i takon ti jepet Zaveit. Kjo është rregulla dhe shtylla e demokracisë që duhet…
Autor: Xhevdet Pozhari Në mandatin e kaluar qeverisës kur Bashkimi Demokratik për Integrim kishte njëzet deputetë, asnjë shqiptar i Maqedonisë nuk e kishte të qartë pse ajo i nënshtrohej VMRO-DPMNE-së sikur të ishte degë e saj në Strumicë, e jo parti e vetuar nga shqiptarët. Kur BDI ja ishte e fortë dhe mospërfillëse ndaj shqiptarëve, askush nuk e dinte se çfarë marrëveshje kishte bërë me Gruevskin, e as që bëhej fjalë për llogaridhënie para shqiptarëve për të bëmat e saja. Pavarësisht se dikur BDI – ja ishte e fortë dhe kishte e vetme thuajse aq deputetë sa kanë të gjitha…
VMRO-DPMNE kërkon llogari nga ndërkombëtarët të cilët u prononcuan për vazhdim të bisedimeve dhe formimin e Qeverisë së re. Me ton të ashpër, partia e Gruevskit kërkon që ambasada e SHBA-ve të sqarojë qëndrimin e djeshëm dhe të saktësojë nëse kjo nënkupton se ambasada amerikane përkrah idenë që mandati duhet t’i kalohet partisë së dytë. VMRO-DPMNE kërkon sqarim nëse SHBA sugjeron dhe kërkon nga Maqedonia dhe partitë në parlament që të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare dhe a mundet që kjo ftesë të interpretohet si qëndrim zyrtar i administratës së SHBA-së, që partitë sipas radhës aktuale me fuqinë që…
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend për qeverinë e re nëse presidenti e mandaton liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ibrahimi sqaron se partia që përfaqëson ai është shumë e interesuar për ta larguar nga skena politike Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO – DPMNE lidershipi i së cilës thotë se është i inkriminuar dhe udhëheq politika antishqiptare Ne nuk e kemi fshehur se nëse është në interes të largimit të VMRO-së dhe këtij lidershipi të saj prej skenës politike në Maqedoni, mund të bashkëbisedojmë me Zaevin për…
Varfëri e skajshme mbizotëron në familjen Qaili nga Shkupi. Frikë deri në palcë nga shkaku se shtëpia mundet që në çdo moment të rrënohet. Ka mungesë të druve për të zbutur acarin. Shtëpia është e ftohtë dhe anëtarët e familjes janë të uritur. Gjendja e rëndë shëndetësore e kryefamiljarit pamundëson atë të punoj dhe ta mirëmbaj familjen, tri vajzat 7, 4, 2 vjeçe të cilat kërkojnë që të jetojnë në kushte normale sikur bashkëmoshatarët e tyre, në këtë mënyrë dhe me kushte të këtilla i shtyjnë ditët kjo familje. Kryefamiljarja Lumturie Qaili, mes lotëve tregon se ka frikë që të…

