Situata turbulente e krijuar dje në Maqedoni, ngjarjet në Turqi dhe marrëdhëniet mes Ankarasë dhe BE-së do të jenë temat kryesore të mbledhjen joformale të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, e cila do të mbahet sot në Maltë. Këtë e deklaroi agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA duke shtuar se ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias mbrëmë vonë ka arritur në Valeta, pas vizitës së tij zyrtare në Algjeri. Në mbledhjen në Malta do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë…
Author: Rilinda
Sot në mëngjes rreth ndërtesës së Kuvendit situata është e qetë, ndërkaq të njëjtën e ruajnë forcat e policisë. Atje janë të mbledhur dhjetëra qytetarë dhe kanë vendosur tenda. Të gjithë të punësuarit në Kuvend janë në punë, njofton Portalb. Pas “dramës” së vërtetë, ngelin shumë pyetje të cilat nuk kanë përgjigje për hyrjen e dhunshme në godinën e Kuvendit, dhe për sulmet fizike ndaj deputetëve dhe gazetarëve: Kush ia hapi dyert turmës? Pse funksionarët policor, përqafohet dhe puthen me persona nga turma? Pse është vonuar intervenimi policor? Pse nuk ka të arrestuar? Kush ka shtënë? Nuhiu a ka mundur…
Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) dënon fuqishëm dhunën e përgjakshme gjatë ngjarjeve të mbrëmshme e manifestuar nga ana e protestuesve maqedonas mbi deputetët dhe gazetarët në ambientin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për më tepër “shprehim kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj grave deputete”. “Kërkojmë nga institucionet relevante shtetërore që në afat sa më të shkurtë të ndërrmarin të gjitha masat më të rrepta kundët dhunuesve që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të veprojnë në mënyrë të shpejtë dhe të ndërmarrin masat më të rrepta…
Kryetari i Komunës Qendër, Anfrej Zhernovski, në fejsbuk ka shkruar se banditët mbrëmë i ka dërguar Nikolla Gruevski që të rrahin në emër të tij. Ai i porositi se për pesë ditë, me 3 maj do të takohen në Gjykatë, ku është i akuzuar për organizimin dhe nxitjen e dhunës në Komunën Qendër. “Nikolla, për pesë ditë, me 3 maj do të takohemi në Gjykatë, ku je i akuzuar për organizmin dhe nxitjen e dhunës në Komunën Qendër. Nikolla kë po gënjen kur je i dëshmuar dhe i pranuar si bandit. Së shpejti shpresoj edhe i dënuar”, shkruan mes të…
Pas incidentit të mbrëmshëm, ku dhunuesit përveç që i rrahën deputetët dhe gazetarët, ata shkatërruan edhe gjithçka që gjetën përreth. Zaev, përveç që ishte pre e dhunës së protestuesve, atij ia kanë demoluar edhe veturën e tij. Në një nga parkingjet e Kuvendit, ende ndodhet vetura e Zaevit, ku sipas fotografive mund të shihet se në çfarë gjendje është.
