Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e ndjekur situatën dhe nëse ka shkelje të rendit publik, është e gatshme të reagojë, thonë për “Meta” nga MPB, lidhur me paralajmërimet për hyrje me dhunë në këtë institucion. “Ministria e Brendshme ka formuar shtab operativ dhe ndjek situatën në terren. Nëse ndodh prishje të rendit publik, Ministria është e gatshme të reagoj”, thonë nga MPB në pyetjen thonë nëse është rritur niveli i sigurisë rreth Kuvendit pas paralajmërimeve të këtilla. Këto ditë para Kuvendit mund të dëgjohej mesazhi “Populli ju ka ulur në kolltukët e deputetëve, populli do t’ju largojë”…
Author: Rilinda
Shtetasit e Turqisë në Maqedoni sot në mëngjes filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill, raporton AA. Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në orën 09.00. Votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara. Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, tha se dëshiron që referendumi t’i sjellë gjëra të bukura Turqisë. Ajo duke theksuar se në Ambasadën e Turqisë gjenden dy kuti të votimit, tha se “Numri i votuesve është 2.422. Kemi shënuar një rritje të vogël nga…
“Dje përsëri qytetarët janë mbledhur përpara Komunës së Aerodromit që ta shprehin revolti e tyre ndaj sjelljes së shpejtë dhe jo-procedurale të Planit të Detajuar Urbanistik (PDU) I10. Me këtë PDU, Konevski mundëson ndërtime të reja mbi hapësirat e gjelbra dhe mafies urbane i bën shërbim të ri. Biznes vendimi i tij do të shkaktojë katastrofë ekologjike, janë planifikuar ndërtesa të larta te “Shtëpia e Nënës” dhe përreth Vardarit. Ky vendim do ta ndotë ajrin plotësisht, vlerësojnë qytetarët”, thuhet në kumtesën e iniciativës qytetare “Duan Aerodromi të merr frymë”. “Ivica, zbrit prej Vodnos, dhe eja ta thithës ajrin e Aerodromit!…
Duke e shënuar ditën romëve, Komiteti i Helsinkit (KH) potencon se vazhdon nevoja për mbështetje të vazhdueshme të romëve në luftën e tyre të përditshme me problemet sociale dhe ekonomike, njofton Portalb.mk. Siç thonë ata, romët si pjesë përbërëse e shoqërisë duhet që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të cilët i gëzojnë të gjitha të drejtat. “Do të kishim dashur që në frymën e shënimit të kësaj dite, ta theksojmë shqetësimin tonë për statusin e romëve në shtet dhe diskriminimin, por edhe getoizimin e vazhdueshëm sistematik. Veçmas jemi të shqetësuar për planet më të reja të…
Përderisa Gruevski mendon skenarë të dhunshme dhe dëshiron të bëjë ndarjen e qytetarëve, më 2 mars të këtij viti është lidhur një marrëveshje e re për nxjerrjen e qymyrit dhe baltës së xeherores në ‘REK Manastir’ me kompaninë e Manastirit “Kompanitë Markovski” në vlerë prej 290 milion denarë apo rreth 5 milionë euro, tha deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski. “Marrëveshja është arritur me procedurë të koordinuar pa u publikuar shpallja publike. Firma është në pronësi të banorit të Manastiri Borçe Markovski, i cili ishte konsull në Bjellorusi, përndryshe në publik njihet si miku i mirë dhe i afërt i Sasho…
Seanca e pesëdhjetë e pesë e Këshillit Komunal të Strugës, edhe pse ishte caktuar nga administrata komunale – nuk u zhvillua, sepse kreu i Këshillit, Avdulla Qazimoski, nuk pranoi ta drejtojë atë edhe pse ishte prezent në sallë. Qazimoski në arsyetimin e tij për gazetën KOHA, potencoi se ai si kryetar i Këshillit nuk ishte konsultuar fare si për rendin e ditës ashtu dhe për caktimin e kohës se kur duhet të zhvillohej seanca. Ai nënvizoi se në cilësinë e këshilltarit do të qëndrojë në sallë, por nuk do të pranojë të drejtojë të njëjtën, sepse nuk është respektuar nga…
Shpenzimet e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2016, shënojnë rritje prej 0,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje për 2,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në mars të këtij viti shpenzimet në krahasim me muajin e kaluar janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,4 për qind. Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në mars të vitit 2017, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek frutat e freskëta dhe të ftohta për 7,3 për…
Mjekët kanë konstatuar depresion tek fëmija 1 vjeçarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri, Nikolla todorov theksoi se nga 1200 mjekë të testuar, 70% e tyre kanë deklaruar se nuk munden saktë të njohin simptomat e depresionit. Prandaj ata kanë mbajtur ligjërata për edukimin e mjekëve amë për ti njohur shenjat e para të depresionit. “Konstatuam se këtë vit është dijagnostifikuar depresion tek një fëmijë një vjeçar. Të ngrihet vetëdija, me qëllim që ekspertët në këtë fushë, specialistet, profesorët, të merren me këtë aspekt, me qëllim që të mos përsëritet e njëjta. A është ajo rezultat I dijagnostifikimit të gabuar,…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është kandidati i nominuar për kryetar komune të Çairit, informon INA. Ai ka marrë mbështetjen e degës, por edhe të vetë liderit të integristëve, Ali Ahmeti. Por nga ana tjetër, jozyrtarisht mësohet se si kandidat është nominuar edhe Bekim Neziri, shefi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit. Neziri ka pasur mbështetje më të gjerë të forumeve partiake të BDI në këtë degë. Por për këto informacione nga kjo parti nuk kanë dashur të flasin, duke thënë se së shpejti do të bëhen publike propozimet dhe kandidaturat.
Lëvizja Besa nëpërmes një komunikate drejtuar mediave ka reaguar për gjendjen e sistemit shëndetësor në Maqedoni. ‘Sot kur shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë (dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë), kur në mbarë botën bëhet bilanci i suksesit të shëndetësisë, ky është edhe një moment i rëndësishëm që ta shohim se në çfarë gjendje është shëndetësia edhe në vendin tonë. Sipas një tradite për përzgjedhjen e një sëmundjeje për fokusim vjetor, këtë vit si problematikë shëndetësore me përmasa pandemike është zgjedhur depresioni, ndërsa fushata realizohet nën moton “Le të bisedojmë !”. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 322 milionë…
https://www.youtube.com/watch?v=THiaZ2mevWI
Eurodeputeti Ivo Vajgël edhe njëherë ka bërë të ditur se Parlamenti evropian (PE) është kundër zgjedhjeve të reja në Maqedoni. “Nuk kam dëgjuar asnjë njeri në PE që të thotë se duhet shkuar në zgjedhje të reja…”, ka qenë decid Vajgël në emisionin 360 gradë në Alsat-M.

