Qeveria në mbledhjen e djeshme e miratoi propozim – ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit. Me ndryshimet është paraparë krijimi i një vepre të posaçme të jashtme, si korrigjues shtesë të sistemit të hetimit gjatë veprave penale të[ kryera nga ana e personave të autorizuar zyrtar pranë Ministrisë së Punëve të brendshme dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve.
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, nëpër disa fushëgropa me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Temperatura do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në 6 gradë. Pason periudhë e motit stabil dhe të thatë. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat ditore do të…
Për më shumë se dy orë në pallatin e kryeministrit në Athinë, pati takimi mini ministror, sipas mediave greke, për çështjen e emrit, njofton Almakos. Kreu i diplomacisë greke erdhi me deklarata optimiste. Ai tha se kjo është një zgjidhje për një kompleks ‘erga omnes’ rreth emrit, ndërsa partneri i saj i koalicionit në qeveri mbetet me qëndrimin e pandryshuar, nuk pajtohet termi Maqedoni të përfshihet në mundësitë alternative rreth emrit, por tha se ai ka besim në Kozijas dhe beson se aido të marrë një vendim kombëtar . Kozias beson se ky vit do të jetë viti kur çështjet…
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se me kohë dhe zyrtarisht do të kumtohet, kur do të kontraktohet vizita në Athinë. “Kemi komunikim të vazhdueshëm me Republikën e Greqisë, me kryeministrin Aleksis Cipras, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Ai komunikim do të vazhdojë edhe më tej, do të ketë edhe takime të rregullta gjatë periudhës në vijim. Në kushte të animozitetit dhe mospasjes së komunikimit nuk mundet të pritet zgjidhje e kontestit me Greqinë, krijuam ura, secila vizitë në Athinë apo Shkup është një urë më tepër”, tha Osmani pas takimit të sotëm…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov deklaroi se do ta mbështesë tubimin e sotëm protestues “Protestë për ajër të pastër”, i paralajmëruar në rrjetet sociale. Tubimi do të mbahet pasdite para Qytetit të Shkupit. “Do të dal për shkak se unë e ndaj shqetësimin e njëjtë si edhe çdo banor i Shkupit. Unë e thith të njëjtin ajër siç e thithin edhe ata njerëz. Do të jem me ta dhe do t’i ftoj tek unë në zyrë, të bisedojmë për problemet. Çdoherë mund të vihet deri në ide të mirë nga çdo bashkëqytetar i ynë. Qyteti punon me përkushtim…
rocesi i Berlinit – shanse për frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit Perëndimor. Viti 2018 do të jetë viti i fundit i ciklit të tanishëm të Procesit të Berlinit. I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, Procesi i Berlinit ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në BP në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik dhe dhënë impulse…
Shuma të mëdha të hollash janë paguar nga kasa kuvendore për shpenzimet rrugore të deputetëve në Maqedoni, tregon hulumtimi më i ri i rrjetit të gazetarë hulumtuese SKUP. Pas paralajmërimit se deputetët e vendit kanë kërkuar më së shumti të holla në krahasim me kolegët e tyre të rajonit, TV21 i publikon TOP10 – deputetët e kuvendit të Maqedonisë të cilët në vitin 2017 kanë shpenzuar më së shumti të holla për benzinë, pagesa rrugore, dhe shpenzime të tjera për udhëtime. Edhe pse dy nga gjashtë të muajt e parë të vitit kuvendi nuk punonte, llogaritë për udhëtimet zyrtare të…
Nëpërmjet rrjeteve sociale për sot (4 janar) nga ora 15:00 është paralajmëruar protestë kundër problemit me ndotjen e ajrit. “Protestë PËR ajër të pastër” duhet të mbahet para barakave të Qytetit të Shkupit dhe vendit të punës të kryetarit Petre Shilegov. “Ajri nuk ka ngjyra politike, ajri nuk ka religjion e as racë! Kërkojmë masa urgjente të hynë në fuqi për çdo ditë deri në fund të periudhës dimërore, të sillet plan konkret afatgjatë për menaxhim me ndotjes” thuhet në paralajmërimin e protestës.
Komuna e Gjevgjelisë do të harxhojë rreth 1,7 milionë euro për mirëmbajtjen dhe shtrimin e rrugëve të reja në këtë komunë. Prioritet do t’u jepet shtrimit të rrugëve të reja, ndërkaq planifikohet ndërtimi i një qarkore rreth Gjevgjelisë, që do të lehtësojë shumë komunikacionin. Gjithashtu, do të mirëmbahen dhe përmirësohen disa rrugë lokale, si edhe përfundimi i një rruge që çon në fshatin malor Huma.
Patriarku bullgar, Neofiti do të takohet me patriarkun ekumen, Bartolomeu, për të diskutuar rreth statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase. Që të dy do të shërbejnë liturgji fetare më 7 janar në Kishën e Shën Stefanit, e njohur si Kisha e hekurt, që ndodhet në Stamboll. Në këtë liturgji do të marrin pjesë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, si edhe kreytari turk, Recep Tayyip Erdogan. Nova Tv bën të ditur se kjo kishë u meremetua dhe ka kushtuar rreth 3,5 milionë euro.
Komuna e Vevçanit njoftoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Karnavalit të Vevçanit”, i cili do të mbahet në datat 12-14 janar, me të cilin shënohet Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër, raporton Anadolu Agency. Në konferencën për mediat, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, organizatori i njërit nga eventet më të rëndësishme kulturore në Maqedoni, shpalosi detajet e Karnavalit për të cilin tha se përveç defilimit të maskave, do të shoqërohet më një program të pasur argëtues ku do të performojnë emra të shquar të muzikës. Ministri Allagjozovski, në…
Sindikata e pavarur e arsimit, shkencës dhe kulturës (SPASHK) akuzon se të punësuarve në çerdhet e fëmijeve, në shkolla fillore dhe të mesme nuk u vazhdohen kontratat për punë. Sipas tyre, në vend të punëtorëve të deritanishëm punësohen kuadro tjerë që nuk kanë përvojë pune. Për SPASHK-un, kjo situatë është e papranueshme dhe u bëjnë thirrje institucioneve që të zgjidhin përfundimisht statusin e këtyre të punësuarve. Njiherit, SPASHK-u kërkon nga ata punëtorë që nuk u vazhdohen kontratat që të kontaktojnë me shërbimin juridik pranë sindikatës për të realizuar të drejtën fapas të ndihmës juridike.

