Mediat kosovare raportuan mëngjesin e sotëm se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të zhvillohej në zyrë, por në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë. Pas takimit, Rama postoi një foto. “NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama. Por kryeministri shqiptar ka pasur disa përplasje të forta me Isa Mustafën, sikundër me shumicën e skenës politike në Kosovë. Përplasjet me Mustafën u regjistruan për shkak të Mini-Shengenit, kur Rama…
Author: Rilinda
“Kryeministri i parë shqiptar”, është motoja e BDI-së, e propozuar nga lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, moto të cilën e përkrah Vaksinca e fitoreve të shqiptarëve dhe BDI-së, ka cekur kandidati për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi. Z. Ademi para qytetarëve të tubuar, ka diskutuar për sfidat dhe të arriturat e mandateve të BDI-së, të liderëve të saj, nga viti 2001 e këndej, lider të sprovuar dhe lider largpamës që popullit shqiptar i hapi shteg për të zbatuar barazinë, gjithëpërfshirjen dhe avancimin e gjithanshëm. “Arsimi ishte vazhdimisht arma më e fortë e ne…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites në pjesët perëndimore të vendit pritet të ketë reshje të shiut me erë të përforcuar. Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 28 deri 35 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë 16 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore 34 gradë celsius. Nga dita e hënë moti pritet të jetë me diell dhe me temperatura të…
Cikël poetik nga Rod McKuen Rod McKuen u lind në Oklend të Kalifornisë në vitin 1933, u rrit në Kaliforni, Nevada, Uashington dhe Oregon. Ka punuar si punëtor, aktor kinemaje, dublant për rolet e rrezikshme, folës në radio për garat me kuaj, gazetar dhe skenarist psikolog gjatë Luftës së Koresë, para se të bëhej një autor librash shumë të shitura, kompozitor dhe njeri që jep pritje. Zoti McKuen e ndan kohën e vet midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës ku jep shfaqje në salla të mëdha koncertesh, klube nate dhe vijon të shkruajë këngë e poezi. Ka shkruar dy skenarë…
Edhe pse vendkalimet kufitare prej dje në pajtim me vendimin e Qeverisë tërësisht janë hapur për lëvizje pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore, i vogël është interesi për udhëtim jashtë shtetit. Numër më i madh i udhëtarëve janë vërejtur në Tabanoc në kufi me Serbinë dhe në Bllacë, në kufi me Kosovën. Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri ora 10 kanë kaluar gjithsej 3.217 udhëtarë, kanë bërë të ditur nga MPB-ja. Prej tyre në vend kanë hyrë 1.984 persona ku 1.308 nga vendi dhe 676 shtetas të huaj. Nga shteti kanë dalë 1.233…
Partitë dhe koalicionit të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot vazhdojnë me promovimin e ofertave të tyre politike në terren përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve tradiconale. Në ditën e katërt të fushatës 20 ditore zgjedhore, karvani i Koalicionit “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja do të jetë në Qendër dhe Kërçovë, ndërsa Koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Për rindërtimin e Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore do t’i prezantojnë para qytetarëve në Çeshinovo-Obleshevë, Zërnovci, Vinicë dhe Koçan. Karvani i Koalicionit “Mundemi” i LSDM-së dhe Lëvizjes Besa bashkë me partitë tjera mbajtën tribunë në Tetovë. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se…
Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbrëmë ka mbajtur një takim virtual bashkë me anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar përfshirë edhe Martin Vulaj, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku. Grenell i informoi pjesëmarrësit rreth takimit që kishte pasë gjatë ditës së djeshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e informoi rreth anulimit të takimit që pritej të mbahej sot në Washington për rifillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd. Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut…
Çfarë do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës? Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi publik në Kosovë, që mund të ndërlikojë edhe më tej situatën. Ja disa shembuj dhe si të korrigjohen. 1. Mbi përgjegjësinë individuale dhe kolektive Deklarata e prokurorit të Gjykatës Speciale lidhur me H.Thaçin dhe K.Veselin dhe konfirmimi eventual i aktakuzës ndaj këtyre dy individëve dhe të tjerëve të përfshirë në këtë aktakuzë nuk bën të konsiderohet se është e drejtuar kundër UÇK-së. Fjala është për përgjegjësi personale dhe të bashkëveprimit eventual grupor. Gjatë të gjitha gjykimeve…
Përveç për Malin e Zi dhe Serbinë, Bashkimi Europian ka marrë vendimin se nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë. Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve,…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites, në pjesët perëndimor të vendot pritet të ketë reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 27 deri 34 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë 34 gradë celsius. Edhe gjatë ditës së nesërme gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit pritet të ketë reshje të shiut me erë të përforcuar ndërsa nga dita e hënë moti pritet të…
Bodo Weber, analist nga Berlini, njëherësh njohës i zhvillimeve në Ballkan, tha se publikimi i aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë një gjë “e pritshme dhe e papritshme” Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se të gjitha përpjekjet e Thaçit për marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, tash e tre vjet, “kanë qenë treguesi më i mirë se ai do të akuzohej”. Weber tha se vendimi i Prokurorisë Speciale për të publikuar aktakuzën ka lidhje me takimin e planifikuar në Uashington, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, më 27 qershor.…
Që kur u lajmërua takimi historik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, në mediat e huaja pati shumë raportime se Uashingtoni po shmang Brukselin. Por tre ditë përpara takimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill. Por përse pikërisht tani? A ka…