Author: Rilinda

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Lëvizjen BESA. Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Kim Mehmeti pohon se bie në sy insistimi i përkrahësve të Ish kryetarit të kësaj Lëvizjeje që në këtë grindje brendapartiake ta përfshijnë edhe pronarin e Shtëpisë Botuese “Logos-A”. Sipas tij kjo duhet parë në vazhdën e orvatjeve që të rrënohet kjo vatër e librit në gjuhën shqipe. Përndryshe Kim Mehmeti hapur e kishte përkrahur këtë Lëvizje deri në zgjedhjet parlamentare. Më Poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti…

Lexo më Shumë

BDI edhe 20 vjet do të qeverisë, nëse partitë opozitare shqiptare nuk bashkohen në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e thotë profesori universitar Nuri Bexheti në një debat në Tv Dukagjini. Sipas tij, opozita e përçarë edhe pse siguron më shumë vota në total, megjithatë kurrë nuk ka arritur që ta tejkalojë BDI-në, e cila gjithmonë ka pasur gati rezultat të dyfishtë. “Unë e kam një porosi. Nëse partitë opozitare nuk bëhen bashkë, bile një vit para zgjedhjeve, duke dalur dhe duke dëshmuar me program e vizion të qartë, BDI sërish do të fitojë”, ka theksuar Bexheti. Sipas tij, është rast…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Greqia ranë dakord të formojnë grupe punuese, të udhëhequr nga ministrat e jashtëm, të cilët do të jenë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen 25 vjeçare të emrit, përcjell Almakos. Në një intervistë në Click Plus që emitohet në TV 21, Dimitrov vuri në dukje se në takim në homologun e tij grek, Nikos Kozias, ata vendosën të inkurajojnë ndërmjetësin Methju Nimetz që sa më shpejt të jetë e mundur për të dalë me një kornizë fillestare që do të jepte shpresë për përparim” në këtë pikë. “Çështja e identitetit krijon një pasiguri” çfarë jemi…

Lexo më Shumë

Kolonel Methodi Hadzi-Janev, me dekretin e Presidentit Gjorge Ivanov është emëruar si ndihmës i kryetarit të shtetit, është shkarkuar gjenerali i brigadës dhe u emërua ndihmës i Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë. Siç raportohet në Gazetën Zyrtare të datës 14 dhjetor 2017, Presidenti Ivanov, me dekretin e 4 dhjetorit të vitit të njëjtë, e shkarkoi gjeneralin e brigadës Mirçe Gjorgoski dhe në vendin e tij emëroi Haxhi-Janev, i cili që nga gushti 2015 është një atashe ushtarak në Uashington, SHBA./Almakos

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov pranoi dje dekretin mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, por është e paqartë nëse ai do të nënshkruajë ose ushtrojë të drejtën e tij për të vënë veton. Kabineti i tij thotë se ai do të marrë vendimin në përputhje me afatin ligjor të përcaktuar, njofton Almakos. Nëse Presidenti nuk e nënshkruan dekretin, ligji do të kthehet në procedurën parlamentare dhe deputetët do të duhet ta rishikojnë sërisht dhe votojnë për të. Shqyrtimi duhet të bëhet në fazën e leximit të tretë brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të tij. Në këtë fazë, ligjvënësit do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me delegacionin qeveritar më 25 dhe 26 janar, do të merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, i cili këtë vit mbahet në Davos të Zvicrës. Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë ndërkombëtare që punon në nivel global për të krijuar një model të qeverisjes korporative në të cilën respektohen vlerat dhe rregullat. Projektet dhe iniciativat e programit që do të prezantohen në takimin e 48-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror janë në temë: “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në botën e ndarë”

Lexo më Shumë

Kur gjashtë vjet më parë Drislla ka fituar koncesioner, konzorciumi italian FLC Ambiente,, sipas një studimi të ndërmarrë nga Banka Botërore dhe dhe oferta e FLC Ambiente, ” ishte parashikuar që deponia të realizojë profit rreth 5 milionë euro, prej të cilëve, nga të cilat 1 milion ishin të janë therur në arkën e Qytetit të Shkupit, përcjell Almakos. Megjithatë, realiteti është më ndryshe. Sipas të dhënave të cilat i ka marrë “Fokus” nga NP Drislla, fitimi nuk ka tejkaluar ende 1 milion euro në vit, megjithëse ka trend të rritjes. Kështu, të ardhurat në 2014 ishin 226,000 euro, në…

Lexo më Shumë

Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë thonë se kanë punuar fuqishëm për ta zgjidhur kontestin e gjatë me dekada për emrin e Maqedonisë. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se ai e sheh “një dritare të mundësisë” për zgjidhje të kësaj çështjeje. Në këtë kuadër ai dje i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Greke, që të përmbahet nga kundërshtimi i fuqishëm në mënyrë që fqinji ballkanik të lejohet ta përdorë emrin, të cilin, po ashtu, e ka një provincë veriore në Greqi. Tsipras i ka thënë rrjetit shtetëror televiziv ERT se beson se marrëveshja do të sjell përfitime për të gjitha…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Bisedime të Bashkimit Evropian, DG NEAR. Në takim Osmani prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues, duke u përqendruar në implementimin e pjesëve Gjashtë dhe Nëntë të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizuar në shmangien pengesave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s. “Realizuam progres të rëndësishëm në të gjitha sferat, implementimi i reformave në periudhën e ardhshëm do të intensifikohet, dhe Maqedonia në vitin 2018e përgatitur do ti…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në perëndim me të reshura të dobëta lokale, në vendet më të larta me borë. Në disa fushëgropa me paraqitje të mjegullës së dobët, posaçërisht paradite. Temperatura do të lëviz prej katër deri 11 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me temperaturë deri shtatë gradë. Prej ditës së diel për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore, të reshura të borës është e mundur të ketë në disa vende më të larta.

Lexo më Shumë

Avokati i famshëm Miroslav Vujiç është anëtar i ri i bordit të drejtorëve të ‘Makedonski Telekom’ Shkup. Me vendimi të kompanisë, Aneta Simeska Dimeska u shkarkua nga posti i anëtarit joekzekutiv të Bordit të Drejtorëve nga 10 janari. Miroslav Vujiç, i cili gjithashtu do të jetë anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve me një mandat që filloi nga 10 janari i 2018’së. Mandati i tij ka filluar dje, ndërkaq do të zgjatë 4 vjet. Mbëledhja u kryesua nga Tanja Çaçarova-Ilievska, e cila është përfaqësuese e re e qeverisë në ‘Makedonski Telekom’ në vend të Dragi Rashkovskit i cili mbetet Sekretar…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar sot se të paraburgosurit për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill janë viktimë e përndjekjes politike që e ndjejnë inkuizicionin e shekullit 21 në lëkurën e vet. Procedura kundër tyre është kundërligjore dhe e pabazë që nga fillimi. Mosrespektimin e ligjeve gjatë paraburgimit e ka konfirmuar edhe Avokati i popullit, fakt që heshti edhe Prokurorinë publike dhe gjyqin”, kanë thënë në VMRO-DPMNE. Maqedonia nuk do të jetë një vend demokratik për aq kohë sa njerëzit të ndalohen vetëm për shkak se kishin guximin të shprehnin mendimin e tyre dhe të kundërshtonin publikisht politikat me të cilat nuk…

Lexo më Shumë