Author: Rilinda

Sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21 me fillim në ora 21:30, nis debati me temë Guha shqipe, a e zgjidh krizën?! Debatojnë: -Ejup Alimi, BDI -Muhamed Ismaili, Uniteti -Bajram Pollozhani -Milaim Fejziu Partitë po i thonë fjalët e fundit, kurse java e ardhshme pritet ta përcaktoj fatin e qeverisë së ardhshme! Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, a ka lënë në plan të dytë të gjitha premtimet tjera parazgjedhore? A do të jetë “shqipja” hapi i parë drejt Maqedonisë së dëshiruar qytetare, apo do të jetë pengesë në formimin e qeverisë? Ka, apo nuk ka, barriera ligjore për ta…

Lexo më Shumë

Gjykatësit në Gjykatën Penale të Shkupit të cilët ishin ndër të rrallët që miratuan ndonjë prej kërkesave të Speciales, ose publikisht ankoheshin në punën e gjykatës janë zhvendosur në pozita të reja më të ulëta. Ajo që bie në sy është gjykatësja Vesna Dimishkova e cila i kishte dhënë leje ekipit të Janevës për bastisje në DSK dhe në banesën e Kosta Kërpaçit. Në vend që të gjykoj lëndë në procedurë paraprake tani do të merret me lëndët e adoleshentëve. Nga pozita gjykatës në procedurë paraprake është larguar edhe Slavica Andreevska e cila përcaktoi paraburgim për kryetarin e komunës së…

Lexo më Shumë

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin i cili dje papritmas ndërroi jetë në Nju Jork, në vitin 1992 ishte përfaqësues i Moskës që e solli notën me të cilën Federata Ruse zyrtarisht pranoi R. e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Në atë kohë më saktë nga qershori 1992 deri në tetor 1994, Çurkin ishte zëvendës i ministrit të atëhershëm rus për punë të jashtme, Andrej Kozirev. Sipas disa burimeve, pikërisht Kozirev ishte dashur, disa muaj më herët, të dërgoj notën për pranim në Shkup, por në fund kjo detyrë iu besua Çurkinit. Ndryshe, në vitin 1992 Kozirev…

Lexo më Shumë

Katër kryeshefa të policisë të vendosur nga ministri Oliver Spasovski, janë nën hetime të Prokurorisë për krim të organizuar dhe kriminal që udhëhiqet nga Marko Zvërlevski, për parregullsitë gjatë zgjedhjeve të vitit 2014 dhe 2016-të, vërtetojnë për TV Telmën burime nga organet hetimore. Si i kanë zgjedhë të dyshuarit dhe për çfarë i ngarkojnë, nga prokuroria nuk përgjigjen. Nga prokuroria deklaruan se procedura është e hapur për më shumë ish-funksionarë të MPB-së, si dhe për persona të tjerë fizik dhe juridik për shkak të dyshimeve se a kanë kryer ndikim ndaj mënyrës së votimit në forma të ndryshme. Nga prokuroria…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri për punë të jashtme Nikolla Popovski në një intervistë për mediat kroate deklaroi se kriza politike po e stagnon zhvillimin ekonomik në vend, si dhe shprehu dyshimin se në çfarë forme do të formohet qeveria e re dhe se a do të vendoset për zgjedhje të reja. “Me siguri dimensioni ekonomik është edhe motivi më i lartë për stabilizim më të shpejtë. Kriza politike me siguri e ngadalëson rritjen ekonomike që edhe më parë ka qenë mes më të mirëve në rajon akoma mbetet mirë, por me siguri shumë më mirë do të ishte derisa të përfundojë…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian sot nuk ka dashur ta komentojë platformën e partive politike të shqiptarëve, por përsëriti se pret që së shpejti të formohet Qeveria e cila do të ketë mbështetje të gjerë politike. “Ashtu edhe siç deklaruam, nuk spekulojmë për formimin e Qeverisë, për programin në Maqedoni, por ajo që ne e presim është që pasi u mbajtën zgjedhjet, shpejtë të formohet edhe Qeveria e cila do të ketë mbështetje të gjerë politike dhe e cila do të përkushtohet në implementimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave prioritare. Ky është mjaft pozicion i qartë, ajo është…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes kumtesës paralajmëron rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve, duke theksuar se askush nuk do ta pengojë drejtësinë në Republikën e Maqedonisë. “Në Maqedoni do të zbatohen reforma tërësore sipas raporteve të Rajhard Pribe dhe të Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve, e jo sipas ditektivave partiake si deri më tani. Për këtë shkak të gjitha përpjekjet e krimnelëve, dhe shpresave, se mund ta evitojnë drejtësinë janë të padobishme”, qëndron në kumtesën e LSDM-së. I porosis institucionet, siç qëndron në…

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej 11 aksidenteve rrugore të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material. Dje nga ana e policisë rrugore, janë sanksionuar dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentshofer, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 12 shoferë nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë sanksionuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë dritës së kuqe të semaforit për këmbësorë. Janë…

Lexo më Shumë

Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999. Në vitin 2000 më 21 shkurt është promovuar si Ditë e linguistikës dhe shumëllojshmërisë kulturore dhe multilinguizimit. Në botë sot fliten rreth gjashtë mijë gjuhë, ndërsa gjysmës u kanoset zhdukje në shumë pjesë të botës. Rreth 200 vende gjenden para sfidës që t’i ruajnë “gjuhët e vogla” dhe të kujdesen që ato të përdoren së bashku me gjuhët botërore. Sipas statistikës, në tre shekujt e fundit ka zhdukje ose ulje dramatike të numrit të gjuhëve,…

Lexo më Shumë

Stefan Vllahov Micov nga Manifesti maqedonas në TV Nova ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike, si çështja për formimin e qeverisë së re, PSP-në. Micov ka shtuar se marrja e vendimire pas legjitimitet të dhënë nga populli nga ana liderëve politikë, plotësisht është rënim i strukturave shtetërore të sigurisë. ‘Kryetari i shtetit nuk duhet të mashtrohet dhe të jep mandat për formimin e qeverisë së re elementeve kundër shtetërore’, shtoi ndër të tjera Micov.

Lexo më Shumë

Sallat e operacioneve në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Svet Naum Ohridski” së shpejti do të mbyllon, ndërkaq për momentin operohen vetëm pacientët të cilët më parë kanë caktuar termin për intervenime kirurgjike ose të cilët duhet të kenë trajtime të tjera. Kompetentët në spital sqarojnë se rikonstruimi i cili ka filluar më 13 shkurt është duke u zhvilluar në etapa për shkak të pacientëve të cilët kanë caktuar termin. “Rikonstruimi i spitalin është në rrjedhë, por po bëhet me etapa me qëllim që maksimalisht t’i respektojmë pacientët të cilët kanë caktuar termin për mjekim. Ashensori nuk punon për shkak…

Lexo më Shumë

Një grua e moshës rreth 60 vjeç është vrarë mbrëmë në Ohër. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski e konfirmoi informatën, pa paraqitur hollësi rreth rastit, përveç se është kryer ekspertizë kriminalistike-teknike në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për plaçkitje të kryer mbrëmë rerth orës 20:00, me ç’rast ka pësuar gruaja e cila ka rezistuar gjatë tentimit për t’u grabitur në banesën e saj në të cilën ka jetuar vetë në një ndërtesë në rrugën “Galiçica”.

Lexo më Shumë