Akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë absurde, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova. “Ishte e vështirë të mos vërehej në mesazhet me video të përhapura të politikanëve perëndimorë, përfshirë krerët e qeverive dhe ministrat, gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ata haptas dhe me këmbëngulje u bënë thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut që të votojnë një parti ose një tjetër. Në sfondin e kësaj ndërhyrje të huaj në punët e një shteti sovran, spekulimet për praninë e një ndikimi të caktuar rus janë absolutisht të…
Author: Rilinda
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, dhe atë 37 në Tetovë dhe 27 në Gostivar. “Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për periudhën (23.07./24.07) për të mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej 64 persona (TE-37 dhe GV-27) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, ndaj 70 personave (TE-32 dhe GV-38) janë përgatitur vendime të reja për izolim, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thonë se objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke. Pas një takimi ndërmjet Thaçit dhe Hotit, dy krerët shtetërorë thanë se procesi i dialogut – që rifilloi më 16 korrik në Bruksel – nuk duhet të rrëshqasë në nivel teknik. “Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Pra, të ndodhë njohja reciproke, dhe në asnjë rrethanë të mos lejojmë që ky proces të zbresë në nivel teknik sepse raporti Kosovë-Serbi është kryekëput politik. Niveli teknik nënkupton status quo dhe respektim i agjendës së Serbisë”,…
Pas 86 vjetësh, besimtarët myslimanë në Turqi do t’i mbajnë lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të cilin Turqia e ktheu në një xhami, përmes një dekreti presidencial, i cili u dënua ndërkombëtarisht. President turk, Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij konservatorë do të marrin pjesë në lutjet në monumentin që u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani I, si kisha më e madhe në botën e krishterë. Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës do të mbulohen me perde në kohën e lutjes. Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi AjaSofia…
DPHM-ja për nesër pasdite paralajmëron zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Vende-vende, siç thekson, proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq. Të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm kryesisht pasdite dhe në pjesët lindore të vendit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, por nga e hëna pritet kryesisht mot me diell me rritje më të shpejtë të temperaturave. Veçanërisht moti i ngrohtë, sipas DPHM do të jetë nga mesi i javës së ardhshme. Temperaturat do të lëvizin nga minimum 13 gradë në…
Kuleta e shtetit të Kosovës do të jetë në dispozicion për avokatët e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale, për familjarë të të akuzuarve e edhe për të liruarit e mundshëm nga akuza. Nuk do të ketë transparencë për një numër shpenzimesh, meqë procedurat për to shteti do t’i trajtojë si konfidenciale. Burime nga qeveria kosovare ekskluzivisht për Gazetën Lajm njoftojnë se nga buxheti shtetëror i Kosovës do të mbulohen edhe harxhimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili poashtu është ftuar nga Gjykata Speciale. Të njëjtat burime thonë se shteti kosovar do të mbulonte edhe harxhimet e ndonjë…
Këshillit organizativ për shënimin e festave pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, kanë përgatitur kushte për zbatimin e rekomandimeve nga protokolli i Komisionit për Mbrojte nga Sëmundjet Ngjitëse. Këto kushte këtë vit, për shkak të pandemisë me COVID-19, përfshin numrin e madh të pjesëmarrësve, organizimin shëndetësor-sigurisë në vendet ku do të mbahen ngjarjet solemne, transporti dhe lëvizja deri te lokacionet dhe vendet për vizitorët dhe pjesëmarrësit, duke siguruar distancë fizike dhe mbrojtje. “Për plotësimin e rekomandimeve nga protokolli këtë vit, përmbajtjet e programeve për shënime kanë rënë në minimum, vetëm…
Bartësja e listës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së në njësinë e parë zgjedhore, Gordana Siljanovska në një intervistë në Televizionin Alfa, tha se Hristijan Mickoski duhet ta formojë Qeverinë e re. Ajo thotë se arsye plus për formimin e Qeverisë është edhe programi reformues i tyre. “Arsyeja plus është programi i reformës, veçanërisht ai i reformës, për shkak të demokracisë brenda partiake e cila ka një bazë ligjore në statut, kështu që nëse i shikoni listat do të shihni se ka shumë njerëz të rinj dhe vetëm tetë janë nga përbërja e mëparshme. Midis tyre janë anëtarë jo-partiakë dhe njerëz që…
Në Gjykatën në Veles sot filloi gjykimi i ish-kryetarit të Gjykatës Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski. Avokatët e tij kanë kërkuar nga këshilli gjykues të pezullohet paraburgimi pasi sipas tyre, gjykatësi Pançevski ka imunitet. Këshilli gjykues me të cilin kryeson gjykatësja Valentina Gjeorgieva dha pauzë me qëllim që të kontrollojë nëse i është marrë imuniteti i gjykatësit Pançevski. Pançevski duhet të përgjigjet për keqpërdorime të sistemit AKMIS. Në seancën e fundit më 10 korrik pasi Pançevski nuk u paraqit në gjykatë, gjykatësi i ka caktuar paraburgim dhe është shpallur fletëarrestim për të. Pas pesë ditësh, më 15 korrik, Pançevski vetë…
Nga Afrodita Musliu Pandemia e virusit KOVID-19 filloi në mbarë botën dhe me të, anët e errëta të shoqërisë po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Përhapeshin propaganda të rrejshme, “ilaçe” që veprojnë mbi virusin, dhe akuza serioze kundër politikanëve duke aluduar në faktin se KOVID-19 është vetëm një veprim i qeverive botërore. Si edhe në vendet e tjera, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, KOVID-19 shkaktoi çfarëdo përhapje të dezinformatave, informatave të rrejshme dhe eksploatimit nga individë të caktuar si dhe grupe e organizata më të gjera. Përveç propagandave politike që u përhapën, gjithashtu filloi edhe një valë e…
Për shkak të coronavirusit, puna e përmbaruesve në Maqedoni të Veriut u ndalua puna më 25 mars me Dekret qeveritar. Puna duhej të fillonte më 1 korrik, por për shkak se kishte gjendje të jashtëzakonshme dhe u zgjat. Prej nesër përmbaruesit vazhdojnë me detyrat e tyre. Përmbaruesit shpresojnë se nuk do të ketë vazhdim të sërishim të anulimit të kësteve në banka, për shkak se numri i lëndëve ka ra për 40% në krahasim me vitin e kaluar për shkak se qytetarëve u është anuluar pagesa e kredive dhe se të hyrat u kanë rënë dukshëm. Sipas vlerësimeve, rreth 200…
Vendet anëtare të Komitetit Ekonomik-Social të Kombeve të Bashkuara (EKOSOK) të martën me aklamacion e zgjodhën Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Komisionit për Zhvillim Social të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për periudhën 2020 – 2024. Komisioni për zhvillim social është një nga dhjetë komisionet funksionale nga ana e EKOSOK. Si trup këshillëdhënës, është përgjegjës për zbatimin e qëllimeve të zhvillimit social në nivel global dhe është trup kyç i KB-së kompetent për ndjekjen dhe zbatimin e Deklaratës së Kopenhagës dhe programit për aksion. Përbëhet nga 46 anëtarë të zgjedhur në bazë të shpërndarjes së drejtë gjeografike…