Author: Rilinda

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me vëmendje ndjek pohimet e mediave dhe në bazë të tyre ka filluar veprime shtesë për ndihmë juridike ndërkombëtare. Kjo është pjesë e përgjigjes së Prokurorisë publike të RM-së në përgjigjen ndaj pyetjes tonë “nëse epilogu nga procedura për rastin “Magjar Telekom” do të ndikojë në hetimin për rastin në Maqedoni”. Nga Prokuroria thonë se për rastin në vend zhvillohen dy lëndë, në Prokurorinë e rregullt Shkup dhe në Prokurorinë e rregullt për ndjekjen e krimit të organizuar. Për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri tetë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 24 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë.

Lexo më Shumë

Epilogu i gjykimit për rastin Magjar Telekom në Nju Jork është dëshmi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito prej 7,5 milion eurosh për ti siguruar monopol operatorit telefonik “Telekom”, vlerëson avokati i ish shefit të Shërbimit Sekret Sllobodan Bogoevski i cili ishte dëshmitari kyç në këtë proces. Sipas avokatit Valentin Zafirov, marrëveshja e arritur mes drejtorëve të akuzuar të Telekomit dhe Gjykatës është dëshmi se ata i kanë pranuar të gjitha provat dhe deklaratat e dhëna në proces duke përfshirë këtu edhe atë të Sllobodan Bogoevskit në të cilën ai shpjegon se si Musa Xhaferi,…

Lexo më Shumë

Nuk kanë lënë asgjë pa keqpërdorur liderët e partive politike shqiptare, të cilët edhe janë fajtorët kryesorë për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Ata na sollën deri në atë shkallë saqë sot rinia shqiptare radhitet e dyta, menjëherë pas asaj siriane, për nga numri i kërkesave për emigrim në vendet e Bashkimit Evropian. Ata, përveç që i zhgënjyen thellë shqiptarët, i zhgënjyen edhe komunitetet e tjera joshumicë në Maqedoni, ngase ata kishin një shpresë se me rreshtimin pas subjekteve shqiptarëve do të mbrohen nga diskriminimi i shumicës (maqedonasve). Ky solidarizim me shqiptarët ishte i dukshëm në zgjedhjet lokale…

Lexo më Shumë

Është rikthyer politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vuçiqit, në raport me shqiptarët, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor. Fillimisht Vuçiq, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgaditen për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, përcjellë gazetametro.net. Gazeta serbe “Informer” në numrin e nesërm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së dhe deputet i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Lajm TV ka deklaruar se do të pranonte zgjedhje të parakohshme me një parakusht. “Në qoftë se duan zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet, do të isha i gatshëm, por me një parakusht: ne bashkë të votojmë këtu në Kuvend që Prokuroria Speciale Publike të hyjë në Kushtetutë dhe bashkë me të parashihet edhe Gjykata Speciale, me 2/3 të votohet ndryshimi i Kushtetutës”, ishte decid Sela.

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin Click Plus në Tv21, vijon debati me temë “A mund të përshkallëzohet kriza?. Paneli zhvillohet në mes Mersin Maksutit, Besim Hodës, Bashkim Selmanit, dhe Abedin Zimberit. Mersin Maksutit vlerëson se situata që gjendemi momentalisht është brengosëse dhe kjo mazhorancë që është legjitmimuar pas zgjedhjeve e ka detyrimin kushtetues të artikulojë vullnetin e qytetarëve që ju dhanë mandatin për të qeverisë, për të krijuar konstituimin e parlamentit, të zgjidhet kryeparlamentari dhe të parandalohen skenarët e errta që shpresoj të mos ndodhin, deklaron Maksuti njofton Almakos. Lëre që deklarata e Tiranës në asnjë pikë s’rrezikon karakterin territorial të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Dita e 57 me rend e protestave të organizuar “Iniciativa për Maqedoni të Bashkuar”. Sot marshi i protestuesve do të jetë ndryshe nga ditët tjera. Protestuesit u tubuan para qeverisë dhe marshuan drejt objektit të Parlamentit ndërsa marshin e përfunduan para selisë se LSDM-së. Këtë destinacion e kanë zgjedhur për shkak se sot udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të bashkuar”, socoaldemokratëve do u dorëzojnë disa kërkesa, ndër të cilat është edhe zhbllokimi i proceseve politike dhe ekonomike duke e hedhur poshtë Deklaratën e partive politike shqiptare, të cilën e quajnë “Paltformë e Tiranës”. Ndërkohë LSDM, sot përmes një komunikatë bëri…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës konstitutive vazhdoi me replikat dhe kundëreplikat dhe vërejtjet procedurale. Në fokus të debatit ishte Deklarata e Tiranës dhe kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se qytetarët janë mashtruar dhe prandaj janë në rrugë dhe se realizimi i deklaratës do të thotë vendosje e dygjuhësisë, ndryshim i emrit, flamurit dhe himnit. Deputeti Maksim Dimitrievski i LSDM-së, tha se me vetëdije po bllokohet puna e Kuvendit, ndërsa me këtë edhe e proceseve në shtet dhe kërkoi që të mundësohet transfer i qetë i…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot njoftoi se çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. “Çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit do t’i shpall zgjedhjet lokale dhe do ta hap rrugën për zgjedhje të qeverisë së re reformuese”, deklaroi Lupço Nikollovski, deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ai shtoi se kanë plan dhe strategji për zhbllokimin e proceseve dhe se me kujdes punojnë me qëllim që të shmangin çfarëdo qoftë konflikti apo incidenti. “Pikërisht me durimin tonë, me urtësinë e…

Lexo më Shumë