Author: Rilinda

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se me 15 korrik (ditën e votimeve) shërbimet e MPB-së për tërheqje të letërnjoftimeve do të punojnë në të gjithë territorin e vendit me fillim nga ora 07:00 deri në ora 19:00. “Në ditën e zgjedhjeve (e mërkurë, 15 korrik) do të punojnë vetëm shërbimet për tërheqje të letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 07:00 deri në ora 19:00, me qëllim që t`u mundësohet qytetarëve, të cilët më herët kanë dorëzuar kërkesë, të tërheqin letërnjoftimet dhe të mund ta realizojnë të drejtën e votës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, ish-bashkëthemelues i UÇK-së, aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër. “UÇK-ja ka respektuar konventat ndërkombëtare. Çdo urdhër është i pastër si loti. Kjo është dëshmuar në Gjykatën e Hagës dhe do të dëshmohet edhe në Dhomat e Specializuara”, është shprehur ai. Ahmeti ka thënë se “ky gur në qafën e Kosovës” do të hiqet, siç e ka quajtur ai akuzën se “Kosova ka bërë krime”. Ja intervista e plotë për RTK-në Zotëri Ahmeti ju keni qenë bashkëluftëtar i Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe…

Lexo më Shumë

Autor: Naser Selmani Për propagandë politikë në media partitë politike në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 15 korrik, do të kenë në dispozicion të shpenzojnë rreth 3.6 milion euro, thonë në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve. Ato zbulojnë se vetëm tre partitë e mëdha të pushtetit dhe të opozitës, LSDM, VMRO dhe BDI, për propagandë politike në media gjatë fushatës zgjedhore do të mund të harxhojnë rreth dy milionë euro. Të gjithë 12 koalicionet dhe partitë tjera pjesëmarrës në zgjedhje, së bashku do të mund të shpenzojnë 360 mijë euro. Për të njëjtin qëllim, koalicioni…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk e ka problem që të pranojë që kryeministri të jetë shqiptarë, por se nuk do të lejojë që kjo të arrihet përmes shantazheve. Zaev thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin mundësohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është meritë e tij dhe guximit të partisë që drejton. Radio Evropa e Lirë: Zoti Zaev, në këto zgjedhje ju thoni se shqiptarët duhet t’u besojnë votën sepse dëshmuat se angazhoheni për interesat…

Lexo më Shumë

Në Zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës 7.00 e deri në orën 21.00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore. Nga pres shërbimi i Avokatit të Popullit bënë të ditur se të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit edhe atë në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore. Krahas linjave falas, qytetarët do…

Lexo më Shumë

Policia nuk e ka gjetur ende ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski. U kontrolluan disa adresa dhe Ministria e Brendshme po e kërkon atë bazuar në informacionin operativ, që e mori për vendet ku mund të fshihej gjykatësi i shkarkuar. Pançevskit iu humbën gjurmët, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi paraburgim 30 ditor, sepse ai nuk u paraqit në gjykatë për nëntë muaj për keqpërdorimet që bëri me sistemin AKMIS, ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Penale. Tani policia duhet të marrë udhëzime nga gjykata në Veles, nëse do të lëshohet urdhër arresti qendror, ose ndërkombëtar për Pançevskin.

Lexo më Shumë

Tani më kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore koalicioni Tash është koha realizon takimet e fundit me qytetarët. Në këtë fushatë me slloganin “Tash është koha” kanë kërkuar votën e qytetarëve duke u premtuar se do të sjellin ndryshimin. Në tubimim e mbrëmshëm në Gostivar,kryetari Sela tha: “Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, shqiptarët do të votojnë për të rikthyer shpresën, shqiptarët do të votojnë për të kthyer krenarinë e tyre. Të dashur Gostivaras ju shoh se ju jeni të gjithë aktivistë dhe lajmëtarë të ndryshimit , jeni ata që do të ktheni dinjitetin…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri ka të bëjë me mosrespektimin e masave. E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë përveç këtyre masave aktuale, është kufi*zimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo nuk do…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së, në Zonën e 6-të zgjedhore,doc. dr. Florin Besimi, ka cekur se “Ne nuk qeverisim me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit!”. Ne bëjmë çfarë themi, dhe themi çfarë bëjmë, realizo ëndrrën, koha për Kryeministrin e parë shqiptar, ka cekur dr. Florin Besimi dhe ka ftuar qytetarët pa dallim ta votojnë numrin 9. Programi i BDI-së, është gjithëpërfshirës dhe i detajuar, program sa optimist, aq i realizueshëm, sa profesional, aq i nevojshëm për qytetarët. Në hyrje të programit të BDI-së, shkruan: Programi jonë përfshinë porosinë e të parit ndër ne, Kryetarit Ali Ahmeti, për të vijuar…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për revistën “Kriter” Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sofian . “Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Edhtë çështje jona e brendshme”,- tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofia. Presidenti turk, i cili gjithashtu provokoi me datën që ai zgjodhi të bëjë lutjen e parë myslimane në Shën Sophia, gjithashtu tha për vendimin e vitit 1934 të cilin e karakterizoi Shën Sofia si një muze që “ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin…

Lexo më Shumë

Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe jo nga UÇK-ja. Ai në një intervistë për RTK-në, është shprehur i zhgënjyer pas publikmit të informatës për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit. “Isha tejet i zhgënjyer, kur Prokurori doli të enjten apo të premten e kalyar me atë deklaratë. Tani e vënë në pyetje edhe kohën e asaj deklarate sepse presidenti Hashim Thaçi ishte duke udhëtuar në Uashington për të marrë pjesë në një…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut me 27.3%, ndërsa BDI ka mbështetje prej 24.5% e votuesve. Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) në periudhë 6 mujore ka realizuar anketë nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni. Anketa është realizuar në periudhë prej 05-08 Korrik 2020 ne lidhje me zgjedhjet Parlamentare. Hulumtimi ështe zbatuar në 1140 të anketuar, në njesin zgjedhore numër 1,2,5 dhe 6 që është ekzemplarë reprezentativë. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës.

Lexo më Shumë