Shtrejtimi i faturave të rrymes për 7.4 % u be mollë sherri mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Edhe pse nga komisioni rregullatorë për Energjetikë, than se për një faturë prej 1.500 denarë rritja do të jetë rreth 100 denarë, sipas analizave të partisë së Mickoskit, qytetarët do të paguajn 12 mijë denar më shumë në nivel vjetor. Duke reaguar për shrejtimin e rrymës, nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM mburret që kanë kthyer tarifën e lirë, ndërsa tani qytetarët do të paguajn fatura më të shtrejta për energji elektrike. “Nëse marrim parasysh që qytetarët paguajnë fatura mesatarisht 3000 denarë në muaj, rritja…
Author: Rilinda
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19. Mustafa ka falënderuar për mbështetje shumë nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të institucioneve, por nuk ka lënë pa përmend edhe ata që i duartrokitën sëmundjes së tij e që uruan vdekjen e tij. “Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar për vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Nga kjo parti thonë se “LSDM-ja sot dha aminin për rritjen më të madhe të çmimit të rrymës në Maqedoni ndonjëherë”. “Paratë që ka shpenzuar LSDM për ryshfet, tani do t’i kthejë në buxhet përmes rritjes së taksave, të cilat duhet të paguhen nga qytetarët. Familjet në Republikën e Maqedonisë tani do të duhet të mbulojnë ryshfetin zgjedhor të LSDM-së. Përkatësisht, Komisioni Rregullator sot mori një vendim për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 7.4%. Kështu, fatura…
Integristët presin që pas konstituimit të Kuvendit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev t’i ftojë në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare. Megjithatë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një intervistë për T7 nuk përjashtoi mundësinë e formimit të shumicës edhe me OBRM-PDUKM-në. Zërat për rotacionin e pozitës së kryeministrit BDI edhe një herë i quajti si komente të analistëve, edhe pse si parti nuk do të kishin asgjë kundër një ideje të tillë. Osmani tha se propozimi i tyre për kryeministër ishte simbolike. “Një prej sloganeve të fushatës e kishim Pse jo?, ashtu që Pse jo? Gjithçka është…
Ndërprerja e lidhjes ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe vendimi që i referohet kufijve tokësor vazhdohet deri më 15 gusht 2020, ka njoftuar zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas, njofton korresepondentja e MIA-s në Athinë. Siç njoftoi më parë MIA, sot skadon vendimi nga 15 korriku për kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë e cila është vazhduar edhe për 15 ditë tjera.
Sot në Qeveri pati një takim mes kryetarit të komunës të Bogovinës, Albon,Xhemaili dhe ministrat e Bujqësisë, Ekologjisë, Punëve të Brendshme dhe të Pushtetit ku u diskutua problemi me ujësjellësin e fshatit Siniçan që vazhdon prej disa ditësh. Ministri Nuhiu theksoi se prania e policisë në vendin ku po bëhen punimet është me kërkesë të banorëve të fshatrave në mënyrë që të shmangen konfrontimi mes banorëve të Siniçanit që kërkojnë ujësjellësin dhe atyre të Urviçit që e kundërshtojnë e pretendojnë se burimet e bjeshkëve u përkasin atyre. Nga sa u prezantua në takim, u konkludua se komuna ende nuk ka…
Shumë institucione të Maqedonisë së Veriut së fundmi janë bërë cak të sulmeve kibernetike. Ndërkohë që akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush qëndron pas këtyre sulmeve, ekspertët thonë se është koha e fundit për instalimin e një sistemi të sofistikuar mbrojtës në sistemin e teknologjisë informative. Së fundmi në shënjestër të sulmeve kibernetike ka qenë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, ndërkohë që vetëm para më pak se dy jave ishte sulmuar softueri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pikërisht ditën e zgjedhjeve duke pamundësuar shfaqjen e rezultateve zgjedhore në kohë reale në ueb-faqe. Në një intervistë për…
Në Klinikën për Urologji sot në mëngjes janë eksplantuar dy veshkë nga një pacient 46 vjeçar tek i cili dje ishte konfirmuar vdekje e trurit, informuan nga Ministria e Shëndetësisë. Për momentin, siç deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në vijim është transplantimi i parë i veshkës tek një vajzë 35-vjeçare e cila për disa vite është në dializë me ç’rast do të vijojë edhe transplantimi i dytë. “Për fat të keq, kësaj radhe nuk patëm pranues të përshtatshëm të zemrës dhe ajo nuk do të transplantohet. E falënderoj familjen e donatorit, e cila në momentet e dhimbjes më të…
Qyteti i Shkupit furnizoi pajisje për t’u ballafaquar me zjarret pyjore me qëllim të ngritjes së nivelit për mbrojtjen e natyrës në kompleksin Vodno, Saraj dhe Matkë. Pajisja, siç kumtuan autoritetet e qytetit, përbëhet prej dy traktorëve pyjorë, pompave të dorës për shuarjen e zjarrit, pompave motorike për ujë, vegla të shumëfishta për shuarjen e zjarrit, dronit me kamerë termale dhe sharra motorike, ndërsa do të jenë në funksion për të gjitha njësitet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe NP për Parqe. Qëllimi është të munden më lehtë të përballen me zjarret pyjore në territorin e rripit…
Njëri nga ekspertët më të njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian profesori nga Parisi, Christian Lequesne, thotë se zgjerimi nuk është prioritet i lidershimit të Bashkimit Evropian në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia. Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, professor Lequesne, fletë për mundësitë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pamundësinë e anëtarësimit të Serbisë pa i normalizuar raportet me Kosovën, ndikimin që kanë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në proceset integruese, nevojën e forcimit të sundimit të ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, perceptimin e gabuar në disa shtete të…
Dita e Republikës 2 gushti ( e diel) është ditë jopune për të gjithë qytetarët ndërsa në pajtim me Ligjin për festat në RMV ditë jopune është edhe 3 gushti (e hënë), kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga Ministria të gjithë qytetarëve ua urojnë Ditën e Republikës.
Të gjithë qytetarëve pa dallim ku jetojnë patjetër t’u sigurohen kushte të barabarta, ndërsa uji i pastër është një nga ato kushte bazë. Kompetenca në atë pjesë ka pushteti lokal dhe manipulimi me qytetarët në çfarëdo momenti apo aspekti sa i takon ndërtimit të këtij lloji, nuk duhet të ketë, ka deklaruar sot për “Utrinski brifing” (Brifingu i mëngjesit), kryeministri Oliver Spasovski lidhur me ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan të Tetovës. “Ndërtim të ujësjellësit nënkupton sigurim të dokumentit projektues, sigurim të lejes për ndërtim dhe në bazë të kësaj të ndërtohet objekt i tillë. Gjithçka tjetër është manipulim me…