Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga pozita e zv.kryeministrit, Avdullah Hoti. Lajmi është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njoftimi i plotë Kryeministri në detyrë Kurti, shkarkon nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrëë, Avdullah Hotin Prishtinë, 25 mars 2020
Author: Rilinda
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë. Bahtiri ka thënë se Kurti e ka mbrojtur Kosovën dhe se mandatin e nuk mundet t’ia marrë askush. “Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë. Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19”, ka shkruar Bahtiri në Facebook. “Falënderime dhe…
Gazeta amerikane, Nju Jork Times, ka publikuar një shkrim për rrëzimin e qeverisë Kurti në kohën kur është shpërndarë pandemie në glob. Prestigjiozja shkruan se rrëzimi erdhi me një ndihmë të vogël nga SHBA’ja. Kryeministri i Kosovës humbi në mocionin e votëbesimit të mërkurën, pjesërisht për mënyrën se si reagoi ndaj pandemisë. Kritikët thonë se edhe diplomacia amerikane luajti një rol. Kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie kombëtare të mërkurën pasi një shumicë e ligjvënësve në Kosovë votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshje politike që lidhej pjesërisht me…
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u ka thënë kolegëve deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se Qeveria Kurti do t’ua shkarkonte edhe kryetarin e partisë, Isa Mustafa, nëse do të kishte qenë pjesë e ekzekutivit. “Edhe Mustafën do t’ua kishim shkarkuar, do t’ju kishim liruar edhe prej tij”, është shprehur Basha në seancën e Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. “Keq e keni, nuk funksionon në këtë qeveri nëse nuk punon”, ka theksuar ai, duke mbrojtur kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Basha…
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka marrë fjalën në Seancën për mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi. Basha në fjalimin e tij është shprehur se Agima ka plotë, por jo një qeveri si Qeveria Kurti – duke krahasuar ministrat aktual me ata të Qeverisë së kaluar. “Jeni tu e rrëzu qeverinë ma të mirë në Kosovë, përfshi edhe ministrat e juaj Agima ka plotë kësi Qeverie jo”, i është drejtuar deputetët të LDK-së , deputeti i VV-së, Dimal Basha. Mes tjerash, deputeti është shprehur se Vetëvendosje do t’i bëjë ballë të gjithë viruseve. “Kena me kanë…
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit i ka reaguar ofertës së Anton Qunit. Selimi ka thënë se partia e tij e vlerëson vullnetin e Qunit porse atij, LDK-ja dhe Veliu ia ka dhënë përgjigjen, raporton “Zëri.info”. “E çmojmë vullnetin e Qunit, gjatë pauzës ne si grup parlamentar ishim duke menduar, kur Zoti Quni mori përgjigje nga vetë Agim Veliu i cili theksoi se Anton Quni nuk ka autorizim të bëjë oferta të tilla dhe se nuk ka kthim mbrapa, mocioni duhet të votohet. Unë mendoj se e kemi veç një shancë për zgjidhje…
Fëmijët e porsalindur dhe parashkollor mund të vaksinohen në terminin e rregullt, ndërsa për nxënësit mund të shtyhet dy deri në tre muaj. Ky është mendim profesional i Komitetit për Imunizim, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri. Lidhur me rrezikun nga përhapja e virusit gjatë tubimeve fetare, Filipçe përsëriti se ndalesa për tubime masive nga Qeveria vlen për të gjithë. “Ka ndalesë të vlefshme për çfarëdo qoftë tubime masive nga ana e Qeverisë. Askush nuk duhet të bëjë thirrje që kjo të shkelet pa marrë…
Gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) për të gjithë qytetarët ndalohet lëvizja prej orës 16 deri në orën 5 ditën e ardhshme. Vendimin e solli Qeveria, ndërsa në Fejsbuk e kumtoi kryeministri, Oliver Spasovski. “Qeveria sot solli vendim për restriksion plotësues të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të popullatës dhe përhapjes së koronavirusit”, publikoi Spasovski. Në fuqi mbeten edhe të gjitha ndalesat e sjella paraprakisht. Nga 22 marsi është vendosur orë policore e cila zgjat nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Më të moshuarit se 65-vjeç mund të lëvizin…
Dy pacientë me koronavirus në Klinikën për sëmundje infektive janë vendosur në terapi të kombinuar me medikamentet hidroklor dhe azitromicin, i njohur si sumamed, që tashmë u tregua efikas në disa vende. Kjo terapi nuk u jepet të gjithë pacientëve, nevojitet paraprakisht të bëhet analizë kardiologjike (EKG). Do të thotë nëse ka edhe ndryshim më të vogël në EKG-në, atëherë kjo terapi është kontraindikative. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri. Ai bëri thirrje qytetarët të mos blejnë kokë më vete dhe të tentojnë t’i…
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të ndihmuar sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kohën e pandemisë së sëmundjes COVID-19. ajmi është konfirmuar nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i ka informuar kryeministrat e të gjashtë vendeve të rajonit për këtë vendim. “Ne ndajmë 38 milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorët e shëndetësisë dhe parashikojmë rishpërndarjen e mbi 373 milionë eurove për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, ka thënë Varhely në Twitter.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shkruar mesazh deputetëve të tij, ku iu është bërë e qartë se nuk ka tërheqje nga vendimi i Kryesisë për shkarkimin e qeverisë Kurti. Gazeta Blic ka siguruar mesazhin që Mustafa ua ka dërguar deputetëve të tij, nga të cilët kërkohet të vazhdohen procedurat për rrëzimin e qeverisë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj gjithë atyre që e akuzuan atë se po dorëzohet nga posti i kryeministrit, raporton “Zeri.info”. Kurti me këtë rast ka thënë se ai nuk është duke dhënë dorëheqje, por është duke u rrëzuar nga deputetët e Kuvendit. “U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër…

