Author: Rilinda

/ATSH/- Partitë shqiptare në Malin e Zi kanë vendosur që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht. Kryetari i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu ka bërë të ditur se subjektet shqiptare do të bashkohen pasi kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim. “Nënshkruam marrëveshjen e koalicionit gjithëpërfshirës për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.  Ky bashkim i partive kryesore shqiptare…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit vlerëson se për Sallën Universale duhet të ketë referendum në të cilën qytetarët do të vendosin se çka duhet të bëhet me këtë gjë. Shilegov tha se për sallën Universale në lojë janë 3 opsione: -Nuk ka vendim përfundimtarë për sallën Universale. Ka tre opsione. E para është ndërtim i ri i sallës Universale në lokacionin e tanishëm, e dyta është ndërtimi i saj në lokacion të ri dhe e treta është rikonstruimi i saj, – tha Shilegov.

Lexo më Shumë

Kufijtë për Serbinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Evropian do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në shtator, ka mësuar “Kurir.rs”. Ambasadorët e BE rishikuan listën e vendeve që mund të futen në listën pozitive, por Serbia dhe Maqedonia nuk janë në atë listë për shkak të numrit të madh të infektuar për 100,000 banorë. Përditësimi tjetër është më 1 gusht, por është pothuajse e pabesueshme që Maqedonia të hiqet nga lista e zezë.

Lexo më Shumë

A do të vendosin shifrat apo parimet? Megjithëse BDI e konsideron veten për partnerë pa të cilin nuk mund të formohet qeveri, të parët që duan ta anashkalojnë janë partitë e shqiptarëve, shkruan Dojçe Vele. Funksionarë të BDI-së, pas zgjedhjeve aludonin në “matematikën” e cila sugjeron se për qeverinë e re, të gjitha rrugët çojnë nëpër Reçicën e Vogël. Mirëpo, “sinjalet rreth rrugës” për momentin nuk tregojnë që ka frekuencë të madhe në atë drejtim që çon drejt selisë së BDI-së. LSDM-ja, prej nga para zgjedhjeve kanë shkëmbyer shigjeta të mprehta verbale me partinë e udhëhequr nga Ahmeti, në këtë periudhë janë…

Lexo më Shumë

Humbja e BDI-së në Komunën e Bogovinës ka bërë që ata përmes policisë, të ndalojnë punimet e projektit për ujë të pijshëm në fshatin Siniçan, të kësaj komune. Sot, Kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili është marrë në pyetje në stacionin policor, ku i është tërhequr vërejtja dhe është kërcënuar për ndërprerje të menjëhershme të punimeve për ujësjellësin e Siniçanit. Në të kundërtën, nëse nuk ndërpriten punimet, Albon Xhemaili do të arrestohet. Punimet për ujësjellësin janë ndërmarrë në përputhje me të gjitha procedurat juridike, prandaj kjo sjellje e policisë nuk mund të cilësohet si gjë tjetër përpos se një hakmarrje e…

Lexo më Shumë

Në fillimi i këtij muaji Gjermania e ka marrë presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) i ka dërguar  Kancelares  gjermane Angela Merkel urimet më të mira si dhe kërkon angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. “Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e…

Lexo më Shumë

Pas hapjes së lëndës për keqpërdorime eventuale financiare në Bashkësinë Fetare Islame nga ana e Antikorrupsioni, institucionet janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar të punojnë. BFI-ja ka dorëzuar raport vjetor për vitin 2019-të, ndërkaq Antikorrupsioni ka dorëzuar iniciativë për ngritjen e përgjegjësisë ndaj drejtoreshës së Regjistrit Qendror për mosushtrim të kompetencave. Sqaron për Portalb.mk, anëtari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami. “Lënda nuk është mbyllur, efekti i saj duket se kishte lëvizje, thjeshtë tek institucionet që kishin fjetur, as që i dinin kompetencat e veta ose thënë më butë, i dinë por nuk i ushtrojnë”, thotë Bajrami.…

Lexo më Shumë

Gjykata në Veles është kompetente për ta gjykuar Vlladimir Pançevskin. Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë kërkesën e tij për përjashtim të gjykatës dhe kryetares së gjykatës. Me një vonesë dy- orëshe pasi pritej ky vendim, gjykimi vazhdoi edhe sot. U dëgjuan edhe katër dëshmitarë të tjerë, punonjës në Gjykatën Penale të Shkupit. Edhe sot, ashtu si në dy gjykimet e mëparshme, avokatët e Pançevskit kërkuan që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të vazhdojë të mbrohet në liri. Ata treguan një dokument nga Agjencia e Punësimit, duke dëshmuar se Pançevski ende është i punësuar, që do të…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në orët e mëngjesit ka hyrë në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  për të marrë dokumentacionin  e tenderit për prokurimin e softuerit për faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lënda është ngritur “me të dëgjuar”  sepse pas disa shkrimeve nga mediat ishte kuptuar se tenderi për softuer ishte anuluar dhe më pas përmes një procedure të negociuar pa shpallur një njoftim, azhurnimi i softuerit iu dha kompanisë “Duna” dhe kontrata me këtë kompani është bërë në katër sy. “Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, diku rreth ors 19:00, në rrugën “Borce Jovanoski” në Gostivar pjesëtarët e policisë nga Stacioni Policorë-Gostivar, e kanë privuar nga liria ” personin Z.H. (45) i cili ka drejtuar veturën “Mercedes” me targa të Gostivarit, për arsye se e nuk e ka respektuar urdhrin të cilin ja ka dhënë pjesëtari i policisë, gjithashtu i njëjti e ka sulmuar pjesëtarin e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e sigurisë. MPB-ja ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen dhe dokumentimi e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë absurde, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova. “Ishte e vështirë të mos vërehej në mesazhet me video të përhapura të politikanëve perëndimorë, përfshirë krerët e qeverive dhe ministrat, gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ata haptas dhe me këmbëngulje u bënë thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut që të votojnë një parti ose një tjetër. Në sfondin e kësaj ndërhyrje të huaj në punët e një shteti sovran, spekulimet për praninë e një ndikimi të caktuar rus janë absolutisht të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, dhe atë 37 në Tetovë dhe 27 në Gostivar. “Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për periudhën (23.07./24.07) për të mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej 64 persona (TE-37 dhe GV-27) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, ndaj 70 personave (TE-32 dhe GV-38) janë përgatitur vendime të reja për izolim, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle…

Lexo më Shumë