Author: Rilinda

Nikolla Gruevskit i mundon mendja e shëndoshë, ai nuk mund të pajtohet me atë se tani më një vit nuk është kryeministër dhe se nuk mund të bëjë asgjë që të rikthen kohën, për shkak se koha e tij në politikë ka përfunduar, thonë nga LSDM, nëpërmjet një komunikate për media. “Për këtë Gruevski viziton studentët, hap salla sportive, shfrytëzon telefona zyrtarë, bën takime me ministra si shoqërues… Gruevski është i hutuar sepse nuk mund t’i pranojë ndryshimet që do të ndodhin dhe drejtësinë me të cilën ai duhet të ballafaqohet, sepse ka bërë shumë krime për 10 vite qeverisje”,…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) “dënon kërcënimet e djeshme kundër gazetarit të “Plusinfo”” duke thënë se sulmet e këtilla dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve. “Sulme të këtilla kur dhunuesit në qendër të kryeqytetit marrin guximin të ndjekin gazetarë për ta rrahur, dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve”, shkruan në reagimin e SHGM-së. Nga kjo Shoqatë po ashtu thonë se fushata kundër gazetarëve gjatë muajve të fundit është pasojë e fjalorit luftënxitës të të përfaqësuesve të qeverisë në largim, përkrahësve dhe mediave të tyre. Ndarja artificiale e mediave në patriot dhe tradhëtarë i shëndron gazetarët në mish…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtutjeshëm të rrugës drejt eurointegrimit. Jam i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale, thotë drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi i cili sot po qëndron në Maqedoni me ftesë të MPJ-së. “Jam i njohur me krizën politike e cila tani është në qendër të debatit kritik në Maqedoni. U mbetet partive politike para së gjithash, edhe…

Lexo më Shumë

Tërësisht janë djegur dy shtëpi në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ndërsa dy pjesërisht, pasi mbrëmë ka shpërthyer zjarr nga deri tani shkaqe të panjohura. Sipas MPB-së, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ende nuk është lokalizuar. Shtëpitë e përfshira në flakë janë në pronësi i M.I. (49) dhe M.GJ., ndërsa pjesërisht janë përfshirë në flakë të A.S. (58) dhe F.T. (52).

Lexo më Shumë

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës. Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar. Ndërkohë duke folur në këtë…

Lexo më Shumë

Pensionistët alarmojnë se gati një javë është vonuar pagesa e pensionit. Edhe sot do të dalin pensionistët të shqetësuar nga bankat pa e marrë pensionin, thonë nga Ministria për Financa se nuk i kanë lëshuar paratë. Nga Ministria, përsëri thonë, se nuk është vonuar pagesa e pensionit dhe se paratë do të lëshohen në bankë sot. ‘Dy herë jam duke ardhur për të parë nëse është lëshuar pensioni, por nuk ka. Diçka e çuditshme po ndodh, gjithmonë i kemi marrë pensionet. Nuk ka ndodhur që 5 ditë nga fillimi i muajit dhe të mos i kishim marrë paratë e pensionit.…

Lexo më Shumë

“Qëllimi i PSP-së/LSDM-së për “Qeveri të re reformuese” është që përpara Pashkëve në mënyrë të dhunshme të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ndërkaq në Qershor të ngritën mbi 20 akuza të pabaza kundër kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët i zbardhin politikat e dëmshme të Zaevit. Deri në fund të vitit do të duhet që PSP të gjejë “gjykatës të pavarur” të cilët do t’i lirojnë të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, ndërkaq për atë Zaev do të lirohet nga akuza në lëndën “Ryshfeti”. Por, nuk do të ju kalojë”, shkruan deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili…

Lexo më Shumë

Një fëmijë nëntëvjeçar nga Çairi mbrëmë është goditur nga një veturë, pas çka urgjenitisht është dërguar në spital, njofton Ina. Nga MPB njoftojnë se fatkeqësia ka ndodhur në Çair kur vetura e tipit “Ford Fokus”, drejtuar nga 59 vjeçari Gj.F. ka goditur fëmijën nëntëvjeçar, pas çka ai ka pësuar thyerje të eshtrave. Fëmija është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexo më Shumë

Një grup prej dhjetë anëtarëve të Shoqatës Patriotike Maqedonase “Pere Toshev” nga Prilepi, dje në ora 18:05 janë përpjekur që fizikisht t’i “qerojnë hesapet” me gazetarin e “Plusinfo-s” Bozhidar Barlakoski. “Duke u kthyer nga seanca e Kuvendit, Barlakoski, përndryshe edhe ai nga prilepi, është takuar me një grup te Qendra Tregtare “Soravija”. Të gjithë kanë qenë të veshur me bluza të kaltër të mbyllur të cilat i kanë pasur simbolet e shoqatës. Pasi që i ka njohur disa nga ata, gazetari në mënyrë miqësore është përshëndetur “përshëndetje djem”, të cilit ata ia kanë kthyer me fjalë të pista, e kanë…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta mbajë peng shtetin vetëm që të shpëtojë disa kriminelë si dhe se duhet të realizohet vullneti i shumicës së qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe patjetër të mundësohet transferim të qetë në pushtet sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Parandalimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve. VMRO-DPMNE nuk mund ta mbajë peng shtetin vetëm që të shpëtojë disa kriminelë”, porosisin nga LSDM-ja. “Asnjë kërcenim, ose dhunë retorike, ose provokim,…

Lexo më Shumë

Maqedonia do ta ketë shumë të vështirë përballjen me valën eventuale të migrantëve nga visete prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe ato të Afrikës së Veriut, pasi zvarritja e krizës politike ka bllokuar konsolidimin e institucioneve shtetërore, thonë ekspertë të sigurisë, njofton REL. Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, tha të mërkurën se Maqedonia është duke u përballur me trafikimin e migrantëve në dimensione të mëdha. Në një takim diplomatik në lidhje me migrantët organizuar në Ministrinë e Jashtme, ai tha se për të luftuar këtë fenomen, nevojitet bashkëpunim sa më i ngushtë mes vendeve…

Lexo më Shumë

Shfaqja e Qendrës Multimedia “Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të jepet nesër, në Teatrin e dramës në Shkup, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Faces Without Masks” që fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 12 prill. Kjo shfaqje ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kudo që është shfaqur, në Kosovë, Kroaci e Zvicër. Në Festivalin e Teatrit në Ferizaj ajo ka fituar çmimet për shfaqjen më të mirë, për regjinë më të mirë dhe…

Lexo më Shumë