Deputeti i VMRO-DPMNE_së, Ilija Dimovski duke ju drejtuar Zoran Zaevit, tha se përzgjedhje e kryetarit të Kuvendit jashtë sallës së Kuvendit nuk do t’i sjell Maqedonisë diçka të mirë. “Unë dua tu lus sinqerisht të mos mundoheni tua merrni deputetëve të drejtën e fjalës, sepse kjo nënkupton marrjen e së drejtës së fjalës popullit. E dyta tu lus shumë sinqerisht mos u mundoheni të bëni grusht shtet, ju lus sinqerisht si njeri, nuk mendoj se zgjedhja e kryetarit jashtë këtij objekti, jashtë sallës, do të jetë e mirë. As i Kuvend dhe as ajo Qeveri nuk do të jetë e…
Qeveria aktuale mendon dhe ndërmerr aktivitete përgatitore për dhënien e euroobligacioneve të realizuar në katërmujorin e parë të 2017 për t’i shlyer borxhet të cilat duhet të paguhen vitin e ardhshëm, njofton shërbimi informativ i biznesit “Intelinjus” (Intellinews) duke u thirr në burimet e bankës austriake “Rajfajzen”. Në këtë lajm më tej thuhet se nëse euroobligacionet e reja realizohen afati më i shkurtë i realizimit të pagesës do të ishte 1 dhjetori i 2020-s por se nuk dihet se sa do të jetë shuma e tyre. Nga Ministria e Financave për “Intelinjus” kanë shprehur se nuk dihet se kur dhe…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, edhe këtë vit për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës. Ideja e Karvanit, siç paralajmërohet është të vizitohen kompanitë anëtare dhe kompanitë potenciale për anëtarësim. “Qëllimi i aktivitetit është që të jemi sa më afër bizneseve për të parë problemet që hasin gjatë veprimtarisë së tyre si dhe prezantimin i raportit vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar të vitit 2017, shërbimet të cilat OEMVP i ofron, prezantimin e projekteve të reja ku Oda është e kyçur që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës…
Një takim eventual i liderëve nuk mund ta kthejë vendin në binar. Sipas politologut Deniz Memedi dhe se një takim i këtillë mund të shfrytëzohet për të mbrojtur interesa të ngushta partiake dhe jo për të mirën e përgjithshme. “Nga rrjedhoja e ngjarjeve të deritanishme mundë të shohim që kemi fortifikim të pozicioneve nga palët të involvuar në krizë. Nuk ka zbutje të qëndrimeve që të shkohet një hapë para për ta zhbllokuar procesin dhe për tu rikthyer vendi në gjendje normale. Është diskutabile çështja e takimit të sërishëm të liderëve duke pasur parasysh epilogun ende pa u mbajtur takimi.…
Një Agjent i shërbimit sekret maqedonas ka kërkuar azil në Greqi, shkruan PlusInfo. Ai ka thënë se do të paguajë me jetë nëse vjen në Shkup, sepse din shumë sekrete, për siç ka thënë, rastin e montuar në Lagjen e Trimave. Gjykata Supreme në Greqi do ët duhet të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e këtij 30 vjeçari për azil, i cili ka qenë udhëheqës në sektorin për antiterrorizëm të një shërbimi sekret në Maqedoni, kurse ka ikur dhe ka kërkuar azil te fiqu jugor, shkruajnë mediumet greke.
Alajdin Demiri, politolog dhe ish diplomat në intervistën e tij për Lajm TV pohon se elitat politike shqiptare janë sjellë konform nevojave të VMRO-DPMNE-së, nevojave të pushtetit. “Kanë qenë kooperues të pakuptimtë të pushtetit. E patën MO-në dhe nuk krijuan instrumente të inicojnë Marrëveshjen e Ohrit, që do të thotë se partitë politike shqiptare nuk ditën ose nuk deshën ta realizojnë MO-në, për arsye se marrëveshjet prodhojnë instrumente ose ligje që me automatizëm legalizohen dhe plotësohen. Mirëpo, partitë politike u nisën në një rrugë tjetër, krijuan sektorin për marrëveshje, takimet me liderë, u reduktua demokracia në takime të katër njerëzve…
Sipas profesorit universitar dhe njohësit të çështjeve politike, Denko Maleskit, në Maqedoni mungon kultura e llogaridhënies. Ai në kolumnën e tij të fundit vë në theks se sistemi rus dhe ai maqedonas nga BE quhen si “shtete të robëruara”. “Atje ku nuk ka llogaridhënie ka pushtet të pakontrolluar. Ndërkaq përfaqësuesit e qeverisjes së këtillë, në mungesë të shtetit të së drejtës, pa pengesë zhvillojnë dy projekte: njërën për “të mirën e përgjithshme” dhe tjetrën për pasurim personal”, shkruan Maleski.

